Edmond Çekiçi, ose Koçi u ekzekutua me breshëri automatiku mëngjesin e së shtunës vetëm pak momente pasi ai doli nga banesa e tij.
Pak pas ngjarjes, policia gjeti edhe një mjet tip Benz duke u djegur në Sukth, i cili dyshohet se i përkiste autorëve të ngjarjes së rëndë.
Edmond Çekiçi është një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai njihet si ish-anëtar i të ashtuquajturës banda e Lul Berishës.
Ai është arrestuar disa herë nga policia. Ngjarja më e fundit ka qenë në shtatorin e vitit të kaluar kur u arrestua për armëmbajtje pa leje.
Ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.
Në muajin maj të 2019, Edmond Çekiç, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
Ekzekutimi mafioz
Viktima udhetonte me makinë me shofer.
Këtë mëngjes, rreth orës 08:40, Çekiçi ndodhej në lagjen nr.16 në Durrës, duke udhëtuar me makinë, ndërkohë që një automjet tjeter u ka prerë rrugën.
Në këtë moment, kur shoferi i Edmond Çekiçit ka dalë nga mjeti për të pyetur se çfarë ka, një nga personat në mjetin që preu rrugën ka qëlluar për vdekje viktimën dhe më pas ata janë larguar.
Burimet thanë se autorët lëviznin me një mjet tip Benz me targa te vjedhura ne Tirane.
Ky i fundit është gjetur i braktisur dhe duke u djegur në Katund Sukth, Durrës.