Meta: Covid-19 thelloi pabarazinë dhe u shfrytëzua pabesisht për cenimin e të drejtave të njeriut

25 Shkurt 2021, 20:02Politika TEMA

Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën e pandemisë në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, ai thekson se COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë. Dhe këtu sjell në vëmendje shembjen e Teatrit Kombëtar.

“COVID-19 jo vetëm i thelloi pabarazitë në vend, por u shfrytëzua pabesisht edhe për shkeljen dhe cenimin e të drejtave të qytetarëve për motive, që nuk kishin asnjë lidhje me pandeminë.

Përpjekjet e Qeverisë për të shkatërruar demokracinë dhe kapur institucionet e pavarura nuk u kursyen as gjatë kësaj kohe, duke kulmuar me dhunë policore shproporcionale ndaj qytetarëve, shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar dhe miratimin e të tjera koncensioneve dhe akteve antikushtetuese, që cenojnë interesin publik e kombëtar”, shkruan Meta.

Bashkangjitur postimit të Metës është edhe mesazhi i Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, ku thuhet se ky duhet të jetë viti për t’i thënë ndal shkeljes së të drejtave të njeriut. Sipas tij me referendumit e 25 prillit qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë

“Duke e përshëndetur mesazhin e Komisioneres për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç bashkëndaj të njëjtin qëndrim se ky duhet të jetë viti për t’i thënë NDAL shkeljes së të drejtave të njeriut.

Me referendumin historik të 25 prillit, qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të ndahen nga kjo epokë e errët e dhunimit të demokracisë dhe degradimit të shtetit ligjor. Pranvera shqiptare po vjen”- përfundon Meta.

5 komente në “Meta: Covid-19 thelloi pabarazinë dhe u shfrytëzua pabesisht për cenimin e të drejtave të njeriut”

  1. boni nji treshe domino
    dhe planet si do arratiseni mbas 25-prillit

  2. Cane says:

    Ky hajvan beson verte se e degjon njeri?

  3. kosta says:

    referendumi per burg eshte gati , vetem ceshtje kohe. pabarazi e vertete pasi familjet shqiptare po shkollojne femijet ne shqiperi ndersa surrati jot ne londer me milione lek. kjo eshte pabarazi . injoranca se ka miliona shkollohet ne londer , ndersa populli ne universitetet shqiptare. koha jote mbaroi babaxhike

  4. k says:

    Ky hajdut i demaskuar, shpreson se po te flasë shpesh,do shpëtojë gjenë e vjedhur.

  5. marjani says:

    Ky qenka braktisur dhe nga sasha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje