Mëngjesin e 18 shkurtit u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare njeriu që me shumë investoi për polifoninë shqiptare, Lefter Çipa.
Pas më shumë se nje viti duke luftuar me sëmundjen, barti i fundit i isopolifonisë mbylli sytë ditën e sotme.
Vetëm pak muaj më parë mori titullin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Republikës ndërsa vetëm tre ditë më parë u botua vepra e fundit e tij sa ishte gjallë “Njerëz me dritë”.
NJERIU që lartesoi këngën e bregut, që do të kujtohet gjithmonë për “Bejkë e Bardhë” apo “Këngët e atdheut tim, jam ilaç e janë sherim”, la pas nje trashëgimni të madhe me poezi e këngë për dashurinë , atdheun, shqipërinë, vajzën, detin, apo edhe tokën. Lefter Çipa ditët e fundit të jetës ishte duke punuar për një studim për isopolifoninë.
Lefter Çipa, la pas një trashëgimni të pasur që do ti përcillet brezave.
Ceremonia mortore zhvillohet sot ne orën 15.00 në vendlindjen e tij Pilur.
Lefter Çipa është një ndër poetët më të shquar shqiptarë në vitet 1970-2008. Autor i 18 librave të botuar me poezi dhe një kolane në proces redaktimi për botim. Shumicën e librave të këtij autori tipologjik i ka botuar Shtëpia e njohur botuese “TOENA” në Tiranë.
Ndër librat më të qarkulluar të këtij autori me poezi janë : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ” Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurise”, ” Flet princi i polifonise”, ” Engjej te polifonise”, ” Vij nga drita”, “Endrra neper duar”, ” Njerez me drite” etj.
Konsiderohet “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë. Autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve më këmbëngulës të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.
Lefter Çipa konsiderohet si autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.
Ky autor ka qënë pjesmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qënë i lauruar në çdo Festival Kombëtar.
Lefter Çipa ka botuar një numër të shumtë artikujsh për autorë dhe përfaqësues të shquar të letërsisë kombëtare shqiptare. Ka një arkiv të pasur me dokumente që flasin për fondin autentik të vlerave polifonike shqiptare në Bregdetin e Himarës dhe zonat e tjera arbërore.
Shumica e personaliteteve më të shquara të kulturës, mendimit dhe kërkimit shkencor kulturologjik kanë përcjellë vlerësime dhe publikime të rralla vlerësuese për veprën, kontributin dhe vlerat shumëplanëshe të këtij autori dhe organizatori të shquar të veprimtarive polifonike dhe folklorike shqiptare në gjithë hapësirën.
Lefter Çipa mbahet mend si bashkëorganizatori dhe autor i teksteve te trios së famshme Vlonjate. Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.
Eshte nderuar me çmime dhe dekorata, nder te cilat me me te larten “Nderi i Kombit”!
Poezia e lamtumires e Lefter Çipes:
Ngushellime Sander!Mbaje koken lart,yt ate ishte dashnor i jetes.Dhe jeta i paska te mirat krahas difekteve,lum ai qe kur iken le dicka qe nuk harrohet dhe ai ka lene plot,shume per tere laberine.U prehte ne paqe!
Ngushellime familjes!
Ti rojne femijet dhe te afermit qe ta kujtojne se masat do e kujtojne duke kenduar kenget e Pilurit qe Ai ka krijuar.
Qofte dheu i lehte qe do ta mbuloje dhe i pa haruar qofte kujtimi i Tij!!
Dhimitris Dais
Athens Greece
I pa haruar qofte kujtimi i Tij1
Ti rojne femijet dhe niper e mbesa qe ka qe ta kujtojne me mall dhe dashuri ashtu si i takonte Atij!
Kalirroi ,Foto ,Sofi ,Mucho!!!!
Iken nga kjo bote nje nga koloset e fundit te polfonise dhe kultures Shqiptare.
Pervecse nje kolos i madh me kontribute te jashtezakonshme ne kulturen Shqiptare, nje shtylle e Polifonise, Lefter Cipa ishte po ashtu edhe nje patriot i madh Shqiptar.
Ishte nje nga himariotet e fundit te medhenj dhe patriot Shqiptare qe nuk e hoqi kurr flamurin Shqiptar nga shtepia e tij dhe nuk mohoi kurr prejardhjen Shqiptare te himarioteve, por perkundrazi, e theksonte ate.
Keta kolos ikin dhe shteti Shqiptar nuk merr asnje mase per zevendesimin e tyre, kjo eshte drama me e madhe.
Zoti dhe Krishti qofshin me te.
Figure e madhe. Humbje shume e madhe per kombin. Ngushellime familjes dhe te gjithe shqiptareve.