Bashkëpunëtor me Berishën, Metën e Ramën në qeveri, Benet Beci tregon pse vendosi të garojë me PS në Shkodër

13 Mars 2021, 19:23Politika TEMA

Ish-kreu i KESH Benet Beci, sot kandidat i PS në qarkun e Shkodrës ka treguar arsyen pse e pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, për t’u bërë pjesë e listës.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, Beci tha se me Ramën e bashkon një dinamizëm dhe dëshira për t’i shkruar gjërave deri në fund, për të patur një performancë.

“Kam 8 vite eksperiencë që punoj me kryeministrin Rama. Janë 8 vite të një marrëdhënie profesionale, tashmë edhe njerëzore. Ka një dinamizëm që na bashkon dhe një gjë të përbashkët për t’i shkuar gjërave deri në fund edhe për të patur një performancë dhe dinamizëm në punë. Kjo mund të them që është pjesa që na bashkon dhe që unë e gjej veten me kryeministrin dhe me partinë e programin që në fakt është dinamik’, – deklaroi Beci.

Teksa foli për marrëdhëniet me ish-kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Ilir Meta, dikur bashkëpunëtor në qeverinë e tyre në poste drejtuese, Beci u shpreh se është normale të kesh një staturë profesionale afatgjatë, dhe të kesh një qeveri të cilët i mbajnë profesionistët.

Do ta shihja si një prurje më bashkëkohore. Shpesh themi ndërrohet një qeveri, vjen një tjetër. Ndërrohen drejtora, në fakt është krejt normale të kesh një staturë profesionale afatgjatë, dhe të kesh një qeveri të cilët i mbajnë profesionistët. Kështu ka ndodhur me mua në fakt në këto vite, është një tregues i mirë i mënyrës se si qeveritë mund të punojnë duke mbajtur stafe profesionale them se kjo nuk është një gjë shumë e panatyrshme, të punosh me shumë qeveri. Në momentin kur je duke punuar janë marrëdhënie profesionale, në të cilat përkushtimi, angazhimi organizim janë elementë që kushdo do të donte t’i kishte në ekip.

Dhe te Fondi Shqiptar i Zhvillimit ekipi ka pas një performancë të jashtëzakonshme. Kushdo që ka punuar me ne, ka qenë i kënaqur dhe ne kemi shfaqur pjesën tonë profesionale në gjithë këto komunikime dhe kemi arritur t’i japim vendit përmes profesionalizmit më të mirën. Është çelësi i suksesit edhe të realizimit të projekteve të mëdha që kemi bashkëpunuar edhe me qeveritë dhe kryeministrat”, tha Beci.

5 komente në “Bashkëpunëtor me Berishën, Metën e Ramën në qeveri, Benet Beci tregon pse vendosi të garojë me PS në Shkodër”

  1. Jorgo says:

    qengji i urte pi dy nena, servili gjithe kopene… kete thuaj e leri te tjerat.. p.rdhe me rigon..

  2. arben says:

    Ha-Ha-Ha-……………..! Gjigand!

  3. Shoku Sal says:

    Ky u shemb duke vjedhur me Berishen dhe me pas me Ramen.
    Kurre nuk ka votuar PS.
    Ja kjo eshte ajo qe i revolton socialistet qe kane votuar gjithe kohen PS.
    Sepse Rama vlereson ata qe vjedhin si ky Beneti, apo si ai tjetri i rrugeve qe zevendesoi Benetin, qe Rama e dergoi ne Vlore zv kryrtar bashkie.
    Voto vetem nje here ne jete PS dhe mer nje vend pune.
    Voto gjithe jeten PS nuk ta var kush.
    Ja kjo eshte rilindja…

  4. ,,, says:

    Ky eshte mashtrues dhe hajdut dhe duhet te ishte ne burg me kohe qe kur drejtonte Fondin e Zhvillimit, por dhe dhe ky si gjithe hajdutet e tjere i mbijetoi drejtesise dhe per ironi behet dhe kandidat per deputet

  5. astrit says:

    Rilindje plus nje kokra hajdutit= Qeveri Rama 3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje