Futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit vijojnë të bëjnë paraqitje mjaft të mira me ekipet e tyre.
Një paraqitje të shkëlqyer ka dhuruar mbrëmjen e së dielës mbrojtësi shqiptar që luan në radhët e Napolit, Elseid Hysaj.
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’ kundër Milanit, Hysaj ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë vendimtar në disa raste për gol nga ana e ekipit milanez.
Sipas të dhënave të marra nga ky uebsajt, Hysaj ka qenë 73.7% i saktë në pasime në të gjithë ndeshjen dhe ka arritur të fitojë 7 nga 9 duele në fushën e lojës dhe 1 nga 3 duele në ajër.
Kjo ka qenë një fundjavë fantastike për Kombëtaren Shqiptare, me paraqitjet e mira të futbollistëve tanë, duke filluar nga mbrojtja me Elseid Hysaj, në mesfushë me Endri Çekiçin, i cili shënoi gol në Turqi dhe duke mbërritur në vijën e sulmit ku Myrto Uzuni shënoi golin e 9-të me Ferencvarosh.
Gjithashtu, edhe reparti ofensiv ka shkëlqyer pasi Cekici dhe Uzuni kanë shënuar për skuadrat e tyre.
Endri Çekiçi, ka shënuar një gol këtë të shtunë me skuadrën e Ankaraguxhu në ndeshjen kundër Goztepe.
Shqiptari, i cili e nisi ndeshjen si titullar bëri një ndeshje mjaft të mirë, duke u vlerësuar edhe si një nga lojtarët më të mirë në fushë nga SofaScore.
Endri Çekiçi ka luajtur deri tani 21 ndeshje me ekipin turk, ku në 16 ndeshje është aktivizuar që në minutën e parë dhe ka arritur të shënojë dy gola.
Edhe Myrto Uzuni ka shënuar gol në fitoren e thellë të Ferencavrosh 5-2 ndaj Paks në kampionatin elitar hungarez.
Në minutën e 49-të të takimit teksa rezultati ishte i fiksuar në shifrat 1-1, Ferencvaroshi fiton një penallti, që transformohet në gol nga sulmuesi shqiptar. Bëhet fjalë për golin e nëntë në kampionatin hungarez të sulmuesit beratas, që po kalon një sezon mjaft të mirë dhe ka qenë protagonist çdo javë.
Po këtë sezon, shqiptari ka shënuar dy gola në fazën eliminatore të Champions League, duke ndihmuar ekipin e tij të kualifikohej për në fazën e grupeve, ku më pas do të realizonte edhe një gol ndaj Juventusit.