Kryhet operacioni i rrallë në QSUT, tek foshnja vetëm 7 ditëshe

21 Shkurt 2021, 09:25Sociale TEMA
Kryhet operacioni i rrallë në QSUT, tek foshnja vetëm 7

Një operacion i rrallë në zemër është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Ndërhyrja sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është kryer tek një fëmijë vetëm 7 ditësh. Operacioni në zemër ka zgjatur 5 orë.

Postimi i ministres Manastirliu:

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në QSUT, tek një fëmijë vetëm 7 ditësh.

Ndërhyrja e kompleksitetit të lartë, e këmbimit të arterieve të mëdha të zemrës, e cila zgjati 5 orë, e realizuar prof. Arben Baboçi, prof. Altin Veshti,  dr. Saimir Kuçi, dr. Alfred Ibrahimi, i ka shpëtuar jetën Ezlionit të vogël.

Pas 20 ditësh në terapi intensive, me kujdesin e veçantë të stafit mjekësor të reanimacionit të Pediatrisë, Ezlioni është drejt shërimit të plotë.

3 komente në “Kryhet operacioni i rrallë në QSUT, tek foshnja vetëm 7 ditëshe”

  1. Laku says:

    FUTENI NE BURG DOKTORIN SE KISHTE MARE LEKE THONE O HAJDUTA SHKERDHATA E RROPET POPULLIN ME FUKARA NE EUROPE.

  2. Viola says:

    Jete te gjate vogelushit dhe respekt per mjeket.

  3. trendafili Permetit says:

    Respekt per punen e tyre por kryesisht per dedikimin dhe perkushtimin ndaj njeriut dhe profesionit. Jane vertete heronje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje