Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se marrëveshja e arritur me SHBA për TEC-in e Vlorës është një arritje e madhe pasi ky TEC do të vihet në punë për herë të parë më gazin e lëngshëm.
Në një intervistë për Report Tv, ajo tha se pjesë e marrëveshjes është që investimi do të bëhet nga SHBA dhe se do të prodhojë energji sipas nevojave të Shqipërisë , energji që do të blihet nga shteti shqiptar.
“Kthimi në funksional të TEC të Vlorë, ai nuk do të behet thjeshtë funksional por do të ndryshoj teknologjia nga ajo me naftë në atë me gaz të lëngshëm. I gjithë investimi do të behet nga SHBA, nga dy kompanitë e tyre dhe nuk do të ketë një investim nga shteti shqiptar por vetëm nga SHBA. Interesi i tyre është se ne do të blejmë energjinë e prodhuar dhe ky është një plan prej kohësh që të kthehet në funksionale të këtij TEC dhe nuk është vënë asnjë ditë në punë. Pjesë e marrëveshjes është se ky TEC do të prodhojë sipas nevojave të Shqipërisë”, tha Balluku.
Balluku: Aeroporti i Kukësit në fazën e certifikimit, më 18 prill fluturimi i parë
Ministrja Balluku tha se Aeroporti i Kukësit ka përfunduar punimet dhe është në fazën e certifikimit dhe me mbarimin e këtyre procedurave do të nis fluturimin e parë me Air Albania drejt Londrës që do të kryhet më 18 prill. Balluku tha se në mars nisin edhe fluturimet direke nga Rinasi me Dubain.
“Aeroporti i Rinasit ka hyrë në një fazë të re, duke filluar nga shkurti ka një kompani të re që menaxhon koncesionin e Rinasit dhe kemi një angazhim kontraktual prej 99 mln eurosh që do të investohen sipas fazës të caktuar në këtë kontratë të rishikuar do të rriten cilësia e shërbimeve dhe kushtet e sigurisë dhe uljen e biletave.
Tani në muajin mars nis fluturimi direkt i linjës me Dubain . Në aeroportin e Kukësit më 18 prill kemi vendosur kryerjen e fluturimin të parë, ka nisur certifikimi i aeroporti dhe po punohet për të mbyllur fazën e certifikimit dhe nis fluturimin e parë të Air Albania drejt Londrës siç është premtuar edhe nga kryeministri. Nesër fillon negocimi i kontratës për aeroportin e Vlorës”, tha Balluku.
BRAVOOOO , JENI QEVERIA ME E MIRE NGA VITI 1990.
“Nder te madh” po na ben Amerika. Do blejme LNG te shtrenjte nga Amerika me vend qe te marrim gaz me te lire nga TAP. Pse nuk thua detajin e rendesishem qe amerikanet e marrin falas TECin e blere me para rreth 110 apo 130 milione euro nga taksapaguesit shqiptare? Si “investimi i ndritur” amerikan ne Skavice, qe ne vend te tenderohej sipas rregullave iu dha pa gare kompanise amerikane qe vendosi cmimin e fiksuar qe do paguaje populli shqiptar (+ interesin meqe eshte kredi amerikane).
fiks si neroni ke fol
gaz te lire nga TAP merr trapin, sepse marreveshja qe ka firmos shoku Sali eshte ne dem te interesit te shtetit shqiptar, ngaqe ka firmos per te mos marre asnje meter kub gaz nga tap… Je i qarte !!!!!
Duhet rinegociuar marreveshja qe te kesh mundesine te marresh gaz nga TAP
Sa per amerikanet hiqe bythen menjane dhe kthjellohu pak.
1 rrakete tomahok kushton 1 milion USD, mblidhi sa jane hedh mbi serbi dhe beje vete llogarine interesat dhe prqindjet, pas 20 vjetesh lufte…
Uroj ti besh sakte, duke shpresu qe si ke miq te INTERNACIONALIZMIT PROLETAR te miladin popovicit e dushan mugoshes
O nacionalist qe nuk njeh interesin e vendit tend. Ishte qeveria Rama qe nga 2013 deri ne 2018 nxirrte vazhdimisht plane do rezervojme kaq apo aq gaz nga TAP. Ne pergjithsi thonin 1 miliarde m3. Edhe sot TAP nje sasi per disa qindra milione meter kub gaz ofron te pa kontraktuar ne terma afatgjate, pra qe mund te blihet nga perdorues te interesuar me kontrate afatshkurter e cila mund te riperterihet ne fund te afatit. Se amrikanet cliruan Kosoven nuk do te thote qe do u falim pronat tona. Per te mos thene qe ne filllim Amerika e listoi UCK si levizje terroriste. Pasi u pa qe konflikti ne Kosove mund te perhapej dhe te destabilizonte neper rajon dhe te prishte ne kete menyre interesat amerikane, nderhyren. E di ti qe para disa muajsh ne zgjedhje kundershtari republikan i Eliot Engels fitoi me argumenta si akuza qe Engelsi mbeshteti xhihadistet ti merrnin Kosoven Serbise. Sa per Miladinin dhe Mugoshen, ata njerez si ti donin te kishte Shqiperia: njerez qe falin pronat e Shqiperise.
TECi nje mashtrim. Teci so gozhda e Nastradimit per te perdorur vloren per terminalin e shitjes se gazit ne Ballkan.
vazhdojne gjitholloget komentuesa!
TEC- i ka marre miliona pa dhene asnje qindarke mbrapsht. Dhe vazhdon te marre nga leket tona.
Une them qe gazi me leng eshte si puna e salepit. Ne qofte se jo, pune e madhe.
O toca, mos u merrni me pune TEC apo kotece, se Belinda e ka te mbushur xhepin. Me fal… llogarine bankare.
Sa po rregullohet kjo ? e Ramës merr jahu !.
Si ka mundësi që pas çdo shpallje tenderi ose kontratash të mëdha, kjo rregullohet edhe më shumë (nga Look-u) ??
Kjo zush Belinda ma mir me ba par mis sexi se sa ma shum rin na pushtet ma e bukur bahet, interessante kato Ministreshat e Rilindjes ta kapò Ramos a thu se i bajn Harem Ramsit, se par sa nuk i kthejnë kjoft edhe nji fjalë domethon se ja kryjn ta gjitha sharbimet ke Rapushi ju karkon se ska mundësi tjatër , se ay i ka van ndar shal ta tan Rilindasit dhe kjo besoj se kuptohet nga ta tan.
Eshte nje mrekulli te shikosh ekstraktin historik te TEC-it Vlore. Ja disa:
1.Kapitali 31.204.000 leke (Ku eshte investimi 110 milion Euro)
2.Vlera e kapitalit të shlyer: 2.000.000 leke (si ka mundesi ?)
3. Administratore: Besnik Këndezi,Gjergji Nano,Marjo Sota,Maliq Haxhiaj,Kasëm Mahmuti,Tani Meçani, ndersa vendimet nuk i merr as Administratori dhe as keshilli Mbikqyres, por Drejtori i KESH.
4.Vende të tjera të ushtrimit të aktivitetit:Durres Durres KATUNDI I RI Fshati Rinia , Komuna Katundi i Ri Porto Romano , prane Depozitave te Shoqerise “Kastpetrol Sh.A”
5.Qe nga themelimi i shoqerise ne 22.12.2007 ka patur plot 49 anetare te Keshillit Mbikqyres qe kane marre vetem honoraret dhe TEC-i nuk ka prodhuar asnje KW energji. Nuk dihet perse duhet dhe cfare mbikqyr ky keshill, apo gjumin e atyre qe paguhen.
6. Shpenzimet e personelit rreth 730 milion leke te vjetra ne vit (2017)
7. TEC ka rreth 65 punetore qe nuk dihet perse paguhen.
DO NJE DOKTORATURE ME KETE TEME.
Shume sakte UBUBU… njelloj si hekurudha shqiptare..ka 30 vjet qe merr subvencion nga buxheti i shtetit 10 milion dollar cdo vit…. se pse i merr ec e gjeje!!!!!!, si kjo unaza e fameshme 2km, qe na kushton 20 milion euro /km… si koncensionet e saliut (ngjyrosja e naftes 60 milion euro ne vit… rapiscani ose scanimi ne dogana i mjeteve 22Euro per cdo mjet qe kalon doganen i paguan biznesi, plus 22 euro per cdo mjet nga buxheti….pra koncesionari merr 44 euro per mjet ) pa hyre ketu tek koncesionet e naftes dhe kromit. Po ti analizosh te gjitha keto e kupton mire kush eshte kjo belinda, dhe belindat e tjera qe kane qene para ksaj…Genc rula, ^co…prandaj kemi ik per lesh si vend rrumpalle