Artan Fuga "shpërthen" ndaj kritikëve: Ju që më quani psikopat duhet të keni turp, do ju qërroj nga faqja ime. Shkoni te mjeku vizitohuni dhe mos më bezdisni

1 Mars 2021, 10:39Sociale TEMA

Artan Fuga është zemëruar me ata që nuk ndajnë të njëjtat qëndrime me të lidhur me një sërë çështjesh apo publikimesh që ai bën në rrjetet sociale.

Për këtë ai ka bërë një paralajmërim të fortë duke shkruar se:

Kujtesë etike

Një mur faqjeje FCB nuk është mur WC!

Fillimisht falenderoj të gjithë të abonuarit, pëlqyesit, miqtë, komentuesit, etj., të kësaj faqeje Facebook.

Aktualisht komunikimi është aq i dendur dhe intensiv sa është e pamundur të jepen përgjigje për të gjitha komentet e bëra. Unë ju falenderoj dhe ju siguroj se nuk e ndjej se kjo faqja është “e imja” ku penalltinë e gjuaj vetë sepse topi është i mi:) Vetëm një rrëfim i thjeshtë para dy ditësh, thjesht një ngjarje nga jeta e përditshme,krejtësisht e saktë, pa asnjë vlerësim nga ana ime, mori dhjetra mijë shikime e klikime, 2700 like, 158 share, rreth 200 komente, etj.

Por fushata elektorale ka hyrë dhe disa shpirtra nga ferri janë mobilizuar!

Nga njera, për turp ka individë që iu drejtohen të tjerëve : mos fol! hesht! Mos rrëfe! Kujtimi yt nuk është si kujtimi im! Hakërrima, ulurima, hungërima! Sa turp përpara masës dërmuese të komunikuesve që kanë edukatë të lartë komunikimi!

Disa prej atyre që u mungon kjo edukatë, mua më dalin menjëherë edhe si profile fallco. Dihet se çfarë pune bëjnë! Ata i “qërroj” pa paralajmërim nga faqja. Sepse funksioni i tyre është t’u bëjnë presion të tjerëve mos flasin! U marrin të keqen!

Prandaj kujtoj edhe njëhere etikën e kësaj faqeje. Do të hiqet menjëherë çdo koment që personalizon debatin, cdo koment që ka më të voglën nuancë fyese ndaj dikujt tjetër qoftë ky edhe dikush jashtë këtij komuniteti, cdo koment që përmban fjalë fyese, kërcënime ndaj të tjerëve, ose çdo gjë që nuk përkon me edukatën e komunikimit. Cdo gjë që i bën presion dikujt! Edhe një fije floku po i preku në dinjitet!

Kush vjen këtu dhe flet është i mbrojtur në dinjitetin e vet!

Ca të padenjë nuk mund të na pengojnë të komunikojmë qetësisht dhe hapur. Imagjinoni kishte nga ata, dy a tre, që janë drejtuar edhe me shprehjen : “Pse i tregon këto?” Psikopatë! Disa nxjerrin traumat psiqike ndofta nga vuajtje personale, por që askush nuk ua ka borxh t’ua duroj këtu! O të shkojnë te mjeku, o t’i qajnë hallet ku duan, o të presin zgjedhjet dhe t’a zgjidhin me votë. Por, jo të na bezidisin këtu a thua se vetëm ata apo ato kanë përballje me jetën!

Pas heqjes të komentit, vijojmë me zbimin e thjeshtë nga faqja për të na lënë rehat. Askush nuk tolerohet që meqë jemi si në rrugë këtu, por rrugë pa polic dhe ligje, meqë disa janë edhe me maska, meqë disa janë edhe jashtë vendi, të hedhin gurë mbi komentuesit e kësaj faqje.

Eshtë detyra e kësaj të fundit t’u dali zot këtu! Ndryshe bëhet deti kos! Faqja nuk është imja, por përgjegjësia është krejtësisht imja për etikën e saj!

Faleminderit!

10 komente në “Artan Fuga “shpërthen” ndaj kritikëve: Ju që më quani psikopat duhet të keni turp, do ju qërroj nga faqja ime. Shkoni te mjeku vizitohuni dhe mos më bezdisni”

  1. Dik says:

    Mjere ata student qe te kane pedagog ty,po ti nuk e dine se edhe filozofet cmenden.Une dua te bej nje pyetje a ke famillje e femije e nuk te thone nje here bolle se na diskreditove se ik nga fiqiri .Ashte e drejte e cdo personi qe te thote ate qe mendon po ti mor koqe je edhe akademik (qe te mos qofshe kurre) se na diskriton edhe ne bote e thone shikoni sa njerze me bisht ka Albania deri sa ka akedemik kete rrote ka….i

  2. Viola says:

    Dhe i thoni Rames arogant. Po mire mor zoti akademik ju prisni te keni vetem lavderime ? Po qe se eshte keshtu shkoni tu vare Likja ndonje dekorate. Ky me duket se e ka inatin me Endri Fugen

  3. valon says:

    Fuga je jashteqitje e komunizmit, dhe te tate mut muti e ke pasur, eshte fatkeqesi qe nje idjot si ti te jete akademik o plere e ndyre….

  4. Qytetar says:

    Interesant, si nuk egziston qofte dhe nje i semure psikik qe ta pranoje gjendjen e tij por perkundrazi ai do te flase per gjithshka me kompetence . A keni durim ta ndegjoni e lexoni ?

  5. Cimi says:

    Po pse me profesor,ti e mban me nder emrin Psikopat.

  6. Martin says:

    Tipike e te semureve psiqik! Na rrofsh topet

  7. Jo realisti says:

    Z.Fuga, nuk je per rrjetet sociale. Nuk je askushi dhe ke moshen per te luajtur dimino..
    Po ti rreshtoj te gjitha ato qe mendoj qe ti nuk mundesh ti besh, mendoj se ha shum gjat.
    Jeta leviz shum shpejt dhe them te terhiqesh dhe vetem te shkruash.
    Nuk te degjon me njeri…
    Vetem shkruaj. Gjithmon nese mundesh.
    Leri like dhe share se te ra vlera fare….

  8. Pd rrumpalla says:

    Përgjigja juaj zoti a (kar) demik, nuk është gjë tjetër veçse shëmbellimi i vetvetes, me pak fjalë.
    Kryekomandanti i psikikëve.

  9. Dorian says:

    E gjithe bota ulerine,
    kush e shkriu Akademine,
    Artan Fuga me Saline!
    Shqiperi moj Shqiperi,
    ver kujen e uleri
    per Artan e per Sali!

  10. tony says:

    O Artan qe je psikopat dihet se te gjithe jemi nga pak por ti anon me shumë te psikopati prandaj si shok qe ta dua te miren mos u prononco shume ne media dhe me debatu se po te vunë perpara do te behesh si rrotalia i tirones ti e mban mend mire se ke qene i vogel atehere dhe te vegjlit mbajne mend shumē prandaj mos jep shume pergjigje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje