Presidenti i teneqeve, me sytë nga lufta e klasave

19 Shkurt 2021, 16:32Blog TEMA

Nga Ardit Rada 

Duke qenë se disa deklarata kanë kosto për PD dhe LSI në prag të zgjedhjeve, duket se që ta thotë fjalën e fundit të parën kanë lënë Ilir Metën.

“Kriteret e ndarjes klasore dhe preferenciale për njerëzit që vaksinohen janë tipike për diktaturat dhe diktatorët” – është shprehur sot kreu i shtetit që vetë s’ka lënë variant pa përmendur se si mund ta rrëzojë qeverinë, nga ushtria dhe Salvator Allende, tek referendumi, atentati si Avniu dhe kërcimi mbi tank si Vojo. Dhe sot, kreu i shtetit ka hedhur gurin i pari mbi intelektualët e moshuar që pritet të marrin dozat e para këtë të diel.

Por për çfarë lufte klasash flet Ilir Meta, që mban në sirtar një listë të gjatë fisesh të përzgjedhura mbi kriterin e numrit të anëtarëve, dhe në pritje për t’i dekoruar. Pa llogaritur qindra të tjerë që u ka varur nga një medalion në qafë e duke ‘i parë nga duart’ për ndonjë votë. Madje dhe kur janë harruar, u ka gjetur pasardhësin e shtatë për t’u ‘miqësuar’ në shkëmbim të një teneqeje. Sigurisht, në pamundësi për të shpërndarë vende pune si dikur me qitap, në qeveri apo nëpër bashki, kjo kish mbetur për t’u provuar…

Por pse gjithë ky shqetësim i kryetarit de facto të LSI-së për ndarje klasore, kur vjehrri i tij ditën e parë të demokracisë mori 16 dynym tokë kooperative në një zonë të lakmuar të Tiranës, edhe pse kishte qenë brigadier. Ndërsa pronarët e shpronsuar që në 1945 u kanë ngelur veç letrat e kohës së osmanëve. Pse ky tërbim për Alfred Moisiun që do të vaksinohet i pari të dielën? Apo pse qe i vetmi ish-president që s’e begenisi në zyrë kur Saliu, Bujari, Bamiri e Rexhepi iu rreshtuan për t’i dhënë formulën e zgjidhjes së ‘krizës’ që shpiku vetë Presidenca?

Me gjasë ky dëshpërim e tërbim i ka rrënjët te xhelozia pse dekoratat e tij s’vlejnë më shumë se vaksinat dhe Ilir Meta çdo gjë e përkthen në votë. Ose nga inati pse pikën e tij të dobët, Doktorin, s’e kanë në hesap as si të moshuar, e as si intelektual…

10 komente në “Presidenti i teneqeve, me sytë nga lufta e klasave”

  1. Lanabregesi says:

    Cifti Meta eshte bere qesharak para shqiptareve,niveli kultural mjeran, turp per Shqiperine qe ka ne krye te shtetit nje njeri si Ilir Meta por turpi me i madh ju shkon disave si Panariti qe i ngrihen ne kembe nje idioti si presidenti.

  2. Bashkim says:

    TA QUASH GOMARE OFENDOHET GOMARI POR SHTE ME SHUME NJE TIP GROPE HALEJE E HAPUR NGA ATK TE LALZIT.
    RAMA DUHET TE BEJE KUJDES NGA KY E TE MOS E NENVLEHTESOJE.
    POR EDHE DERGIMI I GRUPEVE TE PD DERE ME DERE PER TE BERE PRESIONI PER VOTEN DUHET TE MBAHET NEN VEZHGIM. NE RASTIN ME TE PARE DUHET NJOFTUAR PROKURORIA NDRYSHE DO JETE NJE ZHGENJIM PER NJERZIT E NDERSHEM QE PRITET TE KERCENOHEN EDHE ME JETE PER DHENIEN ME CDO CMIM I VOTES NE FAVOR TE PD.

  3. Iken iliri del monika says:

    Ka inat qe macja monikes,ka varur teneqen e ilirit,por nuk vaksinohet se eshte me e pasura e maceve te lalzit.

  4. Iso says:

    Partia e babales dhe partia e teneqeve(me floririn e fshehur) si i mbyturi po kerkojne te kapen pas fijes se kashtes (kane kapur leshin e koqeve te Edit se nuk kacaviren me katte) .Ne te gjitha vendet e EU fillimisht kane vendosur te vaksinojne pleqte ne shtepite e pleqve dhe personelin qe punon me te infektuarit me virus,keta plehrat rrine dhe lehin papushim.

  5. Anila says:

    A i shkreti ti artikullshrkues sa larg qenke!!!
    Ik i qete se nuk e ndihmoni dot ramen.
    Zgjohuni mos u beni budallenj. Cdo udheheqes me tiparet e rames dhe berishes nqs rri mbi 8 vjet i sjell dem te tmwrrshem vendit.
    Rama tani e do mandatin vetem per tw çimentuar pushtetin e tij personal. Asgjë tjetër.
    Demokracise kjo i ben shume dem.
    Kuptojeni sa nuk eshte vone.

    1. Roshi says:

      Si urdheron Anila

      Ja do sjellim Lulzim Bashen dhe Moniken te rrine dhe ata nga kater vjet.

      Debile

    2. REALE says:

      Uu moj Anila ç’te punojne ata birbila, po pse u bere femer e ndyre, ti ke snob qelbesire, çfare me thua mos e prek se para dhe mbrapa te djeg, te djeg e te pervelon hidhesh stringa te terbon. Anila! Mbylli ato vrima.

  6. Konjak says:

    Te gjithe kane te drejte , rregullatori i vetem i shoqerise shqipetare ishte 90-ta . Pa 90-te s’besoj te kete ndonjehere demokraci te vertete . Shyqyr , ndodh ndonje mbrekulli , te demokratizohemi nga zoti , ose nga ndonje fuqi e madhe . Amin .

  7. vete iliri jam says:

    DO TE ME PELQENTE QE NJE DITE JO SHUME LARG KJO KUR METEN DO TA SHOHIM ME DAJRE DUKE I RENE DHE MONIKA DUKE U HEDHUR SE KERCYERI NGA TINGUJT E DAULLES.DO TE ISHTE ME TE VERTETE E FORTE.

  8. info says:

    rroskopi i felliqur hajdut armik vrases kusar zuzar teneqexhiu META BLLOKU ptyyyyy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje