Meta foli për mafie ndërkombëtare pas vlerësimit nga DASH, Dvorani: E pakomentueshme! Qëndrimi im kundër tij për videon e Priftit, bëra detyrën

23 Shkurt 2021, 19:38Politika TEMA

Ardian Dvorani u vlerësuar ditën e sotme nga DASH si një nga 12 personalitete në botë se ka luftuar korrupsionin.

Në një intervistë për Report TV, Dvorani tha se ndihet i nderuar dhe krenar për këtë vlerësim të lartë të bërë nga DASH duke shtuar se ky vlerësim nuk është vetëm për të por për të gjithë magjistratët e tjerë në vend që punuan për drejtësinë. Reagimin e presidenti Ilir Meta që foli për mafie ndërkombëtare pas vlerësimit të tij nga DASH, për ish- kreun e KED-së kjo deklaratë është e pa komentueshme.

“Personalisht ndihem shumë krenar dhe i vlerësuar që një vlerësim i tillë më vjen nga DASH. Natyrisht që është vlerësim i lartë dhe mbi të gjitha unë do të thoja se nuk më përket vetëm mua personalisht, por e ndaj dhe i përket të gjithë magjistratëve të tjerë të cilët ndër vite nëpërmjet ushtrimit të detyrës kanë bërë maksimumin e mundësive të tyre që është në Shqipëri drejtësia të ketë kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.

Reagimet e personave të cilido qoftë do i lexoj po nuk kam ndërmend të bëjë komet për to. Mafia ndërkombëtare është diçka e pa komentueshme, ajo që mua më intereson është vlerësimi që kanë bërë SHBA për personin tim duke më bërë të ndihem krenar për veten dhe shumë kolegë të mi, të tjerat nuk kanë asnjë rëndësi”, tha Dvorani.

Në lidhje me përplasjet me presidentin Meta që nga video e Dritan Priftit, ku ai ishte i vetmi që doli kundër pafajësisë së Ilir Metës dhe përplasjet në Gjykatën Kushtetuese, Dvorani u shpreh se ai ka bërë vetëm detyrën e tij pa u ndikuar nga opinionet dhe personat qofshin ato me fuqi politike duke ruajtur standardin për zbatimin e ligjit.

“Unë gjithmonë kam bërë detyrën time, gjithmonë se më shumë se 15 vite në gjyqësor kamë mbajtur të njëjtin standard për këdo i fuqishëm apo i zakonshëm qoftë, kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjë një gjyqtar, që të gjykojë çështjet sipas ligjit, pavarësisht interesave në lojë dhe pavarësisht personave të përfshirë në çështje që ke për të gjykuara. Çështjet nuk i zgjedhim ne na bien me short. Kam bërë detyrën tim sipas kuptimit që kanë pasur për ligjin pa u ndikuar nga askush”, tha Dvorani.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Dvorani tha se ai ka qenë një ndër ekspertët që ka bërë hartimin e saj, që sipas tij ishte një nga reformat më të mira hartuar në letër, por që në  zbatim ka hasur disa problem, megjithatë shprehet Dvorani reforma në drejtësi po ecën në mënyrë të suksesshme, madje edhe më të suksesshme nga sa  dhe vetë ai kishte imagjinuar. Ish kreu i KED, Dvorani tha se kjo është e vetmja reformë që po gjen zbatim në vend, pasi të tjetër shpreh mbeten në gjysmë ose vetëm në letër.

“Unë kam qenë një nga ekspertët e nivelit të lartë të grupit të ekspertëve të reformës në drejtësi, kam qenë njëri prej tyre nuk mendoj se kam ndonjë meritë të veçantë kam bërë detyrën time, kam bërë maksimumin e mundshëm, që reforma në drejtësi në letër të hartohej në cilëson më të mirë të mundshëm dhe tani ka disa vite që ka nisur zbatimin dhe po ecën në rrugën e duhur sipas mendim tim, jo pa probleme, natyrisht një reformë kaq e thellë dhe kaq e shtrirë në të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë, patjetër që do të ishte e vështirë në aplikim, unë e ka shprehur edhe më parë mendojë se zbatimi i saj ka ecur me shumë sukses , pasi në Shqipëri janë bërë shumë reforma shumë lëvizje por ajo që çalon tek ne është zbatimi i asaj që shkruajmë në letër, në këtë rast edhe pse ka disa probleme, zbatimi i reformës ka ecur edhe më mirë nga sa unë e mendoja”, tha ish kreu i KED.

8 komente në “Meta foli për mafie ndërkombëtare pas vlerësimit nga DASH, Dvorani: E pakomentueshme! Qëndrimi im kundër tij për videon e Priftit, bëra detyrën”

  1. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Mire eshte te thuash hapur se a pati nderhyrje ne gjyqin e hajdutit ilir.
    Nga kush u infleucuan gjyqtaret qe votuan pro ilirit,nga darka qe hengri sali berisha te mona,apo nga frika,apo karierizmi i fullaneve hajdut bankash

    1. Pilo Lala says:

      Saliu kishte arritur te nenshtronte gjithe Drejtesine, dhe veprimet e tij dukeshin legjitime.
      Rasti i Dvoranit, eshte nje ze qe u cua ne ate kohe, qe ai te zhdukte.
      Nje Proluoror tjeter ka qene edhe ai Korcar, Zamir Shtylla, ose dicka e tille, qe u morr edhe me ceshtjen Remzi Hoxha.
      Kriminelet e Saliut e hoqen.., dhe pastaj e helmuan..

    2. Kalec Dega says:

      Merruni me Liken , mikun e Rames nderkohe paragrafi i pare duhet lexuar me kujdes nese doni te mesoni shqip dhe te shpetojme nga te korruptuarit gjyqtare/prokurore/presidente/kryeministra….LOL

    3. Asllani says:

      BRAVO ZOTI Dovorani
      Njeri I pakoruptushem
      Urme
      Keta I duhen shqiperis
      Opozita nuk I Do

  2. vironi says:

    Departamenti i shtetit e dekoron Saliu dhe Like floriri nepermjet prostitutave ne drejtesi e skualifikojne.
    Like floriri dhe Sali krimineli duhe te burgosen…
    SHBA duhet te bej NON GRATA Like floririn ashtu si ka bere Sali shpellarin…

  3. Demokracia says:

    Ju lumte, dhe per menyren se si veproni kur njihni dhe ndani meritat. Nuk ka ku te shkoje Meta dhe Berisha te akuzojne SHBA per mafie… hipokrizia ne maksimum

  4. marjani says:

    kalec Dega kushuriri dhe miku apo ish miku sali berisha nuk permbysej po mos behej kualicioni,RAMA eshte treguar brilant,asgje nuk kthehet me mbrapsh,tendecios per shprehjen miku,dhe i peshtire per gjera qe nuk ngopesh duke trilluar

  5. Boma korcari says:

    Shume e turpshme kur ky mostra qe kush e di kujt i ka sherbyer dhe sherben, per te cilin obohet aq shume dhe paguhet per ta nxjerre figure te “ pakorruptueshme”, thote qe ka dale kunder ne gjyqin e Metes. Vetem genjen veten dhe ata qe duan ta besojne ose nuk kuptojne fare cdo te thote te dalesh kunder. Sa uleritese dhe e padenje kjo sjellje. Lepires e pa shtylle eshte ky njeri, por qe i ka sherbyer aq mire interesave te veta e perfitimeve per familjen. Nese nuk do dalin poshtersite e tua nga sistemi i kalbur i atij vendi, do jete dilush qe ta beje kete vemje te paguaje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje