Titi Vasili i LSI i "shqetësuar" për Edi Ramën: Sondazhet po dëmtojnë shumë me hamendje që dhe vetë ai i beson

26 Shkurt 2021, 10:56Politika TEMA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se komentet sa i takon daljes së opozitës me dy lista në zgjedhje janë komente të pavlera.

“Se si dhe cilat janë taktikat që një opozitë zgjedh për të konkurruar e aq më shumë e imponuar nga ca ndryshime të dhunshme të njëanshme që ndodhën në 30 korrik në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor natyrshëm opozita zgjedh modelin taktik dhe mënyrën e konkurrimit në zgjedhje për të maksimizuar votën e saj. Këtu nuk shoh asnjë gram problem”, deklaron Vasili.

Vasili sqaroi se çdo vendim merret në bashkëpunim me Partinë Demokratike ndërkohë që sipas tij duhet t’i kushtohet rëndësi faktit që Partia Socialiste është krejtësisht e vetme dhe gjithë spektri i politikës është bashkuar për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

Teksa nënkryetari i LSI-së iu referua sondazheve si “qesharake”, gazetarja Mulaj e pyeti nëse do të bashkohen me Partinë Socialiste po t’ju duhet një aleat pas zgjedhjeve, Vasili refuzoi të jepte një përgjigje të qartë.

“Ju thashë edhe njëherë, mos e dëmtoni kaq shumë Edi Ramën me hamendje që edhe ai vetë nuk i beson,”- u shpreh Petrit Vasili duke sqaruar se sipas tij sondazhet janë ato që pavarësisht se dalin në favor të PS-së thjesht po dëmtojnë imazhin e kryeministrit.

1 komente në “Titi Vasili i LSI i “shqetësuar” për Edi Ramën: Sondazhet po dëmtojnë shumë me hamendje që dhe vetë ai i beson”

  1. xhoxhi says:

    Me këtë hundë po na mer në qafë kryetare ..Je bërë aq e padëshërueshme për shumë shqiptarë ku na detyron të meremi edhe duke të ofenduar.Nuk hsikohesh në pasqyrë?Vetëm nga bukuria nuk do të votojnë ty dhe LSI-në.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje