Edi Paloka “revoltohet” me Ramën: Pse e largove Eglantina Gjermenin, ajo ishte e vetmja socialiste e hajrit në Durrës

8 Mars 2021, 18:29Politika TEMA

Është ironike po të shohësh mediat pranë PD-LSI, por dhe vetë përfaqësuesit politikë të këtyre dy partive këto orët e fundit, që janë në garë kush të mbrojë më shumë ish-deputetët socialistë që nuk u rikandiduan nga Rama për zgjedhjet e 25 prillit.

I kanë shpallur gati të shenjtë, vetëm pse nuk u rikanddiduan nga Rama, ndërkohë që deri më dje, çfarë nuk kanë thënë.

Edi Paloka ka arritur deri aty madje, sa shprehet i mërzitur pse Rama nuk ka rikandiduar në Durrës, Eglantina Gjermenin.

“Gati dy jave me pare isha i ftuar ne nje emision debati ne TVSH.

Nder te tjera, moderatori me pyeti per listen aktuale te deputeteve te PS ne qarkun e Durresit.

“Perfaqsues te krimit dhe te korruptuar”- ishte me pak fjale pergjigja ime

Pothuaj njekohesisht, panelistet qe drejtojne dy media teresisht ne sherbim te “rilindjes” , u hodhen e me pyeten si per te me kapur: “ Edhe Eglantina Gjermeni?”

Mendova nje here ti shmangem pergjigjes , po pastaj mu duk e ndershme te pergjigjem drejte dhe ju thashe: ”Pervec Eglantina Gjermenit, per ate nuk kam cfare te them…”

Te dy panelistet u kenaqen qe me ne fund “me kapen” tek nje pike! Nuk e di cdo thonin sot ata, panelistet? Sot qe Rama largoi te vetmen deputete te nderuar qe kishte ne qarkun e Durresit dhe me siguri do te konfirmoje aty gjithe ata qe tanime publikisht njihen si perfaqsues direkt te krimit ne Parlament”, shkruan Paloka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje