Damian Gjiknuri jep lajmin për rrugën Peshkëpi-Selenicë: Ta inagurojë Meta, mos të vijë fshehurazi në Vlorë

19 Shkurt 2021, 09:52Politika TEMA

Deputeti dhe drejtuesi i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Darmian Gjiknuri, i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta të jetë pjesëmarrës në inaugurimin për nisjen e punimeve në rrugën e Selenicës dhe atë që të çon nga Radhima në Orikum.

“Ju pëlqen apo jo e vërteta kjo është, Rama ka bërë realitet ndryshimin në Vlorë. A i kemi bëre të gjitha? Po ne prandaj duam të nisim punët që kemi nisur.

Ne kemi paratë për rrugën Radhimë-Orikum, por edhe për rrugën e Selenicës, janë gjetur lekët. I bëj thirrje kryebashkiakut të Selenicës të ftojë presidentin e Republikës, të mos vijnë fshehurazi në Vlorë, por bashkë të inaugurojmë punimet.

Nëse bëhet vepra, atëherë hajde sepse kështu e ka burrërinë Vlonjati, nëse vjen fshehurazi për politikë turp t’i vijë”, tha Gjiknuri.

Sakaq, më herët në një postim në rrjetet sociale, Gjiknuri dha lajmin se brenda disa javësh pritet të nisin punimet për rikonstruksionin e segmentit Peshkëpi – Selenicë, teksa iu përgjigj edhe kritikëve me këtë mesazh:

“Fondi Shqiptar i Zhvillimit miratoi financimin dhe shpalli garën për rikonstruksionin e segmentit Peshkëpi – Selenicë. Vlera totale e investimit është rreth 9 milion dollarë.

Me shpalljen e fituesit dhe lidhjen e kontratës, brenda pak javësh nis puna në terren. Çdo qytetar i kësaj zone e ka të qartë se vetëm ne që bëmë realitet ëndrrën e Rrugës së Lumit të Vlorës do ti japim edhe Selenicës rrugën që meriton.

Ata që tentuan ta bllokojnë investimin dhe nxituan të akuzojnë qeverinë se ka vendosur ta lërë mënjanë Selenicën janë të ftuar të jenë prezent në fillimin e punimeve, pavarësisht bindjeve apo interesave politike”, njoftonte Gjiknuri.

4 komente në “Damian Gjiknuri jep lajmin për rrugën Peshkëpi-Selenicë: Ta inagurojë Meta, mos të vijë fshehurazi në Vlorë”

  1. Sara says:

    do nisesh punet qe ke nisur e damian Down-i?!!!
    hahahaha imagjino se ku mbeshtetet Rilindja!!!!!

    1. Lumi i Vlores says:

      O Dhamian

      Mbaroni njehere Segmentin qe keni nisur deri ne Qeparo:

      Lidhni Fshatrat e Lumit te Me Aksin e rruges se janë për Ibret;
      1 Ramica
      2-Mesaplik
      3 Bashaj
      4 Matogjin
      5 Velçë
      6 Gumenicë
      7 Mazhar
      8 Lapardha
      9 Vodicĕ
      10 Vajze(lagja posht)
      11 Lezhan

      12 Terbaç
      13 Mavrov etj….
      Te gjitha keto fshatra jane te palidhura me rruge apo ura me aksin qe po e trumbeto i si arritje.
      Pra,
      Ne Lumin e vlores, nga Drashovica deri ne Kuc, me shum se gjysma e zones esbte e palidhur me rrugen; Ose mungojne Urat mbi shushice Ose rruget jan te pakalueshme nga makinat e ulta.
      Eshte nje zone qe ka vuajtur dhe do vvuaj, vetem pse eshte zona qe ka luftuar me shum per kete vend.

      Ju te gazetave mund ti verifikoni lehtesisht keto fakte

  2. Lumi i Vlores says:

    O Dhamian

    Mbaroni njehere Segmentin qe keni nisur deri ne Qeparo:

    Lidhni Fshatrat e Lumit te Me Aksin e rruges se janë për Ibret;
    1 Ramica
    2-Mesaplik
    3 Bashaj
    4 Matogjin
    5 Velçë
    6 Gumenicë
    7 Mazhar
    8 Lapardha
    9 Vodicĕ
    10 Vajze(lagja posht)
    11 Lezhan

    12 Terbaç
    13 Mavrov etj….
    Te gjitha keto fshatra jane te palidhura me rruge apo ura me aksin qe po e trumbeto i si arritje.
    Pra,
    Ne Lumin e vlores, nga Drashovica deri ne Kuc, me shum se gjysma e zones esbte e palidhur me rrugen; Ose mungojne Urat mbi shushice Ose rruget jan te pakalueshme nga makinat e ulta.
    Eshte nje zone qe ka vuajtur dhe do vvuaj, vetem pse eshte zona qe ka luftuar me shum per kete vend.

    Ju te gazetave mund ti verifikoni lehtesisht keto fakte

  3. Taulant says:

    Ky kerrici eshte sekser i Rames si Ahmetaj e Beqaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje