Besnik Mustafaj i cili ishte një nga anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve në PD, ka komentuar rikthimin e Eduard Halimit në Partinë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka shkruar se lajmin e ka marrë vesh përmes mediave.
Mustafaj ka dhënë se ky është një lajm i mirë pasi sipas tij, Halimi është një ndër juristët më të mirë që ka Shqipëria.
Më tej, ai zbuloi se Eduard Halimi është juristi që ka ndihmuar Bechetti-n të fitonte gjyqin me Edi Ramën, pas mbylljes së televizionit të tij.
Postimi i plotë i Mustafajt:
Nga mediat sapo mesova se Eduard Halimi eshte rikthyer ne strukturat politike te Partise Demokratike duke marre madje nje pergjegjesi te rendesishme. Per mua si demokrat, bashkudhetar i PD-së qysh diten e themelimit te saj, ky lajm eshte shume i gezueshem lidhur me fushaten zgjedhore qe po fillon. Eduard Halimin e njoh mire.
Ka shume cilesi qe vleresoj ne personalitetin e tij. Eshte pa dyshim nje nga juristet me te mire qe ka Shqiperia sot. Nje nga betejat e medha, ku ka spikatur, eshte pjesemarrja ne grupin nderkombetar te avokateve te Bechetti – t në betejen ligjore kunder Edi Rames, beteje qe u fitua, siç dihet, nga klienti i tij.
Por nuk eshte rasti ketu te bej biografine e tij. Pare vetem ne lidhje me fushaten zgjedhore, do te theksoja se Eduard Halimi ka nje aftesi, qe rralle jurist e ka, per te synuar piken e ekuilibrit, ku takohet jurispridenca me politiken. Me duket me rendesi te madhe kjo qe po them.
Gjate pervojes time në politikë kam njohur shume juriste te afte në vetvete, te cilet e mbivleresonin dijen juridike duke perçmuar dijen politike ne procesin e ndertimit te shtetit ligjor. Kjo do te thote ta shohesh shtetberjen si çeshtje te teknikes legjislative. Gabim. Siç kam pare edhe shume politikane te zellshem, te cilet e shihnin shtetformimin si mision te tyre, duke perçmuar keshtu dijet juridike dhe rolin e juristeve ne kete proces fort delikat. Edhe ky eshte gabim.
Eduard Halimi, pra, e ka vetedijen dhe aftesine t’i shkrije ne një punen e politikanit me ate te juristit, duke na dhene aliazhin qe na nevojitet sidomos tani, pas deformimeve te medha, qe kane pesuar institucionet e shtetit dhe legjislacioni nen qeverisjen abuzive te Edi Rames.
Urime Partise Demokratike!
Urime Eduard Halimit!
Tipik malok, servil ndaj te “fortit” dhe arrogant ndej te “dobetit”
Kushdo kunder Rames, eshte hero, i zgjuar, anipse Rama eshte ne rruge te drejte per vendin e tij.
Sa të madhe e ka llapën ky për të lëpirë të pështyrat e veta! Dhe e mban veten për intelektual. Është katandisur ta përdorë dhe Basha, të cilin mund ta simpatizojnë vetëm idiotët, sepse ata janë lloji i tij.
Koqe ti dhe dopio koqe Halimi ??? PD perpara ??? fitore
gjithe qelbesirat kunder rames