Detaje të reja nga vrasja e Edmond Çekiçit dhe dëshmia e shoferit: Hetimet e lidhin me vrasjen e Edmir Bregut

20 Mars 2021, 15:16Kronika TEMA

Detaje të tjera bëhen të ditura nga grupi hetimor, lidhur me ekzekutimin e Edmond Çekiçit të ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Sipas burimeve, një ndër pistat ku është fokusuar hetimi është dhe vrasja e Edmir Bregu, alias Ilir Kuçi, 32-vjeçari që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në 24 janar në lagjen 16 në Durrës.

Sipas të dhënave, dy ngjarjet dyshohet të kenë të njëjtën skemë, vendi dhe dinamik ekzekutimi, ndërsa “Mond Çekiçi” dhe viktima e janarit kanë qenë miq të ngushtë me njëri-tjetrin.

Shoferi i tij ka thënë për grupin  hetimor se nuk i ka njohur autorët.

“Nuk i kam parë më parë dhe nuk i njoh kush ishin. Unë kisha pak kohë shofer i Mondit. Sot në mëngjes pranë shtëpisë së babait të Mondit na preu rrugën një makinë e zezë Benz. Ata ishin  të maskuar me kapuça dhe shall…Unë dola menjëherë nga makina dhe ika me vrap tek rrugica ngjitur që është aty ku kishim ndaluar.

Po të kisha qëndruar do më kishin vrarë edhe mua. Unë nuk di kush ka pasur konflikt me Mondin”, ka rrëfyer shoferi.

Burime nga policia bëjnë me dije se shoferi është pa precedent penal. Sipas grupit të hetimit nëse nuk do të ishte larguar autorët do të kishin ekzekutuar edhe këtë të fundit.

Pasi është larguar shoferi, viktima ka hapur derën e pasagjerit për të folur me ekzekutorët. Njeri prej tyre e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë te vdekur ne vend.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:40 parën Zyrës Arsimore në Durrës.

Edmond Çekiçi ishte personazh i njohur në Durrës, pasi është skeduar si anëtar i bandës së Lulzim Berishës.

Ai është arrestuar dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. Hera e fundit që u vu në pranga ishte në shtator të vitit të kaluar, pasi u kap me armë. Çekiçi arriti t’i shpëtojë burgut me argumentimin se ishte me Covid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje