Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, thotë se procesi i vaksinimit në Shqipëri po ecën pa probleme. Por ka gjasa që ndërkohë në vend të kenë arritur edhe mutacionet.
Pas arrijes së 7.020 dozave vaksinash nga kompania BioTech-Pfizer në Shqipëri në procesin e vaksinimit janë përfshirë Tirana, Vlora dhe Shkodra si pika kyçe dhe ndërkohë vaksinime po kryhen edhe në Fier, Elbasan dhe Gjirokastër, thotë në një intervistë për DW drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Sipas saj vaksinimi po kryehet pa probleme.
Në “Planin Kombëtar të Vaksinimit anti Covid-19” janë përcaktuar qartë grupet prioritare të popullsisë që do të marrin së pari vaksinën. Sipas tij, ka filluar vaksinimi i personelit të vijës së parë të luftës kundër virusit covid-19, pra ata në spitalet anti covid, personeli i urgjencave, i reparteve të reanimacionit në spitalet e anti covis. Në të njëjtën kohë me vaksinimin e këtyre grupeve po bëhet edhe vaksinimi i personave që ndodhen në qendrat rezidenciale të të moshuarve.
Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të drejtëpërdrejtë me BioNTech-Pfizer dhe pret që të vijnë 500 mijë doza. “Ndërkohë kemi nënshkruar edhe një marrveshje me COVAX për një milion e njëqind e katërmbëdhjetë mijë doza vaksinash, që janë parapaguar me një fond prej 3,9 milion dollarë. Po punohet në mënyrë intensive për të siguruar edhe marrëveshje të tjera të drejtëpërdrejta me prodhues të vaksinave anti Covid-19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration ,( FDA) apo European Medicine Agency, (EMA)” – thotë prof. Albana Fico.
Dyshime për arritjen e mutacioneve të virusit Covid-19 në Shqipëri
Bazuar ne testimet që kryhen në laboratorin e Virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik ka dyshime të arsyeshme se në Shqipëri qarkullojnë ndërkohë shtamet mutante të virusit Covid-19 që njihen si virusi britanik apo afrikano jugor. Drejtorja e këtij institucioni thtë se “kemi seleksionuar dhe dërguar mostra në laboratorë reference jashtë vendit dhe jemi në pritje të rezultateve.”
Manipulim testesh?
Pyetjen e DW nëse ka gjasa që rezultati i testeve që bëhen në Shqipëri për të ditur nëse je i infektuar ose jo me virusin Covid-19 mund të manipulohen, sikurse pretendohet në një lajm të botuar ditët e fundit në mediat greke, Albana Fico e kundërshton./DW
Te kapen kto dy Viruse more fund .
Nuk pyet per moshe .
Rrespektoni rigoroze Masat e marra ,
Maske-Distanc – Larje duarsh -disifektante ,
nqs e doni jeten .
Mashtrimet se do lehtesohet nuk duhen te besohen.
Ka edhe nji Medikament sekret qe sheron mban larg kte Virues vdekjeprures ,
qe pritet te hyje ne Shqiperi josi vaksine por si kokerr .medikament ,(i ligjeruar ne Usa & Europe)
i provuar ne Ushtri dhe Personalitete te larta qe ka nji efikasitet te jashtezakonshem .
Beni kujdes rreziku eshte i madhe …Ju mbrofte Zoti .
Versioni Britanik ka mberritur ne Ballkan qysh heret sidmos ne Maqedoni dhe Bullgari.
E pamundur mos vinte edhe ne Shqiperi.
Ndryshimi i variantit te ri nga varianti qe ka qarkullu ne 2020 jane:
1. Kolle me e forte dhe qe mban me gjate dhe madje me raste edhe teshtima.
2. Acarim i fytit me teper, por me pak dhimbje trupi
3. Dobesim me i lehete i nuhatjes dhe shijes
4. Me shume ngjites ne moshat e reja. Pak e shume i njejte me moshat e thyera.
5. Me simptoma me te forta tek moshat e reja.
Ka pak ngjashmeri me gripin spanjoll te 1919 (qe sot njihetme emrin gripi i derrave). Variantet e para ishin me te lehta dhe nuk godisnin rende moshat e reja, por variantet e fundit bene kerdine tek moshat e reja dhe i kyrsyen pleqte qe i kishin shpetuar apo mbijetuar vales se pare.
Ka dale nje edhe variant totalisht i ri dhe i ndryshem nga gjithe te tjeter ne Finlande.
Ky eshte momenti qe per disa muaj duhet kujdes maksimal derisa te marri perhapjen masive vaksinat dhe te vi vera qe i frenon perhapjen dhe mutacionet.
Per ku po thote,zonja Fico, per ne Izrael????