Në Kukës kanë mbërritur sot tre autobusët me bluzat e bardha, ndërkohë që në ditët në vijim pritet të vaksinohen edhe 250 punëtorë shëndetësorë të tjerë nga Kosova.
Në pallatin e Kulturës në Kukës, ka filluar regjistrimi i vaksinimit të mjekëve kosovarë dhe prezent në qendrën e vaksinimit ndodhet edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Ky i fundit bëri një tjetër premtim për Kosovën.
“Nëse nuk ju ndihmojnë me vaksina, Shqipëria do t’ju vaksinojë 11 mijë mjekë” – mësohet të ketë thënë Rama sot.
“I kemi bërë me dije Kosovës se jemi gati t’i ndihmojmë. Duhet të dini që kontratat me kompanitë e vaksinave janë strikte dhe nuk lejojnë eksportimin në një vend tjetër. Ndaj ne u kemi bërë thirrje mjekëve të Kosovës të vojnë në një vend të përbashkët siç është Kukësi” – tha Edi Rama.
Ai komentoi edhe postimin e Aleksandar Vuçiç ku harta e Kosovës ishte mbuluar me flamurin serb.
Rama tha se ajo është një hartë leshi dhe se “ai shoku në Beograd luan me kukulla në Facebook”.
Rama rrembehet dhe vazhdon te provokoje Kosoven ose direkt Albi Kurtin. “Oferta” te tilla duhen paketuar me diplomaci me te mire. “Superioriteti” i Rames eshte fyes.
Po ne mjekët Shqipëtarë, kur do të na vaksinoni?
Jam mjeke dhe s’po marr dot vaksinën.
Kam çuar disa e-maila nëpër institucionet tuaja.
Pakujdesi, pa aftësi , e qëllimshme qoftë ?!?!, prej të emëruarve tuaj është .
Si qenka provokim te ndihmosh vellezerit tu Asd? Nuk dua te behem banal por ke shum gabim.
Bukur, po mos na merzitet Salehu me Meten!