Ambasadorja amerikane, Yuri Kim komentoi nga Elbasani sërish kandidatët në listat e partive politike, teksa u shpreh se shumica partive i kanë marrë prasysh kërkesat e SHBA.
Në një deklaratë për mediat, Kim theksoi se janë tre persona që Sekretari i Shtetit në SHBA ka përcaktuar, të përfshirë në çështje korrupsioni.
Gjithashtu Yuri Kim nënvizoi se disa kandidatë që janë në lista mund të skualifikohen, duke shtuar se ata që blejnë votat, po shkelin ligjin e po turpërojnë veten.
Deklarata e plotë:
Pyetje: Zonja Ambasadore pse ndodheni në Elbasan sot?
Ambasadorja Kim: Së pari, është kënaqësi e madhe që jam në Elbasan sot. Kam qenë këtu pak muaj më parë, për një aktivitet ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, por kalova vetëm një orë këtu. Siç e dinë të gjithë, kjo është një javë shumë e rëndësishme. Ditën e hënë – të hënën apo të martën – të hënën, partitë dorëzuan listat e kandidatëve të tyre. Në të shkuarën, gara në qytetin e Elbasanit ka qenë shumë e rëndësishme, prandaj mendova se ishte një moment i mirë për të ardhur këtu për ta parë vetë situatën, për t’u takuar me drejtuesit, por edhe për të biseduar vetë me njerëzit.
Pyetje: Cilat ishin disa nga shqetësimet që ju ngritën drejtuesit dhe cilat ishin sugjerimet tuaja?
Ambasadorja Kim: Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të qarta lidhur me cilat janë pritshmëritë tona për kanditatë të pastër. Është thelbësore që udhëheqësit politikë të marrin përgjegjësitë që listat e tyre janë në përputhje me ligjin shqiptar dhe që marrin parasysh përcaktimet e bëra nga Shtetet e Bashkuara, të cilat kur vendosen, nuk bëhen lehtësisht. E di që disa mund të thonë se “po, është përcaktuar nga SHBA por nuk është dënuar.” Mendoj se shumica e njerëzve me logjikë do të thonin se kjo nuk është provë pafajësie, por është provë e mangësive të sistemit të drejtësisë të Shqipërisë dhe nevojës për reformën në drejtësi. Kjo nuk ka të bëjë me nëse Shtetet e Bashkuara pëlqejnë apo nuk pëlqejnë dikë, por ka të bëjë me nëse Sekretari i Shtetit ka vendosur, pas kërkimit, informacionit, dhe kohës të bollshme që dikush përbën kërcënim për sigurinë e SHBA. Dhe nëse dikush është kërcënim për sigurinë e SHBA, mendoj se është e vlefshme që votuesit shqiptarë dhe autoritetet shqiptare të shqyrtojnë nëse ky person mund të jetë një kërcënim edhe për sigurinë tuaj.
Pyetje: Zonja Ambasadore, keni deklaruar disa kohë më parë për të ndaluar kandidimin e Zotit Doshi për deputet në qarkun e Shkodrës. A ka raste analoge në qarkun e Elbasanit në dy apo tre listat që partitë kanë dorëzuar që mund t’iu kenë servirur qytetarëve në listat që tashmë janë depozituar prej 48 orësh në KQZ?
Ambasadorja Kim: Janë tre emra që Sekretari i Shtetit i ka përcaktuar. Nuk do t’ua zë emrat me gojë por mund t’i shihni vetë. Më lejoni të them për çështjen e listave, siç e thamë më herët, pikëpamja e SHBA është bërë e qartë në mënyrë jodiplomatike nga unë. Mendoj që partitë e kanë marrë atë parasysh, jo të gjitha, por shumica e tyre. Tani listat janë në KQZ dhe është detyra e tyre, së bashku me prokurororët që t’i kontrollojnë, t’i vetojnë ata kandidatë. Dhe mendoj që nuk do të habiteshim nëse disa kandidatë do të skualifikohen pas atij procesi. Por fuqia përfundimtare qëndron këtu: fuqia përfundimtare qëndron tek votuesit. Në një përmirësim domethënës nga e kaluara, në këto zgjedhje, votuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin jo vetëm partinë por edhe kandidatin. Kam dëgjuar që blerja e votës është problem, in Elbasan por jo vetëm në Elbasan. Ja çfarë kam për t’iu thënë atyre që do të tentojnë të blejnë vota: jeni duke shkelur ligjin dhe jeni duke turpëruar veten. Atyre që iu kërkohet të shesin votën, do t’ju thoja: vota juaj është pushteti juaj, mos e dorëzoni.
Pyetje: Zonja ambasadore, sa larg do të jenë shqiptarët në zgjedhjet e 25 prillit nga shitblerja e votes? Është një fenomen i njohur në Shqipëri.
Ambasadorja Kim: Siç e dini, kur dhashë një intervistë një muaj më parë, folëm për praktikën e zakonshme që njerëzit marrin telefonin me vete në vendin e votimit për të fotografuar votën. Jam e lumtur të dëgjoj që KQZ që do të ndalojë kategorikisht përdorimin e celularëve në vendet e votimit. Mendoj që është detyrë e autoriteteve zgjedhore që të marrin hapa praktike që ta bëjnë më të vështirë, jo më të lehtë që shitjen ose blerjen e votës.
Pyetje: Zonja Ambasadore, perveç emrave që përmendët, a keni informacione për emra të tjerë që kanë probleme me ligjin që janë përfshirë në lista?
Ambasadorja Kim: Mendoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë dhe bisedat tona me udhëheqësit politikë, siç e dini, janë sipas stilit tim shumë të sinqerta. Ju faleminderit shumë. Do doja të kisha më shumë kohë.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse Shqipëria edhe këtë radhë nuk zhvillon zgjedhje të lira dhe të ndershme, e humbet trenin apo nuk hypën fare në tren?
Ambasadorja Kim: Jam besimplotë që Shqipëria do të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo është pritshmëria ime. Por nuk do të thotë që duhet të relaksohemi, të gjithë kemi një rol për të luajtur, përfshi edhe shtypin.
Pyetje: Iu referuat tre emrave. Është për Elbasanin apo për gjithë Shqipërinë?
Ambasadorja Kim: Jo, jo, gjithë Shqipërinë. Mund ta gjeni në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit. Faleminderit.
(TemA)
Te jete Saliu valle?
Po nuk qe Saliu, me mire mos fol znj. Yuri. Ka vrare 4 veta ne mes te bulevardit.
Petrit Vasili, iku per lesh.
Te jete Saliu valle?
Po na thuni moj zonje Kush Jane keta 3 emra???
Na la pa i koqe leku!
1 Tom Doshja
2 Sal Qoshja
3 Tit Qylyku
4 Fate Hoxha
Po qe se nr 3 mbetet ne liste, Znj. Yuri eshte lodh kot duke kerkuar gjelperen ne kashte kur ka traun ne mes te bulevardit.
More zotri Dona me e dite a Ka Lesija, partija Demokratike dhe partija Socjaliste se per Tomen e dime me koh…
Na thuaj zonje kush jane? Te lutem na beni kete nder.
Te gjithe po te pyesin,po sali berisha ,a eshte kriminel dhe pse mbrohet nga amerika ne keto 30 vjet.
Boll lozet me 100 porta!
Aty e keni Sali kermen, qe ju shurron ne goje me ” betejen tuaj ndaj krimit”, me reformen tuaj te drejtesise dhe me gjithe dokrrat dhe propaganden tuaj trushpelarse!
Mos benin sikur, po Shpalleni publikisht ” non grata”! Pse se beni?!!!
Ka vrare, ka prere, ka zhdukur njerez, ka shqyer e vjedhur me pjellet e tij.
Apo ju duhet si gogol dhe si vegel terrori ndaj shqiptareve, ashtu sic ju desh Reforma ne Drejtesi me te cilen mashtruat nje popull te tere qe duhej per Peshqit e Medhenj, qe edhe sot vazhdojne te jene te paprekshem ne politike, mafje dhe kudo qe nga koha e teserave te kuqe kinezo-sovjetike.
Por sot jam i sigurte qe po nuk u cliruam nga kthetrat tuaja, nuk do clirohemi kurre as nga i llum me te cilin na zhvasni, duke lozur bixhoz me lekuren e Shqiperise.
Lirine duhet ta gjejme brenda vetes, jo tek kolonizatoret qe kane rrembyer gjithcka; drejtesine, sovranitetin, sherbimet sekrete, naften, politiken dhe naten vene ambasadoret e tyre te zhvasin kete vend me kermat si Saliu, ndersa diten ngrejne kultin e tyre Profetik, gjoja ne lufte kunder Salinjve shqiptare.
Znj.Ambasadore e radhes kane kaluar pothuajse rreth 12 ambasadore te venit T’uaj ne kete vend dhe çuditerisht te bene pershtypje nje gje:Si ka mundesi qe nga keta vetem rreth dy gra ambasadore i jane vene direkt kryekrimit shiqpetar i cili nuk mban peng politiken ne vend por edhe jeten personale te ç’do kujt ku Ju ambasadoret e nderuar te radhes jo qe nuk guxoni ta permendi si kriminel e hajdut te pasurive te ketij vendi e vrases “live” ,por nuk guxoni qe as emrin ti permendeni,apo eshte monument agjenturor dhe e keni prodhim Tuajin?I vetmi ambasador i radhes qe morri guximin ti permend emrin edhe pse vrau kater protestues pa asnje shkak edhe pse genjeu per vrasjet e tyre edhe pse deklaroi qe do vrase edhe treqind po te jete nevoja e etiketoi “Burre shteti” rast ky unikal ku as sistemi komunist nuk guxonte ne te tilla raste por e denonte per sy e faqe!Si ka mundesi qe shkoni ne Elbasan dhe beni disa deklarata qe per ne elektoratin jane siperfaqesore e kur gazetaret pyesin jo pergjigjeni:Po ja takova Kryeministrin dhe me premtoi qe Tom Doçet nuk do ti pranoje ne qeveri!Si ka mundesi qe nje armate e tere dallkaukesh qe ndodhen brenda gjirit te “Partise se Dallkaukeve” mos tu bine ne sy e ti anashkaloni ,sikur edhe per s e faqe ta beni duke i dhene kurajo ketij populli qe koken e ka ketu ndersa syte nga ju!Nje shprehje e kahereshme e ketij populli eshte “balo te hengert tenja e ke te keqen brenda”!
Ose ju nuk e njihni realitetin ose detyra iua do qe Shqiperia te qendroje te jete as mish e as peshk per interesat Tuaja qe akoma nuk u dihet koka!
Nese ju konstatoni emra te pervetshem publikoini ato qofshin majtas apo djathas,ndryshe sa vjen e me te pabesueshem beheni ne misionin tuaj te radhes!
Po lulen me lobim Rus 700 mij dollarsbe ku ta fusim?Si të koruptuar,si hajdut apo si te lidbur me Patinkin?
Apo me te vjtha bashkë?
Edhe Amerika trembet?Zonje thuaji emrat,ti dije populli qe dhe po nuk u hoqen nga lista te mos marin koker vote dhe ata eleminohen automatikisht
popull ; prisni dokrra nga ambasdoret ! ashte e lodhshme tashe 31 vjet; e te shba ; ato jane thjesht figurant e perfitues çajne e ikin pase 4 viteve , e nuk bajne asgja ; populli ta marri vet fatin e vet ne dore; me zhduk bandat qe kane marre vendin pege ne 31 viet; qe bajne marreveshje e jane pasuru tu vjedh.
Krimi ka emer ne Shqiperi, te gjithe e dine, edhe ju e dini zonja ambasadore, ai quhet:
SALI BERISHA!
Po nuk u skualifikua AI, me mire na lini rehat se kemi shpresuar kot te JU.
Sali Protopapa berisha
Dihet publikisht dhe boterisht se tre personave nga Shqiperia; Sali Berisha, Tom Doshi dhe Petrit Vasili, u eshte ndaluar hyrja ne SHBA.
Futu ne ambasade dhe mos na caj me derrasat, se ju pame se cmut jeni! Boll u sollet si governatore! Ju jeni kancer!
Ku jemi sot?!
Edhe pas 30 vjetesh jemi ne koliben e qenit jashte mureve te Europes.
Te hedhur ne humneren e borxhit.
Cdo sektor strategjik dhe vend pune i shqyer nga mafja juaj e finances. Spastrim etnik 30 vjecar deri sa te ngordhim. Me leket qe pastrojme halet tuaja ne Perendim duhet tju lajme edhe borxhet tuaja. I zhvatet te gjitha, ma zhytet dhe ne borxhe. Ushtrine e shkaterruat dhe ngritet nje cete qe mbron interesat tuaja aty ku digjni boten.
Fatekeqsisht, Ju jeni aleati me i madh i krimit, i llumit politik, i horrave, i mafjes, i oligarkeve qe jane vec cerrat tuaj me te cilet kanibalizuat Shqiperine.
Sali Berisha sa ceshte pjelle e ndyre e urise, grykesise, injorances, tribalizmit dhe moterqirllekut ne kete vend, aq eshte edhe cerri juaj i preferuar.
Sot nje popull i tere ju personifikon ju dhe “demokracine” tuaj me surratin e ndyre te moterqirit te Vicidolit.
CIA Amerikane ka arritur te zhduke Bin Ladenin e famshem,
por agjentet e vet, si Sali Berisha do ta ruaje deri sa te kete frymen e Perendise.
Pyetja e pare ; Kur do Darkosh perseri me Kriminelin basha zoja Kim ?
Pyetja e dyte ; sa ore do zgjasi Darrka e dyte 3 oree apo me shume ?
Po me salih berishen kur do Darkoni ?
Thuaj edhe njiher Luli-Luli se na vjen aq shume me tPjerdh n’surrat .
Ketu nuk eshte Siri’ e as Arabi .
Larg duart Gjarprinje nga Zgjedhjet