Jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan, investimi që klubi i Partizanit po kryen në ndërtimin e një kompleksi moderen që plotëson të gjitha standartet europiane është drejt finalizimit.
Ky investim do ishte i përfunduar, por fatkeqsisht disa burokracira po mbajn pengë këtë kompleks moderen që po është i gjithi privat, fal iniciativës që ka marrë numri një i presidencës së kuqe Gaz Demi.
Presidenti i Partizani Gaz Demi ka folur dhe njëherë për problematikën që po mban peng këtë investim të një prej klubeve më të mëdha në Shqipëri.
“Për të folur për kompleksin duhet një të flasim gjithë emisionin. Historia e Partizanit është e turpshme pasi e dijnë të gjithë që unë kam marrë vetëm një stemë të Partizanit edhe në Kategori të Dytë. Kam sakfrifikuar paratë e familjes time.
Hoteli dhe stadiumi kanë mbaruar pothuajse, por duhen disa burokraci. Është e turpshme që ne kemi ngelur për diçka gjëra të vogla burokratike, ordinere.
Nuk është vetëm shtëpia e Partizanit, por i vlen Shqipërisë. Ajo mund të jetë gjëja më e madhe që politikanë të vlerësojnë pasi është një fushë edukimi për fëmijët.
Nuk vlen të vazhdoj për këtë punë sepse ka ngelur për diçka të vogla që duhet një emision investigative”, u shpreh Gaz Demi për RTSH.
Respekte gaz demit
Qeveria duhet ti jap zgjidhje ketij investimi. Bravo Gaz Demit qe po ben nje investim gjigand
Nuk mund te harrohet cfare i bene Skenderbeut dhe Korces, falangat Shyti, Dervishi, Zeka, dhe avokatuci Shehu. Per te arritur ketu
Po c’eshte ky turp, sipermarrje e gjithanshme private plotesisht dhe se le te marre fryme burrokracia. A ka sy dhe veshe Kryeministri e ta perfundoi menjehere kete cudi e cmenduri. Ku je o Brace Ziu, se Gjoja me je edhe sportdashes i Partizanit. O Lyl e o Ilir Meta (uti) shkoni dhe beni fushate aty, nese jeni per perkrahjen e sipermarrjeve Shqiptare. Ore politiqener, ore armiq te ketij vendi, more shushunja te poshtra
Gaz,ku i gjete gjithe keto para?
THUAJ RROFTE XIBRAKA ME OLSIN!
O tifozi karcar, Skenderbeun e shkaterruan ata qe e drejtonin “presidenca e klubit”, qe vinin baste dhe manipulonin ndeshje! Skenderbeu u monitorua me sistem vezhgimi nga FIFA dhe UEFA dhe u denua! Fajin ja u kane ata qe talleshin me skuadren dhe tifozet duke shitur ndeshje, per te mbushur xhepat. Atyre kerkojuni llogari, mos kerko qiqra ne hell dhe fajtore imagjinare!