Alibia dhe kërcënimi i rrezikshëm i Metës: Një civil i skeduar na provokoi! Garda gati ishte, për çdo situatë

15 Mars 2021, 22:13Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka folur për përplasjen e ndodhur mes tij dhe efektivëve të Policisë Bashkiake, disa ditë më parë në selinë e “Frymës së Re Demokratike”.

I ftuar në televizionin e familjes se Berishes, Meta sqaroi se personi që e provokoi, i veshur civil, nuk ishte i skeduar por u skedua nga Presidenca.

Kur gazetari vuri në dyshim sigurinë e presidentit, numri një i shtetit tha se nuk kishte rëndësi.

Pashë aty që kishte tension. I thashë hajde ngjitemi lart. Pati një përpjekje për të penguar mua, nuk pati ndonjë përpjekje të drejtëpërdrejtë.

Kur ne ngjitemi lart me Z. Shehu dhe Panariti, një person i cili aty është civil, është i skeduar, godet drejtuesin e FRD të Tiranës dhe përplaset edhe me personat që më shoqëronin mua.

Dhe me një fjalor ordiner bërtet edhe atyre që ishin me uniformë që të na ndalonin.

Dhe aty nuk durova më. Sepse mu kujtuan ata banorët e Astirit, nënat e Bregut të Lumit që u hodhën gaz për ti nxjerrë me dhunë nga banesat.

E skeduam ne, nuk ka rëndësi, me rëndësi është të shpëtojë demokracia. 

Ka pasur dhe do ketë presidenta e kryeministra. 

Me rëndësi që të shpëtojmë demokracinë. 

Duke mbrojtur demokracinë mbrojmë Shqipërinë, mbrojmë shtetin e Kosovës.

 Garda gati ishte, për çdo situatë,”-tha Meta.

5 komente në “Alibia dhe kërcënimi i rrezikshëm i Metës: Një civil i skeduar na provokoi! Garda gati ishte, për çdo situatë”

  1. ttt says:

    I MJERI TI!
    DO TE VIJ NJE DITE QE EDHE FEMIJET E TU DO TE TURPEROHEN NGA BUDALLALLEQEY QE PO BEN.
    NE TE SEMES JU QOFTE TE GJITHE ATYRE SI PUNA JOTE………

  2. ida says:

    I rrjedhur!
    Jo po çadra pistolete, e terci e verci…!

  3. Tutu says:

    O qyqi o ti qe rri ne karriken e presidentit…. gjukim dhe justifikim me te mjere nuk ka..,!!!!

  4. Drini says:

    Ore fundrrine ti arrite te behesh President. Nuk respekton as institucione as ligj. Vjedhes ordiner. Na turperove te gjithe neve sepse je i veshur me petkun e Presidentit. Nuk ja falim kurre qe rama te beri President ty o manjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje