Artan Hoxha flet për vrasjen e Behar Sofisë: I përfshirë në fushatë elektorale dhe lidhje me Damir Fazlliç. Flitet për disa miliona euro të papaguara në Turqi

8 Mars 2021, 15:02Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha, në studion e ABC foli për atentatin mafioz ndaj Behar Sofisë.

Sipas tij, kjo është një nga ato çështjet që vështirë se i shkohet deri në fund për të gjetur autorët.

Gjatë bisedës në studio përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se një sasi e madhe parash e papaguar nga viktima dyshohet se ka sjellë edhe këtë atentat mafioz.

Një tjetër detaj të panjohur më parë që zbulon gazetari është përfshirja e Behar Sofisë, vite më parë në fushatë elektorale.

“Deri tani jemi brenda pritshmërive. Është një nga ato atentate që janë të vështira për tu zbuluar. Do të doja shumë që kjo të zbardhej sepse do të ndihmojë edhe për ngjarje të tjera të kalibrit të lartë.

Sofia nuk ishte një personazh i dhunshëm, por në ditët e para pati një kakofoni për informacionin. Por ka një element interesant që nuk ka dalë në media.

Behar Sofia më herët ka qenë i përfshirë në fushatën zgjedhore. Shumë të afërt të tij kanë punuar me Damir Fazlliç. Kanë qenë pjesë e stafit të tij.

Ka dyshime edhe për një sasi të madhe parash të papaguar, kryesisht në Turqi, flitet për disa milion euro dhe goditja mund të ketë ardhur si rezultat i kësaj, pasi nuk ka pasur mundësi të paguajë dhe kjo mbetet një nga pistat e hetimit.

Pjesën më të madhe të takimeve ky personazh i bënte në lulishte, është një natyrë tjetër me të cilët ne jemi mësuar.

Në këtë rast kam frikë se sa më shumë të kalojnë ditët zbehen shanset për të zbuluar autorët.

Deri tani është shumë i vështirë identifikimi i autorit dhe pa gjetur autorin është e vështirë të shkohet tek porositësi sepse kjo duket që është ngjarje me porosi,”- tha më tej Hoxha.

6 komente në “Artan Hoxha flet për vrasjen e Behar Sofisë: I përfshirë në fushatë elektorale dhe lidhje me Damir Fazlliç. Flitet për disa miliona euro të papaguara në Turqi”

  1. Loni says:

    Ore qafederr skrapari, kete Sofine nuk te kemi degjuar ta permendesh para se te vdiste. Apo keshtu je ti. Te pelqejne kermat.

  2. ... says:

    Ky thjesht ben disinformatorin se per ate paguhet,kokrra mashtruesit

  3. redaktori says:

    Mos permendni Litarin (Damir Fazllicin) tek shtepia e te Varurit (Mero Baze)!
    Para se te shkruani per Damir Fazllicin, kujtohuni se qeveria Rama i ka dhene firmes tij tenderin e interkonjeksionit te Energjise!
    Jo per gje po, edhe Merua keshtu u nxitua me Fazllicin por e pesoi nje gjobe nga ai…

    1. ik ere pirdhu says:

      Firmes se sat’eme …

  4. Bureto says:

    Ashtu është! Ky ‘investigon’ post mortum. Nuk dimë që me aftësitë e tij të shquara si gazetar të ketë iniciuar vetë, pra me inisiative, ndonjë aksion investigativ, e cila pastaj t’i hapte rrugë policisë dhe prokurorisë të veprojë sipas ligjit. Psh, a është ky një Raberto Saviano i Shqipërisë apo është një person që mbush kohën televizive, duke shetitur nga një studio në tjetrën? E shumta që mund t’i mbahet nend, ke ta quajmë edhe “bingo” të tij, ka qenë vidio e 21 janarit 2011, por edhe ajo jo si produkt i ndonjë investigimi, sesa ishte thjesht filmim rutinë i protestës, ku rastësisht “ngeci” në rrjetën e kameras dhe Llupo i gardës, që vrau Ziver Veizin e gjorë. Kaq! Edhe në këtë rast pati një duel për autorësinë midis këtij dhe Bolinos, e cila sipas mendimit tim la një shije shumë të keqe në publik, duke ia bjerrur “zbulimut”, vlerën e profesionalizmit gazetaresk, por jo dhe impaktit të vet ngjarjes.

  5. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte Petro Zhejin says:

    Ky eshte mashtrues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje