Vlerësimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ndaj gjyqtarit Adrian Dvorani me titullin “Kampion i Antikorrupsionit” ka tërbuar Ilir Metën.
Vetë Ardian Dvorani iu përgjigj Metës gjatë një interviste në emisionin e moderatorit Denis Dyrnjaja në Top Talk në Top Channel.
“Presidenti i Republikës dhe kushdo qoftë ka të drejtën të gjykojë dhe të vlerësoj ashtu siç e gjykon. Unë raportet nuk i kam me emra konkrete, me ligjin dhe institucionet.
Nuk më shqetëson aspak fakti se si e gjykojnë e vlerësojnë veprimtarinë time në përgjithësi personalitetet kombëtare, dhe në rastin konkret “X”-i apo “Y”-oni kjo nuk më shfokuson fare nga detyrimi që kam.
Do ta vazhdoj të ushtroj funksionin tim në gjyqësor, nuk kam asnjë arsye te përqendrohem dhe të ndjek se çfarë deklarojnë politikanë apo funksionarë të ndryshëm.
Vlerësimin tim e ka bërë DASH, është e shkuar dhe sqaruar qartë, disa ka shtuar ambasada e SHBA. Raportet e mia i kam me Kushtetutën dhe me ligjin”, tha Dvorani.
Sa i përket çështjes së cilësimit si fletëlavdërimit Dvorani ka shtuar se “Ky është problemi i tij dhe gjithsëscili në funksionin e vet duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i matur nga ato që nxjerr nga goja”.
Dvorani është shprehur se ndihet tepër i vlerësuar dhe krenar për këtë çmim dhe dëshiron ta ndajë me kolegët që në vite kanë bërë maksimumin.
“Isha në dijeni që diçka po përgatitej, por jo nivelin mbi të cilin do vlerësohesha. Nëse është burokratik apo jo nuk mund ta them, SHBA bën gjëra të menduara mirë.
Vlerësimi i DASH nuk lidhet me një çështje konkrete, por me gjithë veprimtarinë time. Ndihem krenar dhe i vlerësuar, por dua ta ndaj edhe me kolegët që në vite kanë bërë maksimumin”, tha ai.
Përse po ju sulmon kaq shumë presidenti i Republikës?
Dvorani: Presidenti i Republikës dhe kushdo qoftë ka të drejtën e tij të veprojë ashtu si e vlerëson. Ky nuk është problemi im fare, raportet i kam me Kushtetutën, ligjin dhe institucionet dhe mua nuk më shqetëson fakti si më vlerësojnë personat publik.
Detyrimi im është që ashtu si në të kaluarën dhe në të ardhmen të vazhdojë të ushtrojë detyrimin tim gjyqësor. Nuk kam asnjë arsye të ndjek se çfarë deklarojnë politikanët apo funksionarë të ndryshme për këtë çmim. Vlerësimin tim e ka bërë DASH, është e sqaruar qartë. Diçka ka shkruar edhe Ambasada e SHBA, të tjerët po më komentojnë mua apo vlerësimin që më kanë bërë?
Presidenti e vlerëson thjesht një letër vlerësimi dhe ju pozicionoi në krah të Ramës.
Unë përpiqem t’i ndjek reagimit, është e drejta dhe detyrimet e mia. Po se çfarë kanë ndodhur sot si kam ndjekur.
Ky është problemi i tij dhe gjithsecili në funksionin e vet duhet të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm për atë që po nxjerr nga goja. Jam në dijeni që hetimi ka nisur. Unë nuk kam asnjë gjykim për hetimin që po bën Prokuroria e Posaçme, nuk më takon të bëj prokurorin për prokurorët sepse jam palë në atë proces dhe kam të drejtën dhe detyrimin që ti përgjigjem veprimeve dhe veprimtarisë që janë duke ushtruar prokurorët. Ata po e vlerësojnë çështjet”.
Dyrnjaja: Keni humbur betejën me presidentin në Venecia por keni fituar vlerësimin në SHBA. Cili është më i rëndësishëm për ju?
Nëse shikohet me kujdes, Venecia ka trajtuar situatën e qëndrimeve në 2020 duke thënë që nuk kishte pse presidenti të mbante qëndrime. Ata kanë dhënë shpjegim që në situatën që ishte krijuar, mund të quhej e justifikuar dhe një sjellje ndryshe nga organet kompetente. Edhe në emërimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese vepruan normalisht sipas meje. Radha ishte e përcaktuar, të gjithë elementët që u kontestuan para një viti tashmë u quajtën normalitet Gjykata Kushtetuese.
Nuk më takon të analizoj por kuadri normativ mori kohën e vetë. Më vonë përvoja e fituar tregoi që nuk kishim probleme me kuadrin normativ gjërat mund të funksionojnë sepse vullneti nuk ka munguar.
Në reagimin që kryeministri Edi Rama bëri dje pas vlerësimit nga DASH për Ardian Dvoranin, shkruante se ky është një inkurajim i jashtëzakonshëm për ata persona që luftojnë për Reformën në Drejtësi në vend, që ndodhet në një fazë kacafytjesh me të keqen, duke shtuar se Dvorani u godit harbutërisht, për faktin se nuk iu dorëzua presionit të së keqes.
Mazhoranca ju ka dalë në mbrojtje me qëndrimet e saj. Mbrojtjen politike e keni të nevojshme?
Unë kam të nevojshme të kem paketën ligjore përpara dhe një libër të kushtetutës dhe ti respektoj. Ata që më dalin në mbrojtje dhe më sulmojnë i respektoj. Secili është i lirë të mbajë qëndrimin e vet. Secili ka interesat e veta unë nuk mund të shfokusohem dhe ta bazoj jetën time personale mbi humorin e kujtdo qoftë. I dëgjoj dhe i respektoj, reflektoj aty ku ka vend për të reflektuar dhe hedh në kosh ato që janë për të hedhur.
po pra si ne hiroshima dhe nagasaki, ne avganistan etj
Hiroshima dhe Nagasaki ishin nje pergjigje per bombardimin e Pearl Harbor nga ana e japonezeve. Po te mos kishin qene keto bombardime bota do te kishte pasur nje te ardhme tjeter. Megjithate, Japonia sot eshte pothuajse aleatja kryesore e SHBA, kurse disa prej nesh vazhdojne te bejne politiken e shokeve komuniste te se kaluares. Ne kete rast, mundohuni qe te ndaloni aplikimin e mijera shqiptereve per te emigruar ne SHBA.
Rendesi te madhe ka qe PROKURORIA E POSACME ka filluar hetimin per Meten sipas Dvoranit. Prandaj se mban vendi ILIRIN dhe do te jete i zgjedhur dhe nuk e arrestojne.
Ti o vlla ma gezofsh postin e Presidentit. Ka lexet te kesh ne Presidence nje personalitet si Dvorani. E ndrron Shqiperine dhe Kushteguten tone.
Nuk eshte si vend per çobenj dhishe.
Detyra ju imponon mos e përmendni fare hajdutin fshatar.
Ai mund të vazhdojë gojen,ti duhet të vazhdosh detyrën.
Respekte Z.Dvorani! Shpresoj se Drejtesia e Re do tu tregoje Vendin(Reçin e Shkodres) Delenxhinjeve te Korruptuar si Like Baba me 40 hajdute apo Sali Kermen me te Gjithe Oborrin e Tij
Po pra, shba i mendon mirë gjërat prandaj mbështet gjithmonë diktatorë e i quan burra shteti. Trumpi akuzon për manipulim të zgjedhheve në Amerikë,tamam si republikë bananesh. Ore, di gjë ti nëse një nga 3 financuesit më të mëdhenj të Shba janë ishujt offshore Cajman? Pra nga merr borxh. Merr borxh edhe nga Kina.
Usa po ta mendoj mir, te hapi dosjen e kriminelit berisha ne bashkepunim me ambasadoret dhe devirolin e gerdecit.
Te hapi dosjen e ilir metes me almir rrapon.
Dhe keshtu ujku plak na u ngrit ne mengjes si qengji i pafajshem.
Mua me pelqen dhe forma shume, por kur ajo eshte nje me permbajtjen, atehere qendron shume larte.
Dvorani eshte nje i tille, Myslym Pashaj dhe figura te tjera shqiptare qe ke qejf te flasesh e te diskutosh, por dhe te shpresosh jo marrin ca çingie e bejne deputetsi pd me simbol Griden apo lsi me ate dhembeganxhen nga Fieri qe babai saj ka bere kerdine. Merrni Jozefine, Astri patosi apo ata brashnjaret e partive kuklla qe i qepen pas bythes Lulezimit, bo booo, jo vetem te bejne per te vjellur, por jane dhe hajdute dhe kriminela dhe rrugaçe dhe tradhetare te regjur. Ka figura vendi yne qe te ja besoshe drejtimin dhe organizimin. Me duket se shqiptaret duhet ta kene kuptuar se nuk shtyhet me me bythe dhe do tu tregojne vendin ne koshin e plehrave. Demokraci fallco dhe pluralizem fallco nuk duhet. Ja, ç’e gjeti Shqiperine pa pd e banda? Asgje, me shume punoi dhe realizoi. Figura si Dvorani duhen vleresuar e duhet qe te kene komanden ne sherbim te popullit.
Meta, ta gezosh vella! A do e arrish 25 Prillin?
MOLLA E DIJES TE KA NGRENE KRIMBI FARAT E TRURIT.
Shum mire i mendon gjerat SHBA pasi eshte pleh si ty kush paguan fito dhe flete lavderime se je mesur ti prikuro i Enverit me ftete lavderime . Turp i shqipatreve qe kishte harruar te deklaroje 100 000EURO se helbete ka shume dhe nuk i di se ne cbane apo ofshore i ka.