Më 8 dhjetor 1992 ministri i Postës Christian Schwarz-Schilling gjatë mbledhjes së qeverisë zhvilloi në debat të ashpër me kancelarin Helmut Kohl. Schwarz-Schilling tha se i vjen turp të jetë pjesë e qeverisë nëse edhe më tutje vazhdon kjo indiferencë e Gjermanisë ndaj luftës në Bosnjë. Kohl u kundërpërgjigj me zë të lartë, duke i thënë Schwarz-Schillingut se askush nuk është i detyruar të qëndrojë në kabinet. Pak pas kësaj fjalosjeje Schwarz-Schilling dha dorëheqje nga qeveria.
Në kujtimet e botuara tani, Schwarz-Schilling shkruan se qëndrimi i Bonnit (atëherë kryeqytet i Gjermanisë) karshi luftës në Bosnjë ishte “i mjerë”. Schwarz-Schilling kritikon ashpër ministrin e jashtëm Klaus Kinkel, politikën e të cilit ndaj Bosnjës e quan “arrogante” dhe “të turpshme”, “sipërfaqësore” dhe “të papërgjegjshme”. Sipas Schwarz-Schilling sjellja e qeverisë gjermane ndaj luftës në Bosnjë ishte “cinike”, “pak e përgjegjshme”, “pak e informuar”, “pak empatike”. Ai kritikon ashpër Kinkelin dhe politikanët e tjerë nga partia liberale FDP, që atëbotë ishte pjesë e koalicionit me CDU-në e Kohlit. Schwarz-Schilling përpiqet ta kursejë pak Kohlin nga kritika. Për të thotë: “Për fat të keq kancelari sërish i përvetësoi klishetë e njohura”. Arsyeja e dorëheqjes së Schwarz-Schilling ishte se FDP si partner koalicioni vendosi t’i bashkohej padisë së socialdemokratëve në Gjykatën Kushtetuese gjermane. Me padinë e tyre socialdemokratët kundërshtonin pjesëmarrjen e ushtrisë gjermane në ofrimin e ndihmës për viktimat e agresionit serbomadh, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Kohl nuk dëshironte konflikt me liberalët e FDP-së, andaj kjo parti mund të udhëhiqte vetëm politikën e jashtme.
Schwarz-Schilling sjell shembuj nga fjalimet e deputetëve socialdemokratë gjermanë, të cilët me arsyetimin se ndërhyrja ushtarake kundër agresorëve serbë do ta pengonte “negociatat për paqe”, i krijonin mundësi Radovan Karagjiqit dhe Ratko Mlladiqit që të vazhdojnë terrorizimin e qytetarëve të Bosnjës dhe të përparonin me politikat e tyre okupuese. “Kush synon zgjidhje paqësore, duhet të shmang eskalimin”, thoshte në Bundestag deputeti Rudolf Scharping. Më 1999 Scharping ishte ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë dhe njëri nga përkrahësit më të mëdhenj të dëbimit të forcave serbe nga Kosova. Scharping ka shkruar edhe një libër për atë periudhë.
Kujtimet e Christian Schwarz-Schillingut e plotësojnë mjaft mirë një zbrazëti publicistike mbi politikat perëndimore ndaj Ballkanit pas agresionit të hapur serb nga viti 1991 deri më 1999. Nuk është sekret që gjatë luftës në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë shtete me ndikim si Franca dhe Britania e Madhe kanë ndjekur një politikë serbocentrike. Qeveria gjermane nuk e bëri këtë, pranoi pavarësinë e Sllovenisë dhe Kroacisë, por pastaj në rastin e Bosnjës Gjermania qëndroi pothuaj indiferente ndaj agresionit serb. Për njohjen e Kroacisë dhe Sllovenisë gjermanët u kritikuan ashpër nga Franca dhe Britania e Madhe, ndërsa në Serbi ende ekziston miti se Gjermania e ka prishur Jugosllavinë. Në të vërtetë vendimi i Bashkësisë Europiane në dhjetor 1991 për pranimin e shtetit slloven dhe kroat ishte i përbashkët. Pala gjermane e bëri publik këtë vendim më herët dhe jo nga mesi i janarit 1992.
Pse këto kujtime të Christian Schwarz-Schillingut janë të rëndësishme për të kuptuar edhe më mirë politikën paqësore të Ibrahim Rugovës së paku deri në vitin 1996? Janë të rëndësishme për shkak se në mesin e politikanëve të Kosovës ende ka aventurierë që besojnë se kryengritja e armatosur është dashur të nisë që më 1990 apo 1991. Mund të thuhet me siguri të plotë se në rast të tillë Kosova do të ishte shndërruar në një Bosnjë të dytë, pa shpresa se bashkësia ndërkombëtare do të ndërhynte.
U deshën të ndodhin rrethimi i Dubrovnikut, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Zagrebit, rrethimi i Sarajevës dhe gjenocidi në Srebrenicë që një pjesë e madhe e vendeve perëndimore të largoheshin nga politikat e tyre serbocentriste. Kur shpërtheu kryengritja e armatosur në Kosovë nga fundi i vitit 1997, Perëndimi tashmë kishte një pasqyrë më të qartë për agresorin (Serbinë). Kosova ishte po ashtu me fat ngase në gjysmën e dytë të viteve 90-të në Britaninë e Madhe erdhi në pushtet socialdemokrati modern Tony Blair, i cili nuk ishte cinik si paraardhësi i tij John Major. Në Gjermani në vjeshtën e vitit 1998 u ndërrua qeveria: iku Helmut Kohli (i cili vështirë do të kishte pranuar që Gjermania të bombardojë Serbinë), erdhën socialdemokratët dhe të Gjelbrit. Rol vendimtar luajtën të Gjelbrit dhe sidomos ministri i Jashtëm Joschka Fischer, i cili rrezikoi edhe ndarjen e partisë dhe nuk hoqi dorë nga sulmet e NATO-s. Anëtarëve të partisë së tij në një kongres gjatë bombardimeve Fischer u tha: “Ju mund të merrni vendim për ndërprerjen e bombardimeve, por unë këtë nuk do ta zbatoj”. Në Francë pas presidentit François Miterrand, i cili ndiqte vijën tradicionale pro Beogradit, erdhi Jacques Chiracu, një politikan që pas masakrës së Srebrenicës ndryshoi kursin dhe përkrahu ndëshkimin e regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Në librin „Unfinest Hour: Britain and the Destruction of Bosnia“ (Ora më e palavdishme: Britania dhe shkatërrimi i Bosnjës”) historiani irlandez Brendan Simms e dekonstrukton politikën e qeverisë konservatore britanike ndaj krizës dhe gjakderdhjes në Ballkan si pasojë e agresionit serb. Londra e atëhershme e trajtoi Millosheviqin jo si pjesë të problemit, por të zgjidhjes, jo si nxitës kryesor të luftës, por si garantues të paqes që synohej të arrihej në të ardhmen. Kështu qeveria e John Major me pragmatizmin e saj cinik i barazoi agresorët me viktimat. Në anën tjetër të Atlantikut zemërimi për dështimin e europianëve rritej. Senatori Jon Biden pas një vizite në Bosnjë u ankua për dështimin e europianëve dhe paralajmëroi gjenocidin e ardhshëm, që u krye nga forcat serbe më 1995 në Srebrenicë.
Mes vitit 1992 dhe 1995, sipas historianit Simms, britanikët në Këshillin e Sigurimit dhe në NATO kundërshtuan përdorimin e forcës kundër palës serbe, ndërsa diplomatët dhe ndërmjetësuesit britanikë ishin të gatshëm t’u bëjnë lëshime serbëve dhe t’i bëjnë presion palës më të dobët, qeverisë në Sarajevë. Po ashtu Londra pengonte planet e ndryshme amerikane për ndërhyrje ushtarake. Simms përmend sidomos treshen cinike konservatore Douglas Hurd (ministër i Jashtëm), Malcolm Rifkind (ministër i Mbrojtjes) dhe David Owen (ndërmjetësues në Bosnjë). Ndër politikanët më serbofilë Simms e konsideron parlamentarin konservator Peter Tapsell, i cili në maj të vitit 1995 kishte deklaruar se serbët “janë ndër racat më të shkathëta, më të guximshme dhe më atdhedashëse në botë”, ndërsa Serbia e Madhe “është ëndërr që s’do të vdesë kurrë”.
Simms citon edhe dorëshkrimin e pabotuar me titullin “Pse ambasadorët britanikë në Beograd janë proserbë?” të Reginald Hibbertit, ish-ambasador i Britanisë në Paris, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte i stacionuar në Shqipëri si oficer për ndërlidhje së pari me nacionalistët, mandej me komunistët. Hibbert është autor i librit “Fitorja e hidhur. Lufta nacionalçlirimtare e Shqipërisë”. Ai shkruante se Foreign Office (ministria e Jashtme e Londrës) “historikisht ka qenë përkrahëse e Jugosllavisë dhe Serbisë si pjesë dominuese e Jugosllavisë”. Një arsye tjetër për proserbizmin e diplomatëve britanikë, sipas Hibberit, ishte se ata e njihnin Beogradin, ndërsa Zagrebin e njihnin pak, e për Sarajevën pothuaj nuk kishin ide, kurse për Prishtinën s’kishin dëgjuar kurrë. Në Londër, shton Hibbert, mbretëronte mendimi se “Jugosllavia, e në kuadër të Jugosllavisë Serbia, i mban çelësat e stabilitetit (dmth. status qou-së) në Ballkan”.
Gjërat ndryshuan tek pas ardhjes së Tony Blair në pushtet. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit James Rubin kishte deklarua se kryeministri Blair dhe ministri i tij i Jashtëm Robin Cook ishin “një shtresë e ajrit të freskët”. Nga kjo shtresë buroi stuhia që filloi më 24 mars 1999 dhe në fillim të qershorit të po atij viti solli çlirimin e Kosovës.
Christian Schwarz-Schilling i qëndroi besnik Bosnjës. Ndonëse në moshë të shtyrë, më 2006 ai u emërua Përfaqësues i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Sarajevë, një lloj guvernatori i Bosnjës me kompetenca të gjera. Pas një viti u largua nga posti, pasardhës i tij u bë – Mirosllav Lajçaku. Christian Schwarz-Schilling vazhdoi karrierën e tij si publicist në pension, duke shkruar komente e kolumne për Bosnjën. Deri më sot. Që 5 vende të BE-së nuk e kanë pranuar ende Kosovën, kjo, për Christian Schwarz-Schilling, është një “turp”, që e bën BE-në protagonist pa kredibilitet në Ballkan.
Libri i Christian Schwarz-Schilling titullohet: “Der verspielte Frieden in Bosnien. Europas Versagen auf dem Balkan” (Paqja e humbur në Bosnjë. Dështimi i Europës në Ballkan). 480 faqe. Botoi: Herder.
Jane te sakta gjerat qe thuhen prej ish diplomatit Gjerman.
Kroacia dhe Sllovenia ngaqe kane qene pjese e perandoris Austro-Hungareze Gjermania ne 1991 vendosi njohjen e tyre si shtete te pavarura.
Gjermania doli ne kundershtim me politikat raciste Franko-Angleze te cilet mbronin dhe mbrojn aksin Beograd-Athine ne Ballkan.
Franca dhe Anglia kane pasur si qellim zhdukjen e shteteve Ballkanike si Sllovenia,Kroacia,Shqiperia dhe shperberjen e Turqise kontinentale.
Personi kryesor Anglez i kesaj platforme ka qene Churchilli i cili personalisht ishte poshteruar ne betejen e Galipolit prej 3 gjeneraleve Shqiptar qe komandonin ushtrin Otomane. Planin anti Shqiptar Churchilli e beri present edhe ne Jalt.
Ndersa Francezet dihen qe jane mbeshtetesit kryesor te Serbeve ne Ballkan.
Shqiperia ja dedikon ekzistencen Wooddrow Wilson-it.
Kosova ja dedikon pavaresine nga Serbia kryesisht tre veteve: Tony Blair, Bill Clinton dhe Joschka Fischer.
Te kater keta kane te perbashket qe kane qene majtiste te qendres dhe i ndihmuan shqiptaret pa asnje interes personal apo partiak.
Politikanet e djathte kane qene gjithmone ne krahun e armiqve te Shqiperise dhe nuk u eshte dridhur qerpiku kur ja fusnin keqas Shqiperise.
Kjo vjen sepse e djathta gjithmone u sherben interesave te biznesit te madh (ata qe sot thirren oligarke) dhe moralin e vetem kane parane.
Celo Mezani, jam dakord me ato qe thua, por do doja te theksoja qe Shqiperia ekziston sot fale shoqates Vatra ne Amerike dhe shoqatave të tjera shqiptare ne rumani e vende të tjera të Europes.
Personazhet kryesore, te cilet u takuan me presidentin Wilson dhe I folen atij per kombin e Shqiperise, ishin Fan Noli, Konica, Dr Turtulli etj. Fale tyre Shqiperia eshte sot Shqiperi.
Me vjen keq me ju thane por, vendet qe percaktojne gjeopolitikat boterore nuk mbeshteten ne keqardhje apo ne meritat e vendeve te caktume, dhe as nuk mbeshteten ne nepotizem, apo ne simpatin dhe antipatin e njerit apo tjetrit. Gjeopolitika eshte si furtun qe nuk pyet as per arsyet dhe lotet e Nolit, Konices apo Turtullit, por ecen drejt per te kryer ciklin e vet.
O sidoqofte!Qe mos qofsh,Mut muti ishte ai qe e krijoi kete shtet bastard dhe artificial!Po te ishte per te qene duhej qe njerezit brezat prej 108 vitesh te kishin kaluar nje jete te mire,me zhvillim ekonomik,kulturor,social etj.Askush nuk i ka pare keto gjera normale ne kete vend.Kane pare vrasje,diktatura,marrje pronash,shtypje dhe eksode biblike.Cfare dreqin duhet ky shtet atehere?1.500.000 shqiptare kane ikur dhe qeverisen nga te huaj ne shtete ku dominon shteti i drejtes,rregulli,ligji siguria.Cfare kuptimi ka sovraniteti kur keta mostra shtetare bandite te vjedhin,te deformojne voten,te marrin pronen,dinjitetin,te lejne te vdesesh tek dyert e spitaleve etj.Prandaj qofshin te mallkuar ata qe e krijuan kete shtet perbindesh alias Turqia vogel
Artikulli eshte interesat dhe duket sikur ngjarjet ndodhin sot.
Del qarte se Kosova dhe shqipetaret kane qe dhe mbeshteten nga USA , ky mesim kurre nuk duhet harruar, duhet skalitur ne shkemb. Politikanet shqipetaret kurre nuk duhet ta vene ne medyshje kete.
Roli i zotit Rugova pas viteve 90 ka shume dritehije. Rugova mblodhi rreth vetes njerez jo vetem te dyshimte por, edhe njerez fanatik te sllavizmit dhe njerez qe kishin lyer duart me gjak nga rinia Kosovare pas viteve ’81. Rugova nese nuk emerua ne Rilindjen kosovare, u pranua per dobesimin ekstrem te rezistences Kosovare. E gjithe e ashtequajtura rezistence paqesore, krijim apo mbijetese, e shtetit te Kosoves ishte thjeshte nje braktisje masive e vendit, ne emer te te jetes se padurushme qe fashizmi serb krijoj ne jeten e perditeshme. E gjithe ajo qe kerkonte Rugova ne fund te fundit ishte me pak se autonomia titiste e 1974. Nese Rugova do te ishte atdhetari i vertete, fati i tije do ishte as me pak dhe as me shume se fati i ndjerit FEHMI AGANI apo te pardheshmit UKSHIN HOTI. Nje figure e tille, sic pelqejne ta kujtojne Rugovistet, nuk mund te perfundonte kukull ne zyren e Miloshevicit. Ti besosh jeten kasapit te popullit tend dhe te temerrohesh nga luftetaret e lirise do te thote se rruga e tradhetise eshte e gjate dhe jo rastesi. Thirrjet kunder bombardimit te serbise nga NATO-Amerika nuk jane lodra femijesh. Ajo ishte e verteta perse mbahej Rugova, ti sherbehej Beogradit, ne dite te veshtire. Pra ai e kreu detyren qe kishte. Ndersa krijesa e tij LDK ishte (veshtire se ka ndryshuar) e ndergjegjeshme kunder UCK_se. Pas lufte LDK krijoj nen drejtimin e Ekrem Kryeziut (Kryezinjte jane shekullore bashkpuntore te regjimeve serbe) sektorin per njollosjen e luftes, pra krimet e UCK_se nje nga detyrat e saja te menjehershme pas lufte. Rugova me mire te heshtet ashtu sic eshte ne bust se te kujtohet.