Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit, Olta Xhaçka nis vizitën zyrtare në Itali

11 Mars 2021, 15:16Sociale TEMA

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nis sot një vizitë zyrtare në Itali, ku do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi di Maio.

Fokusi kryesor i vizitës së ministres Xhaçka është njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit.

Të dy ministrat, do të kenë një deklaratë për shtyp pas konfirmimit zyrtar të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.

1 komente në “Njohja e ndërsjellë e lejeve të drejtimit, Olta Xhaçka nis vizitën zyrtare në Itali”

  1. L'imperatore Diocleziano says:

    Brava. Avrà il sostegno di tutti emigrati se si fa. Il nostro voto quando verremo alle urne e per il partito Socialista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje