Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!

3 Mars 2021, 18:13Politika TEMA

Emisioni investigativ Top Story në Top Channel, publikoi investigimin e plotë në lidhje me atë që cilësohet si afera e tjetërsimit të kompleksit “Partizani”, nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në vitin 2009, në përfundim të një procedure të dyshimtë të shoqëruara nga konflikte të pafundme interesi, sipërfaqja prej 26,000 metrash katrorë e kompleksit sportiv iu kthye ish-pronarëve duke përfshirë Jamarbër Malltezin, burrin e Argita Berishës, vajza e ish- kryeministrit Sali Berisha.

Privatizimi ndodhi pikërisht në kohën kur Berisha ishte kryeministër dhe ku i gjithë shteti dhe institucionet u vunë në shërbim për të shitur kompleksin Partizani.

Kjo histori privatizimi u shoqërua me ndërtimin e një super kompleksi pallatesh, ku Malltezi, rezulton të jetë investitori me 35 % të aksioneve.

Aktualisht prokuroria e posaçme, SPAK ka nisur regjistruar dosjen hetimore për këtë proces privatizimi që provohet se është kryer mbi praktika jo ligjore dhe korruptive.

Pa paragjykuar hetimet e nisura nga SPAK dhe përfundimin e tyre, Shqipëria si shtet me demokraci ende pa konsoliduar po u vuan nga mungesa e pandëshkueshmërisë. Lufta ndaj korrupsionit nuk ka rekorde të kërkuara nga organizmat ndërkombëtare.

Rasti i Malltezit ngjan me atë të dhëndrit të ish-kryeministrit pakistanez Nawaz Sharif, por me ndryshime të mëdha.

Muhammad Safdari, dhëndri i ish-kryeministrit pakistanez u arrestua dhe u akuza për korrupsion. Çështja ngjashme, akuza për blerjen e pasurisë së paluajtshme, të disa apartamenteve në Londër. Ish-kryeministri u dënua me 10 vite burg, po ashtu e bija me 7 vite burg edhe dhëndri i tij me një vit për mos bashkëpunim.

Në dy shtete kemi dy tablo të ndryshme. Në Pakistan një shtet i brishtë nga demokracia arrestohet për korrupsion dhe jepet një vendim gjykate, ndërsa në Shqipëri dhëndrit të ish-kryeministrit nuk i hyn gjembi në këmbë, madje vijon  të pasurohet akoma më tej.(Shqip)

10 komente në “Përse Abi duhet të ketë fatin e Safdarit?!”

  1. Sara says:

    gjemb ne kembe joooo, po nji hu ne tajare poooo
    KA PER T’I HYRE!

  2. Shqiptari says:

    Drejtesia vonon,por nuk harron.Shume shpejt do hiqet kapaku i pusetes “Berisha” dhe tere kapaket e kolektorit te madh “Politike” dhe do qelbet mjedisi i mbuluar me kujdes nga hajnat e politikes.
    Kjo ka ndodhur dhe ne demokraci te tjera te reja,ndaj do ndodhe dhe ketu,pasi SHBA dhe BE kane investuar shume.
    Ndoshta ngadale,po reforma ne Drejtesi po funksionon
    Besoj ky eshte nje fillim i mbare qe do i hape dhe dishet e tjera qe politika i ka arshivuar.
    Vete politikanet kane filluar te shesin njeri-tjetrin neper meedia dhe kjo do e pershoejtoje procesin
    Me ne fund shteti po ngrihet ngadale ne kembe.

  3. Drini says:

    Abi do qir ne bythe.

  4. ilirberisha says:

    Ne burg qeni ,rrace kriminelash.

  5. Mos! says:

    Eejjj. Po si kshtu ata biçimsezat pakistanat? Na e paskan denu tjetrin me 1 vit per mos bashkepunim.
    Ore ju me ate syrin me xham shkruani apo me ate pa tru?
    Jpo a i lexoni artikujt ju apo ia lini maces per miratim.
    Dje shkruanit per mos skualifikim ke artikulli per Kosoven
    Sot per mos bashkepunim.
    Ju jeni per mos lexim

  6. George says:

    T’i sekuestrohet pasuria e fituar nga mashtrimi dhe te ndertohet Klubi “Partizani” nga e para.
    Kush ka firmosur dokumentet e falsifikuara te denohen me gjoba te renda qe te mos e ngrene me koken kurre.

  7. Lomi says:

    Nuk e ka të gjate

  8. Baca-Bajram says:

    Haj medet sa posht kemi rene, edhe Pakistani n’a e kalon ne drejtesi…, dhe ne aspirojm te hyjme ne familjen e Bashkimit Europian!? Eshte sistemi i drejtesise qe i mban akoma keta kriminela, hajduta e vrases. Prandaj bertasin e u cmendosen Sa-Haleja e Like Floriri… Prandaj bertasin per drejtesi se eshte ky sistem i ndertuar nga ata vet per t’i mbrojtur para ligjit dhe drejtesise. Ftekeqsisht asgje s’ka per te ndodhur dhe sic e thone dhe me lart, asnje gjemb s’ka per t’u hyre ne kemb. Rroft SPAK-u!!! URRRAAAAAAAA!!!!

  9. marjani says:

    shpellari e ktheu djersen e gjithekujt ne prone personale

  10. Lasgushi says:

    Po te analizosh faktet dhe provat e Partizanit eshte mjaftueshem qe dhender dhe.vjeher shkojne ne burg.
    Por ata qe njohin mire Bekteshet dhe Malltezet renjet e dhendrit e dine, se bab e nene(te me fale Merxhani se nuk ka qene njeri i keq) fiset e tyre kane qene njohur si te leshte pak sa budallenj ose.debile.
    Keshtu qe si mundet te jete ndryshe dhenderi i Berishes,Jamarber?Kjo jo per syfetin e tij,por per veprimet ne dem te ligjes dhe shqiptareve.Ky hibrid duke patur vjehrin KM ka kryer veprime skandaloze ne kete rast.Dihet boterisht qe ish pronaret e vendit u shperblyen nga qeveria e kohes dhe nuk ishin me pronare.NQS idioti i dyte Luan,ka zhdukur dokumentet,pasi eshte pergjigjur nje here drejt,ato gjenden ne shume kopje ne shtetin italian.Dhe keto prona neglizhohen nga idioti Nr 1 dhender.Vec tyre dhjetra veprime te kundraligjeshme prej te cmenduri jane kryer,prej ti dhe prej Xhimit me shoke.
    Paralelisht hapur dhe prej Kryeministrit dhe Krye te cmendurit Sali Berisha,hapur ne qeveri.Miratimit te ketyre ligjeve,ashtu si per Gerdecin,u mungon vetem nje nen;…perfituesi i ketyre padurive eshte Shkelzen Berisha dhe Jamarber Malltezi.
    Ky proces con ne burg me siguri nje pjese te bandes me Ali Babane ne krye Ketu skane nga e luajne bythen.Ketu eshte pune dokumentesh,toke,pallatesh.Ska server qe mundet te fshihet si ne 21 janar dhe Gerdec.
    Me Klubin Partizani te gjithe keta Zorzope ke “bere shuren te dera e xhamise” dhe nuk shpetojne dot.
    Me kete ceshtje ska asnje mundesi fshehjeje.Nuk besoj qe drejtuesit e SPAK dhe drejtesise aktuale te jene kaq budallenj,se te perfundojnr ne burg,per hir te Budallait Jamarbet,Kriminelut Berisha,Eminences Gri Argita,fshatarit Luan,bosit Xhimi,Sahanlepiresit hajdut Arben ministrit etj etje.
    Do bejne mire te heqin parate per avukatet e tja u japin te afermeve para sekuestrimit.Ato do tu duen te paguajne hotelin klimaterik ne Malesine e Madhe.
    Neqoftes se se shpejti,kjo bande nuk shkon nr burg dhe nuk sekuestrohen keto pasuri.Atehere Shqiperia,do te jete nue fenomen i vetem ne historine mijvjecare te botes.Ku ka ndodhur fenomeni si mundet te kthehet sistemi ne Mesjeten e hershme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje