Gruaja gjyqtare apo burri prokuror: Për kë ishte mesazhi mafioz, me shpërthimin tek "Komuna e Parisit"?

11 Mars 2021, 21:11Politika TEMA

Një sasi tritoli, e vendosur në pjesën e poshtme të një makine tip Benz, shpërtheu mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Kjo makinë është në pronësi të prokurorit të Gjirokastrës, Arjan Muça, i cili ka ndjekur dosje të rëndësishme, si ajo e Dritan Dajtit. Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, automjeti kishte dy vite që parkohej në brendësi të qendrës tregtare.

Bashkëshortja e Arjan Muçës është Gentiana Muça, një gjyqtare e njohur. Ende nuk dihet se kush ka qenë objektivi.

Prokurori Arjan Muça prej dy vitesh është i komanduar si këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Ai është një nga 6 prokurorët e komanduar në KLP.

Muça merret me raportet e vlerësimit të prokurorëve për në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Arjan Muça është prokurori i çështjes së “Gërdecit”, e konsideruar si dosja më e bujshme për vetë faktin se pati një bilanc të tmerrshëm në viktima dhe dëme materiale.

Shumë vite më parë, Muça ka qenë oficer gjyqësor në Prokurorinë e Krimeve të Rëndë në Tiranë.

Më pas kaloi në Prokurorinë e Gjirokastrës, kurse aktualisht ai është komanduar në Tiranë.

Ndërsa gjyqtarja Gentjana Muça, bashkëshortja e prokurorit Arjan Muça, ka qenë gjyqtare te Gjykata Administrative e Gjirokastrës ndërsa tani është te Gjykata Administrative në Tiranë.

Ndonëse makina është në pronësi të prokurorit Arjan Muça, ajo përdorej dhe nga bashkëshortja e tij gjyqtare.

5 komente në “Gruaja gjyqtare apo burri prokuror: Për kë ishte mesazhi mafioz, me shpërthimin tek “Komuna e Parisit”?”

  1. Xxxxx says:

    Dinamiti te kujton shperthimet ne vendet arabe. Ata qe e vendosin duhen tredhur.

  2. K says:

    Mesazhi mafioz ishte per mafiozet e drejtesise Shqiptare! Pse kjo pyetje! A nuk e njohim te gjithe kete drejtesi te udhehequr nga “plepiste” e Saliut! Akoma Saliu ne listen e deputeteve! Kjo tregon qe asnje nuk e do dekriminalizimin e Politikes pa folur per drejtesine! Sala ka rrenje te forta!

  3. Bledi says:

    Perse shtroni pyetje kot se per ke ishte vendosur tritolin. Eshte kercenim i qarte per prokurorin. Prokuroret ne veting jane me liq se kriminelet dhe te lidhur me kriminele. Ka arrestuar kriminelin me te rrezikshem ne shqiperi Dritan Dajtin. Ka qene drejtor policie ne qarkun me probkematik si Elbasani. Prokurori duhet te merret ne mbrojtje te forte nga shteti njelloj si te ishte si pjestar i Spakut dhe te vazhdoje detyren duke goditur fort krimin.

  4. Kelyshët e majtë të Komunistit Sali says:

    Krimi I organizuar gjyqësor po tregon kthetrat, si pasoje e reformes ne drejtesi.
    Thirrjet per gjak te Ilir Psikopat Metës po japin frut.
    Shteti duhet te fillojë veprimin sepse gjyqtaret dhe prokuriret e ndershëm do te sulmohen egersisht.
    Refirma ne drejtesi vetem sa e ka plagosur pak bishën.
    Edhe ajo gjyqtarja e Krujes doli qe ishte viktime e shantazheve te krimit.
    Duhet keputur koka e gjarperit – Sali Qeni dhe Ilir Bushtra. Vetëm atehere ato bandat e spurdhjakeve qe bejne si te forte do zbythen si pule e lagur.
    Nuk ka gje me te forte nga ligji, por duhen zemra të forta per ta vene ne zbatim.
    Te mos t’ja hedhin fajin vetem gjykatesve dhe prokuroreve. Ata duan mbrojtje dhe mbeshtetje.
    Në Britani dhe Gjermani per shembull, as nuk mendohet nga bandat te prekin gjykatesit, sepse po e prekë? Aha, edhe puplat nuk të gjenden më, o zog gomari qe quan veten “i fortë”.
    Por shteti yne kruan bythen me çakmak, dhe shullëhet ne diell duke dredhur zinxhirin. Ndersa bandat marrin zemër dhe spurdhjakët behen trima, perpara qytetareve te ndershëm që nuk duan sherr sepse kane familje.

  5. Beso says:

    Arjan Skender Muca,eshte nje nga prokuroret me te ndershem te Shqiperise.Punetor dhe trim nga Aran8tasu.Ai,karjeren e ka bazuar vetem ne ndershmerine e tij.Shikoni pasurine e tij.Ky me te vertet eshte objekt i krimit te organizuar.Ose i prokuroreve kriminela qe po seleksionohen nga reforma ne drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje