30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve, mesazhi i DASH: Shqipëria s'ka një aleat më të madh, partner ose mik se SHBA. Mirënjohje për lidershipin në rajon

15 Mars 2021, 14:04Politika TEMA

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kujtuar sot me një mesazh 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Zëdhënësi i DASH Ned Price deklaron se sot festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar, teksa shprehet shpresëplotë për projektet e së ardhmes.

“Në 15 mars 1990 SHBA dhe Shqipëria rivendosën lidhjet diplomatike. Sot ne shënojmë këtë përvjetor dhe zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe komunitetin euro-atlantik.

Kemi shumë për të festuar. Përgjatë 30 vjetëve të fundit Shqipëria dhe SHBA-të kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë të bazuar në vlera dhe qëllime të përbashkëta dhe lidhjen nga njerëzit me njerëzit. Shqipëria është një aleat i palëkundur i NATO-s.

I jemi mirënjohës Shqipërisë për lidershipin e saj dhe rolin e saj në promovimin e sigurisë rajonale e globale përmes kontributit të saj si anëtare e NATO-s. Së bashku ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në vizionin tonë dhe të rrisim marrëdhëniet tona.

Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, partner ose mik se SHBA-të. Ne shohim përpara se çfarë mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, deklaron Price.

Today we mark the 30th anniversary of the re-establishment of U.S.-Albania diplomatic ties. We celebrate the strategic choice of the Albanian people to embrace democracy and the strong partnership we have built. We look forward to what we can achieve together going forward. pic.twitter.com/a9YBLQwWVg

— Ned Price (@StateDeptSpox) March 15, 2021

2 komente në “30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve, mesazhi i DASH: Shqipëria s’ka një aleat më të madh, partner ose mik se SHBA. Mirënjohje për lidershipin në rajon”

  1. Celik Titan says:

    Cfare fjalimesh boshe qe vetem injorantet dhe sharlatanet si Ngjala mund ti besojne.

    Eshte pare roli i Amerikes aka cifuteria nderkombetare ne 30 vite ne Shqiperi.

    Promovuat shkaterrimin e gjithe industrise dhe ushtrise ne Shqiperi, keni promovuar llumin e vendit ne krye dhe Shqiperia eshte bere han pa porta ku hyjne dhe dalin Soroistet

  2. Timi says:

    Me shpresën që ashtu do mbetet. Aleati më i madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje