Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne

6 Mars 2021, 19:57Politika TEMA

Nënkryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse në listat që do të dorëzohen gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë përfaqësues nga Forumi Rinor i PD-së.

Hoxha tha se një herë në 4 vjet bëhen listat dhe ata duhet të jenë njerëzit më të mirë nga radhët e tyre të cilët maksimalizojnë votat dhe sjellin fitoren.

Sipas Hoxhës, të rinjtë nuk duhen trajtuar si gomerë dhe hamej që bredhin pas lidershipeve të caktuar dhe në fund përdoren dhe u thuhet kaluam lumin, mirupafshim kalit.

Këshilli Kombëtar që është organi më i lartë duhet të kalojë në sit këtë listë e cila erdhi si pasojë e një komisioni që për mua produktin e tij nuk e kishte shpresëdhënës dhe besimdhënës në këtë moment historik që ndodhet Shqipëria. Ndoshta kanë pasur synimin e mirë, por produkti nuk solli atë peshë të caktuar që ne kërkonim të shfaqnim figurat tona më të  mira të shoqërisë të përfaqësonin PD. Ka 8 muaj që nuk mblidhet kryesia , kush i merr vendimet, si merren këto vendime. 

Momenti i listave është momenti më i rëndësishëm historik për PD dhe gjithë forcat e tjera. Një herë në 4 vjet bëhen listat dhe ata duhet të jenë njerëzit më të mirë nga radhët tona të cilët maksimalizojnë votat dhe sjellin fitoren, u kemi borxh fitoren shqiptarëve të këtyre zgjedhjeve të pahumbshme.

Edhe me Forumin Rinor të PD, në 2018 u tha se u dha dinjitet të rinjve, por të rinjtë nuk janë gomerë dhe hamej që bredhin pas lidershipeve të caktuar dhe në fund përdoren dhe themi kaluam lumin, mirupfshim kalit. Ky forum i ka bërë një punë të jashtëzakonshme PD, nuka ka qenë struktur kot, ka produkt. 

Nëse të rinj si Ervin Bushati i Shkodrës kryetri i Forumit Rinor nuk përfaqësohen dot në atë listë, të rinj si Indrit Hoxha që i dorëzoi mandatin në Prlament, Gramoz Ruçit, të rinj të tjerë të Forumit Rinor që përbëjnë vlerë për këtë forcë politike, po atëhere hajde kot të bëjmë hipokritin, mbyllim sytë kalojmë radhën, vijnë zgjedhjet e tjera s’është normale.

Dua të shoh 5-6 të rinj të Forumit Rinor të jenë pjesë e sigurtë e listave sepse e meritojnë të jenë. Dua të shoh vajza si Denisa Meçi një kryetare e Forumit Rinor të Pukës që i ka dhënë vlerë qytetit të saj me gjithë angazhimet e saj politike. Nëse nuk ndodhin këto të na thonë që nuk ndodhin, ua dorëzojmë dorëheqjen me kënaqësi edhe nga nënkryetar i Forumit Rinor edhe nga Këshilli Kombëtar dhe të vazhdojmë rrugën të mbajmë përgjegjësi,”– u shpreh nënkryetri i FRPD-së.

14 komente në “Nënkryetari i FRPD-së kërcënon Bashën: Jap dorëheqjen nëse nuk shoh të rinjtë në lista, nuk jemi gomerë që bredhim pas lidershipeve ne”

  1. L.R says:

    Si i thone nje shprehje popullore ;
    Prit gomar te m’mbij bari…
    bari s’mbiu.. gomari ngordhi…
    edhe puna e fr te PD po e njejta gje…
    Mire thote cuni por si gjithmone m’bas zgjedhjeve PD-ja e Saliut(Luli eshte fantazem) do tu n’digjoje fjalen djali… e theksoi M’BAS ZGJEDHJEVE.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Pikerisht doreheqja eshte gabimi. Rezoini keta te turpshem se lane nam.

  3. Jane sulur te gjithe si hienat kush te xhvasi sa me shume says:

    Keta maskarenj e tregojne hapur se qellimi i te marurit me politike,ose gomereve qe vrapojne neper mitingje e hedhin molotov e shajne kundershtarin,na qenka kapja e nje karrike deputeti dhe te hane qyl.
    Keta lloj plehrash nuk u markan me politike se kane ideale apo pasion,por kane per qellim tja fusin popullit me mashtrime e premtime

  4. fatal division says:

    Lisander lere Lylin e mos bej Te paditurin ose injorrantin.
    Listat I bën Salihi Shiqerres
    keshtu qe nese ti nuk do shkosh në beteja molotovi e semaforesh a xhama thyerjesh per Xenin e Giten atehere ik qe andej turravrap.
    Ti nuk dukesh si çuni I Rozit te Zef Dedes qe eshte “dru me pre”
    I’m nga ana e turpit dhe zhgaterrimit të historise Shqiperise.

  5. pjeter says:

    Jo o nen kryerar jo,asnje nuk mendon qev eni gomere,te pakten jo akoma,he per he,ngeleni Kelliça,perderisa vazhdoni tu rrini ne krah familjes hajdute te Berishajve.

  6. Ganiu says:

    Ec aty nipi Gon Kulicit

    1. zef mici says:

      Cili eshte ai qe vrau ate femeren ne kamez?
      apo debil tjeter
      beja mune pd dhe te rinjeve qe bejne fushat per saliun
      fara e ketyre eshte ne zhdukje vetem pune kohe

  7. Cudia says:

    More pyke, apo vogelush gomar buzebardh,
    Nqs ai qe kerkon ti te jete ne liste paska dorezuar mandatin e deputetit njehere a mund te shpjegosh se perse populli duhet ta votoje prape? Injorantet e Sales qe ju nuk ka nga tju kap as edhe era

  8. Muli says:

    Pse mo djalë, ti mendon se di lulushi se kush është në atë listë?! Luli vetëm letrën e mbyllur çon në komision, listën e bën plaku mere. Po qe se nuk të ka dalë rastësisht ndonjë krim I Shkërdhenit, ( djali I sali halesë), mos prit të jesh në listë, as si I ri por edhe as si I vjetër. Thjesht vetëm si dëshmitar në krimet e të birit po, në listë do e kesh emrin.

  9. Monkey business says:

    Ky eshte nip i Saliut, edhe ky eshte i zgjedhur me merite ne PD.

  10. L'imperatore Diocleziano says:

    Nje mut jeni per Shqiperine, si te vjeterit dhe ju te rinjte. Bini era PD.

  11. Velo says:

    U dorëhoqe, e çfarë pastaj, njësoj si dorëheqja nga parlamenti. Qëndro aty dhe lufto për të futur frymë të re, jo thjeshtë të rinj në moshë.

  12. Janaqi we alvanoseve ja kenaqi says:

    Vetem populli hajvan alvanos voton po te njejtet politikane qe kane 30 vjet ne politike dhe jane zbythur 2-3 here me vote….Saliu…Mediu..Ndoka…Shehi…etj etj pjella te poshtra sunitesh qe per nga …ndergjegjia jane 0000…kjo tregon edhe mje here….injorancen e turko-alvanoseve…qe na qelben kete Gadishull te bukur …Helen…

  13. Ideali says:

    O Lisander! Perpara se te kerkosh perfaqesim te te rinjve ne lista( s di nese kupton me kete te rinj te fjetur apo te moshuar te gjalle, duhet te kerkosh zgjedhje te lira dhe te ndershme ne te gjitha shkallet e perfaqesimit nga poshte larte. Te kerkosh te vetmin model qe u zbatua ne PD ne vitiun 1992, si per deputet si per te zgjedhur vendor. Vetem zgjedhjet e lira dhe te ndershme jane i vetgmi kriter per nje parti vertet demokratike. Nuk e njeh historine e PD dhe besoj se edhe ti ke dale nga votime te dyshimta, Je brenda nje rrethi te mbyllur. Dil jashte, a mundesh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje