Për ata që vaksinat iu duken si vota!

16 Mars 2021, 13:02Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ndoshta edhe janë të tilla vaksinat. Pra, që sjellin lëvizje e spostime në një garë elektorale, ose në pëlqyeshmërinë e një qeverie. Kjo nuk është e pakuptueshme dhe as e pashpjegueshme. Njerëzimi ndodhet prej një viti në një garë që si çmim ka jetën. Dhe kur bëhet fjalë për jetë a vdekje, bëhet gjithashtu fjalë edhe për kurora dafinash ose ferrash, në qafën e atyre që menaxhojnë krizën, kudo në botë.

E megjithatë efekti elektoral i vaksinave do duhej të ishte vetëm anësor, e madje dhe cinik, në këtë garë botërore për jetën. Fjala vjen, s’dihej të ishte një mollë sherri për votat në Lezhë a Delvinë, po një argument shumë serioz për jetët e lezhjanëve e delvinjotëve. E megjithatë këto orë duket se po përjetojmë një garë të pisët politike shqiptare, e cila me vaksinat ka pak të bëjë, por merret me efektet e tyre anësore – jo me trombozat, por me votat!

Disa vende evropiane kanë pezulluar përkohësisht, për shkak të disa rasteve të dyshuara mpiksjeje gjaku, fushatën e vaksinimit me vaksinën Astrazeneca. Duket më shumë si një rivalitet tregjesh mes BE dhe Britanisë së Madhe, e cila këto orë, nga ana e saj, ka shtuar ritmet e vaksinimit me Astraeneca.

Arbitri i kësaj situate i ka idetë të qarta. OBSH dhe EMA kanë nënvizuar se përfitimi nga vaksina në fjalë është shumë i lartë sesa risku i mpiksjes që gjakut, pasi rastet në fjalë, pas 17 milion dozash të injektuara, janë më të vogla sesa ritmi i trombozave tek njerëzit në kushte normale, pa vaksina në mes. Përtej kësaj, rastet e mpiksjes në Skandinavi, Itali etj, janë të palidhura shkencërisht me vetë vaksinimin me Astrazeneca.

E megjithatë kaq barut mjafton e tepron për topat e politikës shqiptare. Megjithëse popullata i pret vaksinat si ujët e pakët në të gjitha meridianet e paralelet e globit, megjithëse në Ballkanin Perëndimor kanë zbarkuar deri më sot fare pak të tilla, sherrxhinjtë politikë e mediatikë të Tiranës nuk po lenë gur pa lëvizur për të anatemuar vaksinën britaniko-suedeze pikërisht në momentin që ajo po injektohet në krahët e mësuesve në të gjithë Shqipërinë.

Tashmë është e lexueshme fare qartë e zeza në të bardhë se një pjesë e politikës shqiptare e do vendin pa vaksina ditën e zgjedhjeve. Me fjalë të tjera, vaksina konsiderohet një faktor i padëshërueshëm në duelin për jetë a vdekje të 25 prillit, pasi qeveria mund të fitojë ca pikë që prishin llogaritë e shifrave dhe mund të bëjnë që balanca të anojë nga Edi Rama.

Kjo parti njerëzish që mendojnë se është më mirë të ketë ca vdekje më shumë, por ama të shporret qeveria, po luan një lojë sa cinike, aq edhe të ndyrë në planin njerëzor. Deri dje i thonin Ramës se dështoi që të sjellë vaksina, tani që lexojne deklaratat e tij provokuese se “do të vijë një mal me vaksina”, na del se vetë vaksinat nuk qenkan të mira.

Në katër vjet kjo qeveri ka pasur si risk të saj, në bilancin e punëve, një tërmet dhe një pandemi. Mund të thuhet se në funksion të garës elektorale Lulzim Bashës s’i ka ecur aspak keq fati, tjetër punë sa i zoti është që ta nxjerrë ose gomarin e tij nga balta. Nëse në këtë bilanc në gri të thellë futen dhe vaksinat, sharësit e tyre sërish nuk kanë pse qahen. Kanë plot për të thënë e për të bërë deri në zgjedhje.

Vaksinat nuk janë vota, avoketër të vdekjes! Fati juaj elektoral nuk lidhet me gabimet e një laboratori diku në Suedi që ka hedhur në shishe lëngun e gabuar, por me aftësinë për të qenë bindës tek ata që do ju votojnë. Lerini vaksinat dhe vaksinuesit në punën e tyre, se po shpëtojnë jetë njerëzish. Merruni me veten kryesisht, sepse aty qëndron tromboza politike që ju ka mbajtur tetë vjet në opozitë!

11 komente në “Për ata që vaksinat iu duken si vota!”

  1. Rosa canina says:

    shum sakt
    Brilant….ky shkrim

  2. pyeteni nje here te vetme, ekspertin e shendetesise, ish-in Ilir Beqja, says:

    Jo “per ata”, mos e pergjitheso kot o Minxho!
    Thuaj – “Per ate, qe vaksinat i duken si vota”!
    Doli para pak kohe e tha – ‘Kurre nuk marrim vaksina ruse’ (Duke kujtuar se do ti vinte ndonje Medalje Ari nga BE)
    Pastaj si shpesh here e lepiu ate qe tha dhe sot po kerkon ti bleje ato vaksinat ruse!
    Doli percaktoi grupmoshat qe do merrnin vaksinen, profesionet, (sa nuk beri dhe listen nominale te te vaksinuarve)
    Doli e i beri vaksinimet ne…stadium (!) si askund ne bote!
    Ka emeruar nje grup Ekspertesh qe as i pjerdh fare nga ku Dr. Tritan Kalo e pati te pa mundur te largohej!
    Tani o Minxho nuk ke nevoje me shume, edhe ti si gjithe tjeret e di se kush eshte tipi qe prej vaksines shpreson vota!

  3. Qemali says:

    E thua vetë dhe komenton vetë. Rama tha se jemi në një linjë me BE dhe sa atëhere vaksina ruse nuk kishte marrë aprovim. Sa I çuditshëm që je!

  4. Pensionist says:

    Ky grup nekrofagësh i ka sjellë vendit mijëra e mijëra vdekje, prandaj nuk i shpëtojnë dot traditës sê tyre dhe përmes kësaj tradite kërkojnë të vijnë në pushtet.
    Jo rastësisht këta barbare nuk arrijnë të shikojnë nga vetja. Mosnjohja e vetes është qëndrim në batak, ku mjedisi prodhon ndotje dhe toksikim. Këtë realitet tashmë e njeh i madh dhe i vogël në Shqiperi, përjashto ca të shitur dhe miopë, që shmojnë pas horrave dhe janë gati të vriten me kundërshtarin pklitik për shefin e tye dordolec e kriminel. Problemi i koalicionit barbar është se nuk i intereson jeta e qytetarit, por pushteti i bajraktarit.
    25 Prilli është Dita e SOVRANIT!
    Lereni të lirë SOVRANIN, barbare! Ai do të flasë vet në këte ditë të shënuar dhe do tu japë vlerësimin: secilit sipas kokës do t’i vërë festen!
    Hiqni dorë nga dhuna, mashtrimi dhe konfrontimi, bëhuni njerëz të dobishëm për vendin, ndryshe rrugëve do të mbeteni!

  5. Tani says:

    20 shtete kane pezulluar vaksinen Astra Zeneca ndersa Rama filloi t’u a beje mesuesve sikur te ishim kavie per eksperiment.Po Minxhoz po i presim vaksinat si ujin e ftohte por jo te perdoremi politikisht nga kryeministri?Po sikur qofte edhe nje mesues te rezultoje rast fatal ku do te shkoje Rama dhe pasuesit e tij.Prandaj kujdes.Mos i shikoni mesuesit si vota.

  6. Boston says:

    Shume e sakte dhe shteruese ne luften …..e opozites.

  7. Y-3 says:

    o Tan!!!
    lexoje njehere Artikullin po se kuptove lexoje edhe njehre se te ben mire, perpara se te besh koment.

    ….”Disa vende evropiane kanë pezulluar përkohësisht, për
    shkak të disa rasteve të dyshuara mpiksjeje gjaku,
    fushatën e vaksinimit me vaksinën Astrazeneca. Duket më
    shumë si një rivalitet tregjesh mes BE dhe Britanisë së
    Madhe, e cila këto orë, nga ana e saj, ka shtuar ritmet e
    vaksinimit me Astraeneca.”…..
    ….”Vaksinat nuk janë vota, avoketër të vdekjes! Fati juaj
    elektoral nuk lidhet me gabimet e një laboratori diku në
    Suedi që ka hedhur në shishe lëngun e gabuar, por me
    aftësinë për të qenë bindës tek ata që do ju votojnë.
    Lerini vaksinat dhe vaksinuesit në punën e tyre, se po
    shpëtojnë jetë njerëzish. Merruni me veten kryesisht,
    sepse aty qëndron tromboza politike që ju ka mbajtur
    tetë vjet në opozitë!”…..

  8. Isa says:

    Bravo Minxhoz!Leri vemjet qe s’kane sy e vesh

  9. Lin says:

    Sa te cuditshem jemi ne si popull….asnje nuk e ka merak fare mireqenien (as personale …?‍♀️) ne cdo drejtim..Po une qe po ju shkruaj, jam mesues dhe asnje detyrim per te bere vaksinen apo per tu perdorur sic thoni ju..kavie per eksp , nuk na beri ndokush… kush e pa te arsyeshme vajti me kembet dhe koken e vet ta bej..dhe u be me shume trajtim njerezor, me konsult me mjekun, me kujdesin me te madh dhe me informacion te plote per efektet anesore te saj..Sa keq…shikon dhe degjon , llafe , sajesa pa pike mbeshtetje shkencore,edhe nga tipa qe e quajne veten intelektuale( vetem nga inati qe ,ky kryeminister qe mund te kete plot defekte ne drejtim, po i menaxhon kete tmerr global, mos edhe me me kujdes dhe perkushtim se shume shtete perendimore??
    Oh zot…mos ti kishte marre vaksinat , do e kishit persekutuar si te pafte, si vrases etj etj etj
    Gjithmone kur vjen koha e zgjedhjeve, asnje nuk luftohet me vlera, por me antivlera…akoma me metodat e shpellareve….sharje, uleritje, histeri ,djegie, vrasje sherre……:
    Kush ja prishi gezimin syve dhe zemres se femijeve dhe pop , duke djegur e shkaterruar pemen e krishtl ne dhjetor?????AAta shuan dhe gezimin e Dites se Veres ne Elbasan…
    Dhe nuk di te them…por analist dhe qytetar ( i thencin?..) si ai A.Bushati…qe me vjen te mos e ndez kurre TV , kur eshte ai ne panele tv , sa i urryer, sa i ndyre nga goja, sa luftenxites ne kete popull….Ai ose ka ndonje buall nen kesule ose ti vij turp turp qe nuk ka pike intelekti , etike ne vte folur dhe minimumi te ruaj qetesine….faqeziu
    Sa kohe jane po keto hiena te se shkuares ne politike( Berisha..Meta me ate palogrua…) une vetem nge alternative qytetare shoh..Edi Ramen

  10. Shkencaret qe kane shpıkur vaksınen ne fjale dhe vaksınatne pergjıthesı e kane thene se efektıvıtetıı sajeshte 93 derı edhe 95 perqın,Qe do te thote 5 derı ne 7 persona e kane rrıskun me te dobet,Dıkushe eshte edhe me semundje te tjera qe quhen anesore,Por vaksınımı eshte se kush deshıron dhe jo me detyrım te domosdoshem,Pervec vaksınes Brıtanıko,Suedeze KM theksoj se tanı qe u mıratua,do te hyjme te bısedıme edhe per vaksınat Ruse e Kıneze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje