21 shkurti është caktuar nga UNESCO si Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare dhe kremtohet në të gjitha vendet e botës.
Në këtë kuadër, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka uruar nëpërmjet rrjeteve të saj sociale këtë ditë shënuar, duke e shoqëruar me një mesazh ndërgjegjësues:
“Gjuha shqipe është thesari ynë i përbashkët. Prandaj ta duam, ta mbrojmë dhe ta promovojmë atë së bashku brez pas brezi!” – shprehet ajo.
Qëllimi i kësaj dite është të vlerësojmë gjuhën si një mjet të rëndësishëm për zhvillimin, sigurimin e diversitetit dhe dialogut ndërkulturor, si dhe forcimin e bashkëpunimit dhe arritjen e cilësisë në arsim për të gjithë, duke krijuar njëkohësisht shoqëri gjithëpërfshirëse.
Zonja ministre! Meqense sot eshte dita e gjuhes amtare, dua te te theme dy fjale, po arrite ti lexosh. Gjuha standarte shqip mbrohet nepermjet tri menyrave: edukimit, meuesit dhe ligjit. Te flasim per edukim sot, me duket e tepert se ne shumicen e rasteve mungon dhe s’ka edhe kush ta beje. E rendesishme eshte qe te vendoset standarti dhe per te zbatuar kete standart duhen mesues te kualifikuar. Mesuesi edhe ai fizikes berthamore, duhet te jape provim gjuhen, pastaj te marre diplomen per fizikant. Mesuesi duhet te kete disa detyrime, ndryshe nga qytetaret e tjere qe veç gjuhes, duhet te kete percaktuar me ligj sjelljen, edukaten, moralin, “indiferencen” politike (shiko neper televizione mesues e pedagog si sillen). Kjo eshte kapitale se neser shoqeria eshte kjo qe del sot nga shkolla apo universitetet. Dhe se fundi ligji per arsimin dhe arsimimin duhet me i rrepte se ligji per kriminelin sepse krimineli ben nje apo dy krime, injoranti kriminalizon shoqerine te tere. (Shiko shume njerez sot apo politikane si flasin, si shprehen duke kriminalizuar ambjentin totalisht duke filluar qe nga presidneti, njeriu gjoja i pare i vendit. Dhe mos keni frike se cenohen lirite dhe te drejtat e njeriut nga keto qe thashe, ato jane cenuar dhe rrezikuar me shume nga keto qe ndodhin sot e gjithe diten. Shteti demokratik, sa di une, dy gjera ka ne thelb : voten dhe ligjin-shtet ligjor.