216 anëtarë të LSI në Fier kalojnë në PS, zv.ministri i Mbrojtjes: Përballë kemi çiftin Meta-Berisha, po shkojnë për "skrap"

3 Mars 2021, 19:39Politika TEMA

Zv.ministri i Mbrojtjes, njëherësh kreu i Partisë Socialiste të Fierit, Petro Koçi është shprehur sot se Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon për skrap.

Përmes një statusi në rrjetet sociale e teksa ndan detaje nga takimet elektoralë në qytetin e Fierit, zoti Koçi zbuloi se shumë anëtarë të LSI i janë bashkuar së fundmi PS-së, ndërsa renditi edhe disa arsye se përse qytetarët shqiptarë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të votojnë për socialistët.

“Po ndodh tani në Cakran: Ne disa mbledhje radhazi për të institucionalizuar kalimin e 126 ish-anëtarëve të LSI te Partia Socialiste.

Ju mirëpresim me zemër në familjen tonë të madhe për t’u bashkuar rreth projektit fitues të Edi Ramës.

Përballë kemi çiftin Berisha-Meta ose “Koalicionin e Prapakthimit”. Ne jemi ndryshimi. Do vazhdojmë punën për një Shqipëri edhe më të mirë”, shkruan kreu i PS Fier, Petro Koçi.

5 komente në “216 anëtarë të LSI në Fier kalojnë në PS, zv.ministri i Mbrojtjes: Përballë kemi çiftin Meta-Berisha, po shkojnë për “skrap””

  1. Landi USA says:

    Bravo Petro,te njeh gjithe Fieri si njeri te ndershem,prandaj i bej thirrje gjithe atyre te LSI-is qe akoma nuk jane larguar, te ikin nje sahat me pare nga ceta e hajduteve te Ilir Metes.

  2. Shqiptari says:

    Ani,nuk prish pune se iken “llumi” i LSI -se.
    Presidenti ka popullin e tij,qe e nxjerr ne shesh,duke ia marre demostrataxhinjte mikut te tij te vjeter,Berisha.
    Sa te jete gjalle Presidenti,LSI do te trefishohet.
    I perjetshem qofte kujtimi i saj. Amin!

  3. Dori says:

    216 apo 126? Mire petro rrot karrote, por karrote fare edhe ai qe e shruan

  4. Lori says:

    Jo 126!!!! 1126 jane larguar????!
    Se jeni shpresa??!’aman ngaci nxirrni këto numra.
    O petro o Psv Einthoven

  5. Ju lumte Zoti ju bekoffte qe shtrengoni radhet si dikur ne Lufte per Shqiperine .
    Shqiperia s’I duron qibanet -eshte nji fjale e mocme shqiptare .
    Eshte koha qe te gjithe ti bashkohen Shqiperise jo bijve te kurvave Esadiste sherbetoreve te Grekut e Serbit .
    Hudhini te gjithe bandat Antishqiptare ne Halen e Kombit ku perfunduar
    gjithe bijt e kurves se Historise .
    Te bashkuar qe ti tregojme Botes se nuk jemi afrikane e afgane te na percani si bageti
    e te shkfrytezoni Shqiperine duke na shndruar ne skllever .
    Shqiperine e ndertojne ata qe e duan dhe nuk e Tradhetojne ,nuk e vjedhin nuk ndertojne me paret e shtetit Vilat e tyre Miljoneshe .
    30-vjet jane bolle ,me mashtrime e genjeshtra malokesh e katunaresh te ndyre ,
    qe skan as din e as iman .
    Ne halet te gomarit antishqiptaret .Rrofte Shqiperia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje