Jemi mësuar që në mediat greke të pasqyrohen vetëm lajme “të këqija” për shqiptarët që jetojnë atje.
Vrasje, përdhunime, grabitje, por Armir Harris ka ndryshuar stereotipin. “Orizontespress” i ka dedikuar një shkrim të gjatë biznesmenit shqiptar që ndryshoi jetën e tij me një aplikacion, duke u kthyer në një sipërmarrës të fuqishëm.
Në një rrëfim të gjatë për jetën e tij, shqiptari tregon sesi ishte larguar nga vendi pas vitit 1996, për të nisur një jetë të re në Amerikë, ku shpesh herë u ishte dashur që të flinin poshtë një ure. Por tani kompania e tij e autobusëve është një prej më të suksesshmeve.
Artikulli i plotë:
Sot ka mbi 3,000 autobusë dhe operon në më shumë se 300 qytete në Amerikë dhe Kanada, me më shumë se 2 milion pasagjerë në vit. Klientët e tij të rregullt janë Google, Microsoft, Facebook, Apple, Amazon, bankat më të mëdha të vendit, universitetet, gjigandët e Fortune 500 dhe madje edhe NFL.
Në vitin 2017, “Shofur” u rendit në vendin e 21 nga 5,000 kompanitë që shënuan rritjen më të shpejtë në Amerikë, me të ardhura vjetore 12.1 milion $. Armir Harris është tani një nga emrat më të njohur në Silicon Valley, pasi aplikacioni i tij ndryshoi hartën e udhëtimeve masive që prej vitit 2013.
Firma e tij deri më tani vlerësohet me mbi 100 milion dollarë dhe ai është më i pasur nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë. Por shqiptari ka një histori për të treguar; si u shndërrua nga një refugjat politik në një udhëheqës kompanie miliona dollarëshe.
Armir Harris arriti në Shtetet e Bashkuara si një refugjat politik, para se të shndërrohej në mishërimin përfundimtar të ëndrrës amerikane. “Kujtimet e mia të para janë nga Shqipëria, është një vend i bukur, por në vitet 1990 shpërtheu një luftë civile,” kujton ai në një intervistë me revistën Inc. disa vjet më parë. Si fëmijë, ai nuk e kuptonte mirë se çfarë po ndodhte, por ai pa dhunën në rrugë dhe frikën e të gjithëve.
Prindërit e ndaluan që të shkonte në shkollë duke e mbajtur 8-9 muaj të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë. Në vitin 1996, nëna mori Armirin dhe motrën e tij dhe kërkoi azil politik në Shtetet e Bashkuara. Arritën në St. Louis me 2,000 dollarë në xhep dhe jetonin në parqe ose nën ura.
Nëna lante enët dhe pastronte restorantet për të ushqyer fëmijët e saj. “Përkundër faktit që ishim të pastrehë dhe moti ishte i vështirë, ne kishim njëri-tjetrin”, kujton ai me dashuri. Një pikë kthese u shënua në jetën e tij në 1998, kur ai dhe xhaxhai i tij emigruan së bashku në Karollinën e Veriut. Xhaxhai nisi të punonte si shofer taksie dhe më pas punësoi 15-vjeçarin Armir dhe nënën e tij.
Por ai e mësoi vetë kodin HTML dhe krijoi një faqe në internet për xhaxhain e tij për biznesin e tij. Para se të ndodhte e gjithë kjo, i riu kishte shfaqur dashuri të madhe për tenisin ndërsa flinte në parqet e St. Louis. Shpesh herë ai huazonte raketa për të “vrarë” kohën gjatë ditës. Më pas e ndoqi pasionin e tij në shkollë të mesme, dhe ishte mjaft i mirë. Talenti i tij bëri që një person ta trajnonte pa para, dhe shumë shpejt do të merrte pjesë në turne tenisi në të gjithë vendin.
Në vitin 2006, ai u bë një prej emrave më të mirë në federatën Amerikane, duke fituar kështu një bursë në Universitetin e Bostonit. Por ai nuk ishte aq i mirë sa të bëhej një tenist profesionist. “Unë isha i mirë, por nuk isha aq i mirë”, kujton ai. Me një karrierë sportive pa të ardhme, ai tashmë kishte hedhur dytë nga pasuritë e paluajtshme. Në këtë fushë ishte vërtet i mirë atje, merrte 5,000 dollarë në muaj.
“Universiteti ishte i shtrenjtë. Kreditë filluan të grumbullohen. Për mua nuk kishte kuptim.” Pasi gjendja filloi të përkeqësohej, ai i ndaloi studimet për t’u përqëndruar në biznesin e tij në Los Angelos. Shqiptari u transferua në Kaliforni në 2009 ku edhe vijoi punën si shitës pasurish të patundshme. Por një ditë teksa po kthehej në shtëpi, shkoi të vizitonte biznesin e familjes me autobusët e xhaxhait dhe pa që mund ta ndihmonte. Kështu që ai u kthye përgjithmonë në Charlotte në 2012, në kohën e duhur..
Atë fut në Charlottë po mbahej kongresi i demokratëve dhe xhaxhait të tij i kishin kërkuar 60 autobusë. Armir nuk do ta humbte një mundësi të tillë. Ai filloi të telefononte kompani nga qytetet dhe shtetet fqinje. Por iu deshën 2-3 ditë për të marrë me qera një autobus. Por kjo i dha atij një ide të mirë. Një treg në internet ku mund të kërkoni për një autobus dhe mundësinë për ta gjetur sa më thjeshtë. Idenë e hodhi në një aplikacion dhe e emëroi “Shofur”, një platformë ku rezervoni autobusë në internet për çdo rast dhe shikoni itinerarin e tyre në kohë reale. I kushtoi 800 dollarë, aq sa kishte kursime.
Çdo autobus ka sensorë dhe GPS për t’u lidhur me sistemin që Armir dhe punonjësit e tij t’i skanojnë dhe për të ditur saktësisht se ku lëviz dhe në çfarë kushtesh. Një sistem inteligjence artificiale që mbledh dhe analizon të dhëna nga më shumë se 1.000 kompani autobusësh në kohë reale. Platforma e saj nuk shërben vetëm për konferenca, festa dhe udhëtime në grupe, por edhe për këdo që ka nevojë për një autobus. Mjafton të jesh i ligjshëm për ta ngarë. Kur Agjencia e Mbrojtjes Civile të SHBA (FEMA) kishte nevojë urgjente për të evakuuar 10,000 njerëz nga Florida, Georgia dhe Carolina e Jugut në 2016, pas uraganit shkatërrues Matthew që shkatërroi Haitin, zgjidhja u gjet lehtë: Në Shofur!
FEMA e dinte sërish se kujt t’i drejtohej kur uragani Irma goditi në 2017 dhe u pasua nga Harvey pak muaj më vonë. Disa mijëra njerëz u transportuan me disa klikime, pa frikë, pa panik./Orizontespress
Bravo Talenti dhe puna e madhe jane ber bashk ne rastin e Armir Harris
Ore Armir djali… Ty te lumte qe me guxim dhe besim tek vetja ja ke dale we nga hici te beheshi sukseshem ne USA. Deri ketu cdo gje eshte perfekt. Por ne nje pike.. dhe ketu se kam me ty.. por me ata qe shkruajne artikuj. keta ose jane tallava ose dicka nuk shkon ketu. cfare ishte kjo brockulla se ne vitet 90 te, si rezultat i trazirave ti qe ishe femij dhe nena jote etj etj.. “per arsye politike kerkove azil ne SHBA. Ore cfare lidhje me ti me kete pune se u trasha une fare. Hejeje. Tani a ishit ju dhe familja anti qeveri pra pro komunist dhe po ju persekutonin apo ishit demokrat dhe kishit frike se po te ngjallej Enveri do ju persekutonte. Hehehee… Hajde pallavra hajde…. Po kush i ha. Asnjeri besoj. thuaje ore troc doja te ikja jashte ketij vendi dheper te marre letrat mu desh te sajoje ca perralla.. dhe kaq.. dhr asnje do te thote gje… Te tjerat jane pallaclleqe…
Saint Louis, Mo. E kam takuar para nja 12 viteve. Shkrimi eshte shume i cunguar apo nuk jane thene komplet historia e ketij. Megjithese i uroj suksese Armirit. Ndonjehere privatesia e jetes eshte me e shtrenjte per njeriun edhe duhet respektuar.
Bravo i qofte per arritjet, por mamaja te paska genjyer pak. Ne Shqiperi nuk ka patur kurre lufte civile dhe nese ka nje qe i perngjan jane trazirat e 1997 qe mund te percaktohen si “Kryengritje e Armatosur” apo “Rrebelim i Armatosur (varet se cila pale e perkufizon).
Tani ne 1996 shqiptareve ju vodhen zgjedhjet nga nje regjim gjysme-diktatorial por nuk eshte se e qethen shume sepse ishin te zene duke prishur leket e njeri-tetrit duke menduar se kishin gjetur Eldoradon te quajtur Vefa, Gjallica, Xhaferri, Sude etj.
Eshte e vertete qe nuk ka pasur asnje arsye politike ne ate kohe trazirash shume Shqiptare i hypnin avionave te huaj per tu larguar nga vendi ne amerike shume raste. Po te punosh shume dhe me ambicje me kuptimin e fjales behesh i pasur ne Amerike eshte nje vend qe ka lirine me te madhe ne bote. Duhet te kesh ide ne nje drejtim te caktuar apo talent si aktor apo kengetare Amerika ti krijon te gjitha mundesite po ti pershtatesh asaj si i thone amerikanet ne shprehje time is money-koha eshte para.
Mesa kuptova biznesi te ka ecur pasi jane futur ne loje fonde qeveritare. Qeveria paguante autobuzet per raste emergjencash, pak bakshish dhe te pajtonin ty. Keshtu nuk eshte merite e biznesit, por e qeverise, sic ndodh rendom tek ne me dhenjen e kocesioneve apo tenderave pa konkurence.
Azilin politik mund ta marresh ne cdo kohe ketu,ardhja ne amerik me 2000 dollars ne xhep dhe te flesh me nenen dhe motren ne parqe apo ura,duke pasur dhe nje xhaxha ne biznes me duket pak si e dyshimte,por ty bravo te qofte se paske shpetuar nenen dhe motren ng urat dhe parqet .jam kurioz per ato 600 dollars si I investove dhe bere biznes…….
Historia e djalit mund të jetë impresionuese dhe i uroj suksese të mëtejshme, por mënyra si e ka shkruar gazetari është për të vënë duart në kokë.