Kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli thotë se vendi është në një situatë të vështirë ekonomike, dhe një nga arsyet është sepse opozita e braktisi vendin duke ikur nga parlamenti dhe duka ia lënë të gjitha pushtetet Edi Ramës.
Ajo tha në emisionin “Spotlight” se çdokush që ka menduar se ish-kryeparlamentarja nuk do të reagonte, ka gabuar.
E si gjithnjë, kritike me opozitën dhe kreun e PD, Lulzim Basha, të cilin e konsideroi frikacak dhe me mungesë besimi në vete.
Topalli: Kthimi në pronarë të kryetarëve të politikës dhe monopolizimi i tyre më kanë bërë që dal më vete. Shqipëria është në varfëri ekstreme.
Vendi po përjeton një minë me sahat, dhe në këto kushte, që po boshatiset nga të rinjtë, sigurisht njerëzit duhet të reagojnë. Kush ka menduar se unë do rrija duarlidhur, ka gabuar.
Unë nuk jam kundër PD-së, sepse unë në një farë mënyrë identifikohem me PD-në, për parimet dhe vlerat që unë kam hyrë në PD.
Në 1997 vendosa të ndihmoj të ngrija PD-në si një forcë politikë që donte t’i bënte mirë vendit. Opozita ka humbur vlerat morale dhe kurajon dhe betejën e ashpër që duhet të bënte me një pushtet që ka arritur majat më të larta të korrupsionit.
Ikja është frikë, është mungesë përballje, është mungesë besimi te vetja. Basha i iku betejës kur dogji mandatet.
Këto janë disa nga shkaqet që unë jam jashtë, angazhimi në opozitë kërkon burra dhe gra të përkushtuar që nuk i ikin betejës.
Në PD kishte kohë që nuk bëhej mbledhje, nuk bëhej votim, nuk mblidheshin strukturat, nuk kishte forume. Dhe nuk mund të rrija më aty.
Sa mire se po votojne simpatizuedit e gazetes tema zj topalli
Kjo eshte cope mishi complet.Niveli politik,inteligjenca politike,eshe ne stadin e Kujtim Gjuzit,por me kahje te kunderta.Gjuzi te ben me qesh,kjo te ben me qa,por budallallikun politik e kane njesoj.
Kjo thote ma ka fut Luli,ka 4 vjet,nderkohe edhe ajo vete e di qe ja ka fut Sala,por kurre ,kurre nuk e thote.Luli ,dihet qe eshte kot ne Pd.Prandaj moj Jozi,nuk dole nje here te ballafaqohesh me te verteten,d.m.th Salen.
Une kete partiçke e krijova per hater te z.Brrrrrrrisha deklaroi ajo dhe perseri do shkoj tek ajo hale e do bashkohem se ajo me nxorri ne drite!Gocen m qoi ne ambasade!Por une duhet me e ndihmue Partine e Dallkaukeve se ashte e domsdoshme e perseri kena me i kapun per zhelesh do socialista qi duen me e zhvillue kete vend!Ndaj dhe u ktheva ne politike edhe per arsyen e thjeshte se parate po me mbarojne .Rrofte partia e dallkaukeve(PD) dhe zoti Brrrrrrisha tha ajo e perlotun.