“Atentat ‘terrorist’ ndaj sistemit të drejtësisë penale”, KLP: Mbrojtje të posaçme për Arjan Muçën dhe familjen e tij

12 Mars 2021, 12:03Kronika TEMA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas ngjarjes së mbrëmjes së të enjtes kur një sasi tritoli shpërtheu në makinën e prokurorit Arjan Muça, por fatmirësisht pa persona të lënduar.

Në reagimin e KLP, theksohet se kjo ngjarje duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij, ndërsa më tej, nga KLP, çdo sulm kundër prokurorëve konsiderohet si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale.

Për shkak të kësaj ngjarjeje, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Muça dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë mësoi me indinjatë të thellë lidhur me aktin kriminal që ka ndodhur dje mbrëmë kundër prokurorit Arjan Muça, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër i komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në pritje të përfundimit të hetimit, të cilit e presim me padurim, ajo që ka ndodhur dje mbrëmë në Tiranë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cenojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë e konsideron çdo sulm kundër prokurorëve si një atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë penale, rendit tonë juridik, vlerave tona shoqërore dhe mënyrës tonë të jetesës. Për këtë arsye ne e konsiderojmë mbrojtjen e prokurorëve të Republikës si detyrën numër një të Këshillit.

Në ushtrim të përgjegjësive tona kushtetuese për mbrojtjen e prokurorëve, në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Muça dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.

Gjithashtu, Këshilli iu bën thirrje të gjitha organeve ligj zbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë. Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë përgjigjen e duhur krimit dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ndjekë me interes punën e grupit hetimor deri në zbardhjen përfundimtare të ngjarjes dhe do të mbetet në gatishmëri për kryerjen e detyrave që ia ngarkon ligji”, mbyllet reagimi i KLP.

3 komente në ““Atentat ‘terrorist’ ndaj sistemit të drejtësisë penale”, KLP: Mbrojtje të posaçme për Arjan Muçën dhe familjen e tij”

  1. Armet dhe tritoli i 97 vazhdojne te perdoren ne duart e gabume edhe sot says:

    Mbrojtje duhet per cdo gjyqtar e prokuror qe merret me hetimin dhe gjykimin e te forteve.
    Ske çi bën, gjithe ato municione qe mblodhi Enveri per 45 vjet ja nxor i fundin Sala njehehere ne 97 dhe heren e dyte kur depot kete radhe i zbrazi me biznesin e familjes duke shitur per skrap arme e fisheke.

  2. Arben says:

    Çar e dini sistemin e drejtesise dhe te sigurise, pune luksi?. Pune luksi sidomos drejtesia u be vetem pas viteve te mbrapshta 1997-1998 deri ne 2006 kur partneret tane kerkuan drejtesi per qytetaret dhe lufte kunder korrupsionit. Kush eshte i forte ti rezistoje kesaj lufte eshte hero,ose te hape krahe. Gjate ketyre viteve 1997-2016 eshte akumunuar aq shum padrejtesi saqe nuk duhet te riperseritet historia duke dale me deklarata viktimizuese. Duhet vullnet dhe mbeshtetje , politika e kriminalizuar nuk hap krahe. Duhet nje drejtesi e forte.

  3. Sara says:

    shihni mor se ia ka vene e shoqja ajo leshperdredhura… duan bodyguarde pa leke keta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje