“Reforma në Drejtësi ka tërbuar Saliun e Metën”! Veliaj: Me kandidaturat e Gjin Gjonit e të përjashtuarve të tjerë po provokojnë popullin

26 Shkurt 2021, 21:27Politika TEMA

Reforma në Drejtësi e tremb opozitën sepse ka kuptuar që askush nuk është i paprekshëm. Me këto fjalë iu drejtua kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj banorëve të Njësisë 7, ku deklaroi se PD e LSI po kandidojnë persona të përjashtuar nga drejtësia.

“Tërbimi i Saliut dhe Ilir Metës është për Reformën në Drejtësi, se iku garda e tyre pretoriane, që ishin kthyer në gardistë të Ilir Metës dhe Saliut.

Pra, nuk qenkan më të paprekshëm, kjo i tremb dhe kjo është arsyeja pse fusin dhe Gjin Gjonin e Petrit Fushën në listë. Pra, kë nxori jashtë Vettingu i fusin këta, kë nxorëm nga dera e drejtësisë duan ta fusin nga dritarja e parlamentit”, nënvizoi Veliaj.

Madje, ai shtoi se kjo që po bën opozita është provokim për popullin. Ndërsa, theksoi se është fyese për të gjithë kur Luli kërkon që ta “provojnë” edhe njëherë.

“Kur sheh skuadrën e diskredituar, ata që janë të gjithë me dosje të gjata në SPAK, që vijnë si kandidatë, do të thotë që këta i kanë punët pisk dhe praktikisht po provokojnë shoqërinë.

Lulin e kemi provuar 4 herë. E provuam si kryetar bashkie, i ngeci Sahati, premtoi tramin imagjinar. Ka qenë ministër i jashtëm, firmoste detin si manar me grekët.

E provuam ministër të transportit, firuan 300 milionë euro nga rruga, 3 vjet merrte raport “më dhemb barku, nuk shkoj në gjykatë”. E provuam në ministri të brendshme, me plumba në mish”, kujtoi Veliaj.

2 komente në ““Reforma në Drejtësi ka tërbuar Saliun e Metën”! Veliaj: Me kandidaturat e Gjin Gjonit e të përjashtuarve të tjerë po provokojnë popullin”

  1. Ato as po e cajne by… per Reformen ne Drejtesi persa njeni vazhdon me kene president deri 2022 dhe tjetri po del deputet e fiton immunitet edhe per kater vjetet e tjera!!!!

  2. Tr says:

    JANE TE VERTETA TE PAKUNDERSHTUESHME.
    NORMALISHT, AI ME SHUME ABUZUES TE TJERE, DUHET TA KISHTE VENDIN, DIKU TJETER,POR GJITHESESI PO PRESIM SE NDOSHTA DREJTESIA DO TE VIJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje