Teksasi goditet nga stuhia e të ftohtit: Çifti shqiptar shërben 500 vakte ushqim falas për qytetarët! Gjesti humanitar jehonë në mediat amerikane

20 Shkurt 2021, 23:05Sociale TEMA

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara po ballafaqohen me valën e të ftohtit dhe në veçanti Teksasi, ku miliona njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, vullnetarët kanë filluar t’i ndihmojnë për të tejkaluar këtë krizë.

Mes tyre është edhe çifti i bashkëshortëve, shqiptar nga Kosova Ari Isufaj dhe Blinera Shurreca, të cilët janë pronarë të restorantit Bella Italia Ristorante në Teksas, të cilit  hapën dyert për të gjithë ata qytetarë në nevojë.

Madje treguan edhe njëherë zemërgjerësinë dhe mikpritjen e traditën shqiptare – se duhen ndihmuar të tjerët në ditët më të vështira. Ari dhe Blinera këto ditë kanë shërbyer më shumë se 500 vakte me ushqim falas.

Dyshja ishin të ftuar edhe në televizionin Fox, ku me modesti folën për atë se çfarë i shtyu të ndërmarrin këtë veprim. Ari tha se dy vite më parë kur filluan biznesin ishte një përvojë e veçantë, e pas pandemisë së COVID-19, menduan se do të falimentojnë, por ishin klientët ata që i ndihmuan të mbijetojnë, raporton Telegraf.

Ndërkohë Teksasi ka mbetur pa energji elektrike dhe ngrohje, çifti shqiptar u detyruan të përgatisin ushqimin  dhe t’ua servirin qytetarëve.

Kujtojmë që Ari ishte vetëm 14-vjeç kur u largua nga Kosova gjatë luftës në vitin 1999 duke emigruar në SHBA, e sot përpos që është i suksesshëm në biznes – po duartrokitet nga komuniteti për gjestin e tij dhe faktin që së bashku me bashkëshorten për asnjë moment nuk hezituan të ndihmojnë qytetarët.

10 komente në “Teksasi goditet nga stuhia e të ftohtit: Çifti shqiptar shërben 500 vakte ushqim falas për qytetarët! Gjesti humanitar jehonë në mediat amerikane”

  1. american16al says:

    Bravo..?

  2. USA says:

    Asnje Fjale per “Cifti Shqipetare”..nuk Degjova ..vetem Ushqim i nxehte Italjan…thjeshte Reklame e Rendomte per Italjanet….mbase per Restorantin…”Bella Italja” qe i bene Jehone italjaneve por kurre se si Shqipetareve…lol

  3. Ndihma nje virtyt i larte. says:

    Ju lumte shembuj te tille na nderojne e bejne krenar. Perendia jua shtofte biznesin o njere te mire.Kur vjen tek Amerika dhe populli amerikan ne shqipetaret ne te dy vendt Kosove e Shqiperi u jemi mirenjohes deri ne fund per cfare ata kane bere per ne . Amerika e ka shpetuar Kosoven dhe Shqiperine ne ditet ma te errtat qe kombi jone ka kaluar, prandaj tu gjendesh atyre njerezve ne kete fatkeqesi natyrore eshte me e pakta qe mund te bejme. Uroj dhe shpresoj qe te gjithe njerezve ne Teksas tu kthehet normaliteti i jetes sa me pare.

  4. ryka says:

    Ky shkrim nuk eshtë i sakte sepse një biznes i ti prej 2 vitesh nuk ka mundesi te paguaj rentin gjatë pandemise që eshte mbi $ 8000 ne muaj mund te jete bere nje here nje dreke falas dhe jo kurren e kurres 500 vakte prandaj ju gazetar leshi mos rreni njerzit kur nuk merni vesh turp dhe ju dhjevsha gazetarinë ne nje një kohē qe te gjithe bizneset si gjith andej edge nê Amerike janë mbyllur ka nje vit dhe mezi mbahen vetem me deliver.

  5. Dorian says:

    Po normal dihwt, po mos ishin shqiptaret kishte vdek dynjaja
    Po ikni mos na beni me vjell me kshu lajme provincialesh

  6. altin isufi says:

    Ky eshte nje lajm,vertet per tu pergezuar. Nje bravo e madhe per gjestin.Por a mund te me thote dikush se c”lidhje kane keta kosovaret me Italine?????

  7. altin isufi says:

    Ky eshte nje lajm,vertet per tu pergezuar. Nje bravo e madhe per gjestin.Por a mund te me thote dikush se c”lidhje kane keta kosovaret me Italine?????

  8. chris says:

    Brravo Shqipe!
    Por thuaji gruas te nderroje mbiemrin!
    Nuk e meriton ate mbiemer.

  9. teksani trim nga tropoja says:

    Ata në Teksas sikur janë popull i zoti, rugged individualists, no-nonsense folk, i zgjidhin vetë hallet e tyre, pse u dashkan të vijnë dy nga Kosova t’u japin ndihmë atëhere? Ose qekan ca dhjaksa leshi ata teksanët, ose jena ne të mirë e s’e kena dit.

  10. Kritiku says:

    Mos na hapni barkun me te tilla lajme per idiote. Ne rradhe te pare keta nuk jane shqiptare por kosovare. Ne rradhe te dyte kane hapur nje restorant “Bella Italia” kur ata nuk jane italiane, kjo tregon inferiorotetin qe kane keta njerez (tipik per kosovaret). Nga video shikohet qe ishte si ushqim per kafshet dhe nuk ka lidhje fare me ushqimin e mire italian. Te sherbesh te tille ushqim tek nje italian do tia hidhte pjaten ne fytyre guzhinierit. E mbyti pjaten me makarona me nje leng qe dukej si salce domateje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje