Vuçiç ironizon Kurtin: Po na zgjidh edhe zhvillimet tona të brendshme

21 Shkurt 2021, 13:02Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka ironizuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke thënë se “është duke ia zgjidhur Serbisë edhe zhvillimet e saj të brendshme”.

Vuçiç tha se Kurti “ka treguar se si duhet të duket Serbia e kush duhet të jetë në krye të saj”.

Vuçiç i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se si e komenton presionin e ri që po i bëhet Serbisë nga Kosova dhe Ëashingtoni dhe njoftimet për një platformë të re për vazhdimin e dialogut.

“Unë e shoh që Albin Kurti gjithashtu po zgjidh edhe zhvillimet tona të brendshme, duke folur se si duhet të duket Serbia dhe kush duhet të jetë në pushtet. Ndaloni, heshtni, lërini ata, ata të gjithë janë të fortë dhe të zgjuar. Ne do t’i lëmë ata që të bëjnë punën e tyre, ne do të bëjmë punën tonë. Ne e dimë se cili është interesi ynë nacional dhe do të vazhdojmë të luftojmë për popullin tonë dhe të drejtat e tyre”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.

Vuçiç ka folur mëngjesin e sotëm ndërsa Serbia ka pranuar një kontingjent prej 150 mijë vaksina anti-COVID të AstraZenecas.

6 komente në “Vuçiç ironizon Kurtin: Po na zgjidh edhe zhvillimet tona të brendshme”

  1. Kim été says:

    Zhvillemet tuaja të brekëve janë në dobi të pakicave etnike në Sërbi, pasi shum shqiptar nga Lugina e Preshevës kan emigruar keta vitet e fundit në Kosovë.

  2. Shqiptar says:

    Ty t,ka Edi xhan, o serb.

    Kur ju tè dy bèheni bashkè, minishengeni tallava nuk èshtè larg. Ai Albin, ua pèshtyu gjellèn ju tè dyve, o serb kriminel i Millosheviçit.

  3. Budallai says:

    Kjo eshte loja.
    E njejta loje qe luajten Ramizi me Saliun. Kur Ramizi e vuri Saliun si lider te Demokracise i tha: Ti do na shash me rrenje e dege…Kjo ishte loja…
    E njejta gje ndosh edhe me Vuciqin dhe Kurtin. I caktuar nga Vuciqi si udheheqesi shqiptar I Kosoves, Kurti shan lare e shpelate dhe pa u menduar. Kjo i jep Vuciqit te drejten te dali i “palagur” na kudhra Amerikano-Evropiana.. Qellimi I Kurtit dhe Vuciqit eshte i perbashket: sabotimi i bisedimeve….Serbise nuk i leverdise arritja e marreveshjes dhe Kurti hiqet sikuar ka ca proleme te tjera. Kjo eshte loja!

  4. Prishtina says:

    ,e Keqardhje e them:Vucic po Tallet me KUrtin ,sikur se eshte Tallur edhe me te tjeret paraardhesit e KUrtit..lol

  5. ryka says:

    Vuçiç ka te drejtë albri nuk ka për ta çuar meshumē se 3 muaj kryeminster si heren e pare

  6. emigranti says:

    O Mero, kaq inat e ke Kurtin,sa te behesh tellall i Vucicit.
    Ne fakt, Vucicit ” te qete ” i ka djegur shume zgjedhja e Kurtit, pasi eshte ky i fundit qe e ka nenvleresuar me te drejte si perparesi dhe pa kushte te vena nga serbet per normalizimin dhe njohjen nga Serbia, pasi me e fituar nga kjo marreveshje del Serbia.
    Prandaj kjo e fundit nuk duhet te vere kushte si deri me tani, por marreveshja te arrihet vetem pasi Serbia te njohe krimet kunder popullit shqiptar ne Kosove.
    Per Kosoven ka shume rendesi neneshrimi i nje marreveshje te ndershme e te drejte ku pala serbe te pranoje krimet ndaj shqiptareve, se sa nje marreveshje e shpejte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje