Izolimi i ri i pashmangshëm? Francezët pyesin se si do të marrë fund pandemia

26 Shkurt 2021, 21:20Bota TEMA

Franca duhet të vendosë në zbatim një izolim të ri kombëtar, marrë shkas nga rritja e rasteve me Covid-19. Deklarata vjen nga kreu i njësisë së emergjencave në një spital të Parisit, që thekson se sa më shumë të vonohet aq më i lartë do të jetë bilanci i jetëve të humbura.

Por qeveria franceze thotë se izolimi kombëtar nuk është në agjendë dhe për momentin po shqyrtohet karantinimi i 20 zonave që konsiderohen shqetësuese, përfshirë Parisin.

“Nëse do të mendonim se ajo masë duhej vendosur menjëherë, natyrisht që do ta ndërmerrnim. Ç’është më e rëndësishmja, ato masa duhet të korrespondojnë me realitetin në çdo zonë dhe duhet të zbatohen pas konsultimeve me zyrtarët lokalë.”, u shpreh zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.

Por kryeqytetasit janë me mendime të kundërta lidhur me izolimin e ri kombëtar. Të lodhur nga kjo emergjencë shëndetësore, parizienët kërkojnë të dijnë se kur dhe si do të marrë fund kjo pandemi.

“Persona të shumtë nuk respektojnë masat e sigurisë. Dëshirojnë të festojnë dhe të jetojnë jetët e tyre, gjë e cila është normale. Edhe ne e duam këtë, por me mbërritjen e varianteve të reja, mendoj se izolimi i ri është i nevojshëm.”, shprehet një banor i Parisit.

“Kjo është si në burg. Aktualisht jeta është vetëm shko në punë dhe kthehu në shtëpi për gjumë. Nuk kemifundjava, nuk shohim dot prindërit dhe as dalim për Pazar. Nuk e di se si do të përfundojë kjo” u shpreh Florence Gesbac, punonjëse e prefekturës së Parisit.

Franca ka raportuar që prej fillimit të pandemisë mbi 3.6 milionë të infektuar me koronavirus dhe 85 mijë viktima. Aktualisht po bazohet vetëm në shtetrrethim gjatë natës për të frenuar përhapjen e virusit, por mutacionet e reja po e bëjnë të pashmangshëm një bllokim të ri të kombëtar.

2 komente në “Izolimi i ri i pashmangshëm? Francezët pyesin se si do të marrë fund pandemia”

  1. Pizevengu says:

    Duke insistuar tek liria dhe thyerja e normave te sigurise, njerezit i ekspozohen virusit ashtu si kafshet e savanes shkojne per te pire uje dhe aty i pret luani, me dallimin e vetem qe virusi duke levizur lirshem ne popullate peson mutacione gjithmone e me te ashpra, (te pakten kjo po provohet deri tani ndryshe nga c mendonte Piperua ne fillim qe plazhi dhe uji i kripur do ta shkaterronin virusisn) dhe keto mutacione mund te zerojne edhe Vaksinat e deritanishme duke e cuar praktikisht cdo gje ne piken e nisjes,IZOLIMI dhe VAKSINIMI KAPILAR MUND TA SHPETOJE NJEREZIMIN perndryshe keto qasje rebele idiote ne emer te Lirise do te jene thejsht fillimi i fundit te njerezimit

  2. Pizevengu says:

    Duke insistuar tek liria dhe thyerja e normave te sigurise, njerezit i ekspozohen virusit ashtu si kafshet e savanes shkojne per te pire uje dhe aty i pret luani, me dallimin e vetem qe virusi duke levizur lirshem ne popullate peson mutacione gjithmone e me te ashpra, (te pakten kjo po provohet deri tani ndryshe nga c mendonte Piperua ne fillim qe plazhi dhe uji i kripur do ta shkaterronin virusisn) dhe keto mutacione mund te zerojne edhe Vaksinat e deritanishme duke e cuar praktikisht cdo gje ne piken e nisjes,IZOLIMI dhe VAKSINIMI KAPILAR MUND TA SHPETOJE NJEREZIMIN perndryshe keto qasje rebele idiote ne emer te Lirise jane thejsht fillimi i fundit te njerezimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje