Rama, urim të veçantë për 8 Marsin: Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat

8 Mars 2021, 08:45Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me një urim për festën e 8 marsin për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat.

Kryeministri ka zgjedhur që të urojë të gjithë gratë me një thënje të Rudyard Kiplin, ku thuhet “ Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj Ai bëri nënat”.

8 marsi njihet si Dita Ndërkombëtare e Gruas (DNG). Ajo përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.

Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”.

Pasi gratë morën të drejtën e votës në Rusinë Sovjetike më 1917, më 8 mars u bë një festë kombëtare atje.

Dita u mbizotërua kryesisht nga lëvizja socialiste dhe vendet komuniste derisa u miratua në vitin 1975 nga Kombet e Bashkuara.

4 komente në “Rama, urim të veçantë për 8 Marsin: Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj ai bëri nënat”

  1. Femra shqiptare says:

    Gëzuar z.Rama!
    Nga urimet më të bukura!
    Uroj shumë të vazhdoni të jeni në drejtim të punëve në Shqipëri, si kryeministër edhe pas 25 Prillit!

    1. Bunker, Peme dhe Cadra says:

      Filozofi Rama i vecante.(SPAK te veproje te marre vesh ka e vodhi urimin Piktori)

  2. REALE says:

    Gëzuar nënat shqiptare dhe ne gjithë boten, perveç atyre qe nuk e meritojne dhe kërkojnë ta bëjnë botën si veten e tyre. Dhe Edi Rama do gjejë se s’bën diçka të veçantë e të zgjuar si është vetë: suksese!

  3. Go west says:

    Kur mendohesh e flet me zemer, je i paarritshem e gjen perla si kjo e Kipling.
    Po ka dite, veçanerisht kur zemra nuk ti do dhe truri leviz…, ben batuta qe te bejne te ndjehesh keq.
    Gezuar ( Marsin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje