“Shqiptarët do votojnë me shpatë”! Braçe-Metës: Prej kohësh votojmë me laps e letër

22 Shkurt 2021, 19:00Politika TEMA

Zv.kryeministri Erion Braçe reagon ndaj akuzave të presidentit Ilir Meta, i cili gjatë një bashkëbisedimi në Vlorë u shpreh se shqiptarët në 25 prill do të votojnë me pasaportë, kartë identiteti dhe shpatë.

Erjon Braçe nuk ka munguar të ironizojë Metën, duke u shprehur se ka shumë kohë që nuk votohet me shpata, por me laps dhe letër.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe ka ngritur pyetjen se përse këtë herë duhet të votohet me shpatë.

“President,

Pse duhet të votojmë me shpata”!

Na u be nje jete qe votojme me leter e laps,

Pse kete here duhet të votojmë me shpata?

Pastaj ku votojne me shpata sot?

VO: deklaratat ishin cdo pese minuta ne Balkanweb”, tha Braçe.

Atij iu përgjigj Blushi i Metës:

Erion hiq dorë nga këto mistrecllëqe, se ty nuk të shkojnë dhe as të kanë hije!

Boll më me këto marifete të dala boje!

Bëju thirrje shqiptarëve për të dalë masivisht në votime!

Mos u trembni nga vota e shqiptarëve!

Referendumin historik të 25 prillit nuk e ndal më asnjë mistrecllëk apo marifet me kartat ID!

Ti këtë e di shumë mirë! Ke dhe eksperiencën e duhur për ta kuptuar!

Dhe si ish-gazetar, e ke një detyrim në respekt të profesionit, t’u bësh thirrje ish-kolegëve të tu, të mos fabrikojnë më lajme të rreme dhe të publikojnë marrëzira për një tas përshesh! Në pritje të reflektimit tënd Erion!

Meta deklaroi nga Vlora, pjesëmarrja në zgjedhje do të jetë historike dhe ‘oligarkia do të rrëzohet përtokë”.

Unë kam mbajtur premtimin për të ruajtur demokracinë, e kam thënë që unë mes demokracisë dhe pushtetit, do të zgjedh gjithmonë demokracinë.

Me pasaporta, me karta, me shpata, shqiptarët do votojnë më 25 prill. Kush nuk e pranon këtë, le të lidhi kokën me peshqir. Votimi do të jetë historik, oligarkia do të rrëzohet përtokë dhe Shqipëria do të ngrihet në këmbë.

Çdo përpjekje për të demoralizuar shqiptarët është e dështuar, të gjithë shqiptarë do të shkojnë të votojnë”, tha Meta.

6 komente në ““Shqiptarët do votojnë me shpatë”! Braçe-Metës: Prej kohësh votojmë me laps e letër”

  1. Populli says:

    Ai bajge e do shpaten ne by…

  2. Linda says:

    Fara juaj do të zhduket me 25 prill. A nuk jeni edhe ju të pasur?????

  3. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Bracja kur ishte ne opozite me shume te drejte ulerinte se me te marre pushtetin do ta benin me Ligj qe Borxhi Publik mos te kalonte 60%
    (ne 2013 ai Borxh ishte 62%)
    Tani ka 8 vjet Rilindja qe ate Borxhin Publik te fshehur pas atyre PPP-ve e ka lartesuar te 90%, por konia Brace ka kafshuar gjuhen e nuk kuis me…

  4. REALE says:

    O Bilush, ku do futesh ti, pa Iliri e ka vendin me 26 prill, ku do futesh ti se e ke tepruar me shume se ai, ne vrime te miut.

  5. gazi says:

    Erjon, Like floriri e ka pasur babane komisar dhe lodrat e preferuara te tije jane mundja, pushket dhe sidomos SHPATAT PREJ DRURI pransaj i ka mbetur mendja aty…

  6. z.Brace je njeshe. Je. Boss says:

    Njemije here z..Brace,,se sa keta Legena,,me Thesa me. Euro dhe me. Qypa. Floriri te vjedhura..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje