Nga Mustafa Nano
Unë sapo kam nisur një program të ri televiziv. Me titullin “Arnautistan”. Në një televizion të ri, MCN TV. Dhe të premten, pasi ndoqa raportimet mbi atë që ndodhi në një zyrë të FRPD-së, më shkoi mendja t’i bëja një ftesë presidentit të Republikës, që ishte strumbullari i asaj ngjarjeje, të cilën nuk na e kishin parë sytë ndonjëherë. Zakonisht, presidentin as e ftoj, as më vjen, por atë ditë edhe unë kisha dëshirë ta kisha në studio, edhe ai – kështu mendova – do kishte motiv të vinte, në mos për tjetër, të paktën për të shpjeguar e justifikuar rolin që luajti në atë shfaqje, të cilën, nëse mbetet e pashpjeguar, mbetet ta marrim ashtu si na erdhi nëpërmjet ekraneve të televizorëve: e turpshme, rrugaçërore, e çmendur. Por nuk ma pranoi ftesën.
Me siguri, nuk ka pasur se ç’të thotë. Po të kishte, do kishte shkuar edhe diku tjetër. Opsioni më i mirë atë ditë do ishte “Zona e Lirë” (meqë ra fjala, presidenti ishte një natë më parë në programin e Ylli Rakipit, ku ishte edhe Arian Çani, i cili gjatë gjithë kohës i drejtohej në njëjës, dhe me thirrjet “O Ilir”, ose “O Meta”. Ndërsa në një moment, dialogu mes të dyve mori formën: “Çani: Po ti Ilir, mendon se bota pjerdh për ty?” “Presidenti: Bota do pjerdhë për popullin e shqiponjave.”)
Çfarë po ndodh me Metën? Ai beson se ka një komplot kundër tij. Dhe nuk ka hall komplotin e ndërkombëtarëve. Këta të fundit është e qartë që i ka kundër (është pak e çuditshme, në fakt, pse Ilir Meta ua shpif të gjithë ndërkombëtarëve, pa asnjë përjashtim), por atyre nuk ka se ç’tu bëjë. Halli i tij është me komplotin e brendshëm që synon “ta çojë LSI-në për skrap”. Flitet për një Grand Koalicion midis PS-së e PD-së që do të bëhet pas zgjedhjeve, por ndërsa të gjithë kanë pikëpyetjet e tyre mbi vërtetësinë e këtij plani, Ilir Meta duket se është i sigurt që ky plan ekziston.
Mua personalisht ma bën të besueshëm këtë skenar vetë Meta. Nervozizmi i tij është prova e vetme që kam. Grand Koalicioni, nëse bëhet, do t’i japë goditjen vdekjeprurëse LSI-së, që ndërkohë do ketë dalë e dhjetuar prej zgjedhjeve të 25 prillit. Plani për të ikur nga Presidenca dhe për t’u vënë në krye të popullit opozitar pas këtyre zgjedhjeve është gjëja më inteligjente që truri i tij ka prodhuar ndonjëherë. Nëse opozita humbet dhe Edi Rama mbetet në pushtet (pa Grand Koalicion), Meta do ta ketë të lehtë ta realizojë këtë plan. Basha nuk mund të qëndrojë më në krye të PD-së. Do të ishte Berisha vetë që do t’i bënte dalje këtë herë.
Përveç kësaj, Berisha e ka treguar simpatinë e tij për Metën. Ata janë dy miq për kokë në këto kohë. Ngjajnë shumë me sho-shoqin. Sikur të mos e dija që Berisha ka lindur në Viçidol, do të vija dorën në zjarr se ka lindur në Çepan. Dhe anasjelltas. Por edhe sikur të mos ngjanin, ata janë miq nga halli. Ka njerëz që e zvogëlojnë rëndësinë e miqësisë nga halli, por e kanë gabim. Miqësia nga halli qëllon që është më e forta që mund të ekzistojë. Sidomos kur halli nuk ka të sosur, siç është në rastin e këtyre të dyve.
Gjërat ngatërrohen në rast se në datën 26 prill shpallet Grand Koalicioni. Në këtë rast, LSI-ja mbetet në opozitë. E vetme. Për çdo parti tjetër, të qenit e vetme në opozitë do të ishte një ngjarje fatlume, pasi kjo do t’i jepte shansin të bëhej një parti (më) e madhe. Por LSI-ja nuk është si çdo parti tjetër. Asaj nuk i pret puna. Ajo i do gjërat të ndodhin këtu, tani, menjëherë. Lëre pastaj, që ajo i ka mësuar njerëzit se është një parti praktike, një parti pushteti. Askush nuk e sheh Ilir Metën si një udhëheqës kombëtar opozitar që mund të mbledhë potencialisht rreth vetes gjysmën e kombit politik.
Prandaj ai, edhe i vetëm në opozitë, do të mbetej me po atë LSI që do t’i mbijetonte 25 prillit. Shkurt, Grand Koalicioni PS-PD është si lajmërim vdekje për partinë e tij. Por për fatin e mirë të Metës, koalicioni PS-PD nuk i pëlqen as Berishës. Ky i fundit, për shkak të këtij koalicioni, do të mbetej në rastin më të mirë pa ndonjë rol në politikë, e në rastin më të keq i kërcënuar dhe i rrezikuar (gjithnjë, nëse ky koalicion inkurajohet nga të huajt, me shpresën për të minimizuar peshën e dyshes Meta-Berisha, ndoshta edhe duke i çuar një ditë në sallën e gjyqit).
Berisha, në fakt, është i vetmi që mund ta pengojë Grand Koalicionin. Para dy ditësh, ai u shfaq në një televizion pikërisht për këtë qëllim. “Nuk ka për të pasur kurrë koalicion midis PS-së e PD-së,” deklaroi. Ishte një sinjal për Bashën. I shkreti Basha! Nuk di nga t’ia mbajë. Po fitoi (gjë me shumë pak gjasa), nuk ka për ta shijuar. Do të jetë prore nën hyqmin e mentorit. Po humbi, do t’i duhet të largohet nga politika. E vetmja zgjidhje për të do të ishte Grand Koalicioni, që do ta prishte njëherë e mirë me Berishën.
Të shumtët e demokratëve nga ana tjetër do t’i shkonin pas, me siguri. Do të shkonin pas zyrave e posteve. Mirëpo, ky është një vendim i fortë. Si zor që Basha ta marrë këtë vendim. Ai nuk ka këllqe të marrë vendime kaq të forta. Dhe kuptohet, me përkufizim, vendim i fortë për Bashën është ai vendim që nuk miratohet nga Berisha. Ai nuk ka marrë asnjëherë një vendim kaq të fortë. Por Berisha (edhe Meta, sigurisht) nuk i zënë besë. Kanë frikë se ai mund të kandiset nga të huajt, që i pëshpëritin në vesh vazhdimisht se vetëm Grand Koalicioni e mban gjallë në politikë, dhe e bën kryetar de facto të partisë së tij.
Kjo është arsyeja pse Berisha e Meta janë bërë nervozë. Është hera e parë që këta të dy i kanë gjërat disi janë kontrollit. Dhe nuk duhet përjashtuar që shpëtimin ta shohin te ndezja e situatës. Deri në zgjedhje do shpikin vazhdimisht “zyra FRPD-je”, mbi të cilat do të ngrenë shqetësimin madhor të dhunimit të opozitës, për të arritur deri më 25 prill, kur do të flasin për dhunë policore e për banditë që blejnë vota, kur do të fotografojnë Gjushin me Milva Ekonomin, apo Ilir Beqajn me Tom Doshin, duke pirë kafe respektivisht në Durrës e Shkodër etj., etj. Nuk kanë zgjidhje tjetër.
E kanë fare të lehtë t’i thonë Bashës pas zgjedhjeve “ik tani, bëhu def!”, e për rrjedhojë të ndërtojnë një opozitë me Metën në krye. Sipas shumë gjasash, këtë kanë për të bërë. PD-ja do të bashkohet me LSI-në. Por mbetet dyshimi i fortë te të gjithë, sidomos te demokratët, se nuk mund të shkohet asgjëkund me një opozitë të lënë në dorë të një njeriu, e vetmja kartë e të cilit ka mbetur “ta mbrojmë vendin prej komplotistëve ndërkombëtarë, që kanë rekrutuar Edi Ramën si agjent të tyrin në Shqipëri, nëpërmjet të cilit duan t’i bëjnë varrin vendit tonë”. Këtë tezë të fundit, Meta e përsëriti në programin “Të paekspozuarit”. Logjika e tij të linte pa fjalë. Po ua sjell me fjalët e mia thelbin e asaj që tha: “Edi Rama është bërë ministër nëpërmjet një telefonate. Ishte në Paris kur e morën në telefon. Ishte viti 1998. Kush me kë folën në telefon? Nuk ua them këtë gjë sot. Do ta them në kohën e duhur. Por ta dini, që aty zë fill përbetimi i madh kundër Shqipërisë.
Ai u bë ministër, dhe çdo gjë që ka ndodhur më pas, ka ndjekur një skenar të shkruar nga të huajt. Jo më kot u bë kryetar bashkie. Jo më kot Fatos Nano dha dorëheqjen. Nuk ishte rastësi që u bë kryetar i PS-së e kryeministër. Ishte e gjitha e kopsitur. Po teza për t’ia dhënë Serbisë gjysmën e Kosovës, ashtu kot u hodh? Jo, nuk ka asgjë kot. Është një komplot antishqiptar, ku janë përfshirë shumë njerëz e shumë qeveri, të perëndimit e të lindjes, të cilët po përdorin mashën e tyre, Edi Ramën, që është Esad Toptani i shekullit XXI. Dhe unë nuk mund të bëj sehir se si ky komplot vihet në jetë. Unë nuk mund të lejoj që vendi im të poshtërohet e shkatërrohet në këtë farë feje. Unë do t’i dal zot vendit. Sepse nuk jam sorrë. Jam shqiponjë.”
Ju me siguri mendoni se unë po bëj shaka. Nuk po bëj shaka. Ky ishte thelbi i asaj që Ilir Meta deklaroi. Unë e lidh këtë shfaqje të tijën me një plan destabizilimi të vendit, të cilin, më shumë e kam si të vetmin shpjegim të asaj që po ndodh para syve tanë, sesa e besoj. Me fjalë të tjera, Meta e Berisha (i pari me funksionin dhe i dyti me potencialin) janë duke përgatitur një kontekst, klimë apo frymë, që do t’u lipsen nesër, për të legjitimuar aksionin destabilizues. Sepse ndryshe do t’i binte që destabilizimi të lindte nga hiçi. Shpresojnë se Basha nuk ka nga t’ia mbajë. Do të bëjë lojën e tyre, siç ka bërë deri më sot. Siç bëri edhe të premten. Ju kujtohet? Meta, teksa ishte duke nxjerrë dufin në zyrën e FRPD-së, mes të tjerash lëshoi edhe këtë ulërimë: “Ku është opozita? Ajo duhet të jetë këtu.” Dy a tri orë më pas, Basha u pa atje, për të recituar shqetësimin prej dhunës së pushtetit e për të grisur shkresën e policisë bashkiake para kamerave.
Deri në ditën e zgjedhjeve, pyetja në kokën e Berishës e të Metës do të jetë vetëm kjo: “Lojën e kujt do të bëjë Lulzim Basha? Të vetën apo të tyren?” Kjo pyetje ndërkohë bëhet edhe nga shumë të tjerë. Por unë e kam përgjigjen. Lulzim Basha ka për të mbetur ai që ka qenë, një idiot i dobishëm. Prandaj, duhet të përgatitemi për versionin e destabilizimit. Gjithnjë, nëse opozita humbet zgjedhjet.
30 vjete me jete histor destabilizimi. Le ta provojne se do u shkerdhehet motra saliqenerve.
Qfare eshte Ky njeri??? Nje here i kishte vu emrin emisjonit serbisht tani Turqish?? Po more idjote gomare Arrnautistane na Quane Turqit Serbet dhe Greket… Po pse na ofendone o Mustafa se ti as emrin nuk e ke shqipte… Sa per destabilzimin mos e ke proplem se vjen prap Sander Lleshi dhe i Ben zap siq jave beri per 2 vjet rresht. Sali Gerdecit dhe ilir hajduti mbase andej me daten 26 Prille 14 mi forca Ameriken ke me Shqiprie..
Nuk do ketë as një destabilizim. Këtë më mirë se kushdo e dinë Salehu dhe Ilirmuta. E kanë në mendje dhe e shtrojnë si opsion vetëm që të friksojnë shqiptarët dhe të nbajnë shtrënguar milirantët, që të votojnë për ta (dmth të votojnë PD-LSI) dhe kështu të maksimalozojnë votat, thënë ndryshe mos pësojnë një disfatë katastrofike. Kjo i tremb shumë, sepse pas kësaj troket në derë SPAK, që u ka nxjerrë gjumin, por se edhe ky kam bindjen se atë ditë po pret.
E dyta edhe sikur të gjitha këto mos ndodhin, ata humbin, por jo aq dhimbshëm dhe fiton përsëri makthi i tyre Rama dhe kështu u shkon në mendje një marrëzi tjetër, ciladoqoftë ajo. Precedentët i kemi. Por as kjo nuk do t’u ecë, sepse në 26 prill në Tiranë do zbarkojnë trupat e NATO-s, për stërvitje sigurisht, por hija e tyre është e rëndë gjithsesi. Ndaj sipas mendimit tim, ashtu siç Muç Nano e pranon me rezerva, nëse PS nuk fiton e vetme, siç pretendon, jo me dëshirën e Bashës edhe pse kundër BM (Berisha-Meta), kulisat e diplomacisë të atyre që gjithmonë kanë vendosur për fatet tona, për hatër “të stabilitetit vendit e rajonit dhe realizimit të reformave për antarësimin në BE”, të detyrohen të bashkëqeverisin nën siglën e Qeverisë së “Stabilitetit dhe Integrimit”. Nuk përbën asnjë çudi, për më tepër që precedentë të tillë nuk janë të panjohur as tek ne si në vitet 1991, 1997 dhe pak a shumë në vitin 2017, por as dhe në në Europë. Nuk është e dëshirueshme, por mund të bëhet e detyrueshme. Të gjitha këto, nëse plani i Ramës për një qeverisje të vetme, nuk realizohet.
Opsioni i fundit mbetet të shkohet përsëri në zgjedhje, por kjo do jetë me një kosto shumë të lartë, jo financiare sigurisht, por shumë më të gjerë në shumë aspekte, për situatën ku ndodhet vendi sidomos Rindërtimi dhe Pandemia. Gjithë këtë panoramë do na e kthjellojë apo këtë puzzle do të na e zgjidhë 26-27 prilli. Deri atëhere edhe 47 ditë.
Ore pse flisni budallalleqe! Nuk ka koalicion PS-PD. PS do te udheheqe e vetme dhe nuk do te bashkepunoje me kriminelet e Sali Berishes. Duhet te jesh pa tru te sugjersh koalicione te tilla.
Mer rob shpie
Sa shume kane degraduar rilindasit.
E vetmja shprese mbas 8 vjet vetem vjedhje dhe tallje, eshte te vazhdojne te tallin trapin me rilindasit.
Edhe mendia me idiote me delenxhie nuk mund te arije te kuptoje se si mund te beje koalicion rama dhe basha.
Nese rama fiton zgjedhjet nuk e kupton dot njeri se cfare i duhet basha.
Nese rama humbet zgjedhjet ,perse basha duhet te mari ramen.
Arsyeja eshte e thjeshte.
Delenxhinjte duhet te mbahen me shprese se edhe po humben zgjedhjet do jene ne qeveri.
Nderkohe qe e verteta eshte krejt tjeter.
E verteta eshte se nese rama fiton zgjedhjet ilir meta do shkoje ne burg
Ndersa nese rama humbet zgjedhjet eshte ai qe do shkoje ne burg ,bashke me ndonje tjeter.
Nisur nga rezultati i zgjedhjeve te 2017
Ku rilindja ka mare 764.000 vota
Ndersa opozita 793.000 vota
Duket qarte halli i Muços.
PS: ky filmi se rama do qeverisi me bashen ne 2017 funksionoi dhe ne zgjedhje nuk dolen rreth 200.000 demokrate. Sot nuk funksion me. Po tiu shtosh shifrave te 2017 edhe keta 200.000 humbja e rilindjes del katastrofike.
Ben,o koqe,
këto hesapet e tua janë si hesapi i Nasit 2 kokra ullinj,3 okë vaj.
Në 2017 PD mori 420 mijë vota.
LSI 190 mijë.Gjithsej 610 mijë.Kupton o BOLE?
Me arithmetikën e Lulit ty të duken 930 mijë.
Ato 200 mijë të pretenduara për PD nuk janë vota të munguara,por të vjedhura nga Saliu,historikisht që nuk i ka patur PD asnjëherë.
Kupton o BOLe?
ANALIZE PERFEKTE.
Une as dua ta lexoj fare se c’do te thote Muçua,veç nga titulli mendoj dhe besoj se ska per te ndodhur nje aleance me bastunin e Berishajve e Malltezeve,me hajnine profesioniste qe perfaqesohen nga nje dordolec i personifikuar ne Lul Bashen,qe pas cdo dite fushate,ne darke jep llogari tek Saliu e Zeni, dhe merr direktiva mbi cka do te llomotise diten tjeter.Nuk dua te mendoj as per nje seconde qe ata te PS-se,duan te hymbasin elektoratin e tyre.Prandaj qe ,Muçua me kete titull ,ngjan me shume me nje thenie te nje fallxhore.”gran coalicioni dei mie coglioni” Muço,futja tia fusim eshte ky opinion i Muços.
Bravo Muç Nano.Analize perfekte.Mir do kish qene qe koke lopa ta kish pranuar ftesen tja kishe nxjer bojen.Por ai e di qe me ty e humbet davan dhe si karagjoz si palaço si i degjeneruar vete tek ArjanÇani qe ka po te njejtat karakteristika karagjoz,palaço i degjeneruar.Por ky kar president eshte dhe hajdut edhe me problrme mendore.
Po nqs fiton or muç opozita çfare do te ndolle a duhet qe edhe njehere shqiprija te kthehet ne vitin 97 ndoshta se atij te viçidollit si del shpirti pa e ate vende te shkaterruar keshtu zbaton edhe porosite e shefave qe ti i njeh mire dhe tash ke ba edhe programin arnautistan e na e ven edhe ate stanin mrapa qe te kujtosh feminine kur shkoje me bageti ne stan por loshesh kot mor muç se kerkush nuk ka mujte me zbulu se ka jetu kush para nesh ne kte e ne jemi te paret ktu e nuk kemi ardhur prej staneve te stepave si mundohesh rjua bash qefin miqve te tu qe e gjithe bota e din kur kane ardhe e prej ku kane ardhe.
Po nqs fiton opozita or muç çfare do te ndolle a duhet qe edhe njehere shqiprija te kthehet ne vitin 97 se kushedi atij te viçidollit si del shpirti pa e pa ate vende te shkaterruar se keshtu zbaton edhe porosite e shefave te tij qe ti i njeh mire bile tash ke ba edhe programin arnautistan e na e ven edhe ate stanin mrapa qe te kujtosh feminine kur shkoje ne stan me bageti por loshesh kot mor muç se kerkush nuk ka mujte me zbulu se ka jetu kush tjeter para nesh ne kte vend e ne jemi te paret ktu e nuk kemi ardhur prej staneve te stepave si mundohesh ti me jua ba qefin miqve te tu qe e gjithe bota e din kur kane ardhe e prej ku kane ardhe.
Amin, E dine qe jane humbes.S mund te lejojne zgjedhje normale, eshte vetvrasje.
o mustafa ne 26 prill ska per te ndodhur asgje..mos flisni brockulla…per shume arsye e mbi te gjitha se shqipetaret nuk vriten me njeri tjetrin per politikanet po aq me shume per ilirin e saliun..jane pakice e pakicave e i mbyt shumica qe duan paqen.. punen bashkimin .me te tremburit jeni ju te studiove qe shikoni enderra me gogola e ja u tregoni shqipetareve keni mbetur ne bunkeret pa drita ..keni ngelur ne mentalitetin e salizmit e te nesermen e shikoni me lufte.po nuk eshte keshtu..salistat jane futur ne vathe..skane nga ja mbajne ..pamfleti i rames i ka perveluar politikisht i ka nxjerre cupllak si dordoleca qe strembin as zogjte
.
Analize shume e besueshme.Kur shkruan mire shkruan mire Mustafa Nano
Ne 26 prill ke.me mijera forca amerikane ne shqiperi a thua te jet rastesi? Pse se di bota kush Like FLORIRI dhe Sali krimineli. Ashtu kercenuan edhe per zgjedhjet lokale po nje hale Ben.
Muci. Une te lexoj vazhdimisht, por kete radhe ke treguar qarte se je nder gazetaret exelent ne Shqiperi. Megjithate, nje gje nuk po e kuptoj nga ju analistet. Vertete ju e shikoni Berishen dhe Meten ne krye te opozites dhe udheheqes te destabilizimit te vendit dhe jo ne Rec?!
Asgje nuk ndodh , pervec ndonje KARAGJOSLLEKU,si ky i “mbrojtjes” te zyrave te SALI …….Shehut , apo ndonje tentative tjeter akoma me GROTESKE qe mund te krijojne .
I pame me 25 qershor , u munduan me dekretime e c’dekretime , u betuan e perbetuan , dogjen dhe nja dy shkolla , si perfundim , zgjedhjet u bene , u certefikuan , administrata vendore vazhdon punen , ata qe krijuan probleme mbeten JETIME , s’ju dolen per zot organizatoret , u pergjigjen personalisht para organeve te drejtesise .
Kjo gje do ndodhe dhe me keto zgjedhje , mire eshte te behen te qeta , pa probleme dhe 25 prilli te jete dite feste , si c’thote dhe presidenti , dhe ne fund kush te fitoje , ti urojme ,pune te mbare !
po ajo stervitja e madhe e NATO, perse fillon ne dt 26 prill ????
pse nuk i dine ata te gjitha keto dhe shume te tjera ????
po kush e mendon tua hedhe perendimoreve gabohet!
Analiza qendron plotesisht ! Edhe pergatitja per destabilizim,te nesermen e zgjedhjeve,po behet shume hapur nga Meta & Berisha ! Fuqite e medha perendimore,ndjekin situaten,retoriken e “luftes” me parrulla nacionaliste te presidentit dhe ish presidentit ! Kurresesi nuk do lejojne destabilizimin e nje vendi europian dhe anetari te NATO’s ! Tashme eshte shume e qarte aresyeja pse nje dite pas zgjedhjeve,ne vendin tone nisin manovrat me te medha ushtarake te aleances ne gadishullin e Ballkanit.Disa mijera trupa,ketu prezente ! Rrini te qete ! Te dy nxitesit do perfundojne ne “izolim” ! Jeta do te vazhdoje normalisht ! Lymi Tutit
Mendoj se duhet konsideruar ne keto rrethana, nje tjeter version qe po merr forme; Nje “destabilizim” i kontrolluar per te justifikuar eleminimin e dhunshem te Metes dhe Berishes ne te njejtin moment dhe konservimin e Luli Bashes, qe kupton vec gjuhen e pengut, per te vazhduar idjotin e dobishem ne nje tjeter epoke politike, per llogari te tjeter padroni. Trupat amerikane te armatosura deri ne dhembe, se bashku me trupat e gjithe Europes ne territorin tone deshmojne qarte, qe nuk ka per tu pritur me nje eleminim i Berishes dhe Metes me ane te drejtesise qe nuk po funksionon dot, por i eshte dhene prioritet absolut nje zgjidhje te dhunshme per dy mbeturinat toksike te politikes sone 30 vjecare.
Ceshtje javesh dhe do te gjenden o te vetvrare ose te masakruar nga forcat speciale, te denuar njezeri nga gjithe kancelarite perendimore si terroriste antiperendimore.
Te behen shembull thua , si bashkbellezerit e tyre ?!!!
A rehabilitohen vèrtetè Rama dhe Basha, po qe se na “gjejnè koalicionin magjik” tè zgjidhjes sè problemeve tè tyre personale, ku Berisha dhe Meta, na pèrfundojnè nè bankèn e tè akuzuarve?
Bir Selman i nènès, kè tè qajè mè parè, ata kriminelè qè ishin apo kèta tè marrè?
Kanè bèrè para kèta o Mustafa dhe si rèndom tek shqiptarèt, ata qè bèjnè para, fillojnè tè fluturojnè me atè prasin nè pjesèn e mbrapme. Iu duket vetja mbretèr. E tyre èshtè bota.
Nuk funksionon kèshtu Mustafa.
Nuk mund tè ketè asnjè koalicion plehrash,,,kjo èshtè ajo qè pèrfaqèsojnè tè dy palèt.
O SPAK, o ky vènd ka marrè fund.
Deklarata kaq te hapura te Presidentit , se perendimi dhe lindja kercenojne shqiperine nuk duhet marre kaq lehte…Moderatoret , gazetaret dhe analistet duhet te ishin marre me kete deklarate.Nese eshte i lajthitur ahere duhet larguar nga posti, por ai sot eshte presidente dhe deklarata e tij duhet shikuar si deklarate e dhene nga Presidenti jo Iliri..Pr mua kejo deklarate publike sjelle nje shqetesim te madhe per sigurine kombetare te shqiperise dhe mbare kombit..I vetmi dyshim qe kame eshte pse sndihet opozita per kete ceshtje , por vec nga presidenti…Ekuacion me shume te panjohura….!
MUCI ben pjese tek ata pak analiste me integritet qe kane ngelur ne tregun e analisteve apo edhe te gazetarve ne Shqiperi.Analiza ne kete shkrim qendron dhe destabilizimi ka qene nje nga skenaret me te preferuar te PD ( nenkupto Doktor Vdekjen ) sapo kuptoi qe me vote nuk vinte dot ne pushtet dhe historia e ketij tranzicioni te stergjatur ne Shqiperi ka treguar se ky skenar eshte perdorur jo pa sukses ne jeten e politike te PD.
Sot, ekuacioni behet i veshtire per te gjithe lojtaret ne keto prag zgjedhjesh . Alternativat jane te pakta per Saliun dhe Meten pasi ata luajne per jete a vdekje ne keto pale zgjedhje ndaj dhe jane ne te njejten gjatesi vale me njeri-tjetrin. Qe te tre ( Sali,LULI dhe Meta ) jane keqas te inkriminuar ne aktivitetin e tyre politik dhe shume gjera i kane bere bashke. Luli pranoj te futet ne politike i kapur apo i shtyre nga shume motive ku me kryesorja mendoj se ishte etja per para e pushtet. Te dyja ju embesuan ne fillim dhe u la keqas te perfshihej ne shume afera korruptive me qellimin e vetem qe ka kishin ne xhep nese do te perpiqej te dilte nga loja pasi te ishte pasuruar. Tani, ata mendojne se Luli nuk ka ku te leviz bishtin por une mendoj se LULI prap ka pak me shume hapasire per manover se dy te paret ( LIKJA dhe Saliu ).
Jo pa qellim Rama gjithmone e ka vecuar Lulin ne sulme dhe ne jo pak raste i ka afruar atij koncesione ne kembim te daljes nga loja jo se e vlereson si politikan por vetem e vetem qe te prishte kete trinom shkaterrues per te ardhmen e shqiperinse. Nuk e di nese Luli do te kete force te dale nga loja duke i denocuar te gjitha krimet e dyshes Berisha Meta dhe natyrisht te marre edhe pjesen e vet ne kete te keqe. Si i penduar, atij organet e reja te drejtesise do ti afrojne lehetesite e nje te penduari ne kembim.Ky eshte skenari qe e nxjerr nxjer Lulin me pak te demtuar, por natyrisht jo te palagur teresisht nga bashkpunimi ne krim me dyshen e famshme Sali dhe Meta,
Nese, nuk e zgjedh kete skenar athere Luli bashke me Saliun dhe Meten jane ne te njejten barke ate qe quhet barka e vdekjes politike te tyre por jo vetem.
O Muc kush do ta destabilizoje vendin?? Apo je dhe vete ne te njejten linje?!
Sado te mundohet nje qeveri pasardhese, kurre nuk e arrin destabilizimin e qeverise Rama or ti Muc Nanaja!
Se helbete, ate Borxhin Publik nuk e ben dot 100% de!
Perse e ka emrin ‘arnautistan’ programi? Tingellon shume negativ per shqiptaret. Nqs do ta thuash si c’e thone Turqit, fjala eshte ‘Arnavutluk’. Gjithsesi, nuk e di perse duhet ti referohesh me ate fjale Shqiperise, sidomos ne nje emision televisiziv!
Për hir të së vërtetës :
1- Nuk ka kthim mbrapa.
Shkruajmë vitin 2021,shqiptarët janë ndërgjegjësuar që dhuna nuk është zgjidhje,
ata janë lodhur nga ky i ashtuquajtur tranzicion.
Natyrisht,ka vënd për kritikë në mënyrën e qeverisjes,
natyrisht këta edhe kanë vjedhur,poooor, një kthim mbrapa(me këtë nëkuptohet riciklimi i fashizmit berishian)
do të ishte me pasoja katastrofike për Shqipërinë.
Ka edhe një aspekt tjetër me rëndësi jetike,Perëndimi e ka bërë dalje Brek’skishën dhe Metën.
Ka shqiptar normal që mendon se Rama vendos çfarë drejtimi dhe në cilën anë do rrjeshtohet Shqipëria ?
Muço,ai obsioni i dytë përjashtohet kategorikisht,ato ulurimat e Lilos i ngjajnë
asaj këngës së atijë çobanit që kërkon lopën natën në pyll dhe nga frika këndon me zë të lartë,
për ti dhënë zemër vetes.
Ha-mer-ika nuk i dërgon kotë marinsat më 25 të prillit,
kjo e ka nxjerë Liken nga binarët.
PS: Hapa fjalorin e mjekësisë për diagnozën e Lilos,
Përcaktimi korrekt është:Sindroma të karakterit me trubullime psiqike.
Amerika do dergoje marinsa me 25 prill per te mbrojtur nje pushtet te kalbur si ky i Rames!
Marrezia rilindjote nuk njeh kufi dhe nuk ka fjalor mjeksie t’ja pershkruaj diagnozen.
Asgje nuk do bejne dot , pervec ndonje zhurme kot si kjo e FRD. Nje mut qe te hane..Maksimumi qe mund te arrijne eshte qe te shtojne ndonje paragraf ne raporin e OSBE-ODIHR per dhune ne zgjedhje.
Perfundimisht keni pjerdhur dhe nuk lexoheni me shume me keq se gazeta 55 e Fariut..!
Ketu vihet vetem per te lexuar komentet e Ilir Beqir hajdutit dhe fansave te tij, si dhe komenteve te fares se keqe te idhujve dhe bijve te barba pillos dhe barba takut lol.
Te gjithe hajdutet nje nga nje pata ligjit per cdo dosje per cdo vjedhje qe nga rruga e kombit dhe gerdeci te miliardat e marra borxh nga edvini ( borxhi me i madh i marre ndonjehere) per tja u hequr fakirave goja dhe per tja u dhene barkderrave me kosto astronomike ne nje vend ku puntoret e oligarkeve paguhen me rroga afrikane..
Ju kujtohet ca thane shoferet e ambulancave te spitalit amerikan qe vetem per nje kolonoskopi duan 180 mije leke
Deri tani je i vlefshem per skeap , po vazhdove me keto mendje o Muc do perfundosh ne kosh te plerave , cjane keto idjotlleqe qe shkruan ?? Dhe lush te tha ty qe cdo gje eshte e kopsitur ??? Po Gerdeci ?? Po Cez ?? Po skandaler e Metes ?? Edhe ato te kopsitura ??? Ti po di gje thuaje tani , neser a pasneser nuk ja vlen , tani eshte momenti ….. di gje , e thua , e denoncon ne Prokurori , sdi gje , ri e ha plenc ….. mos u be qesharak Muc , nuk ja vlen…….