Bilushi i Metës zbulon dëshirën e Çim Idrizit për qeverinë e re

21 Mars 2021, 18:47Antena TEMA

Bilushi i Metës ka zbuluar sot dëshirën e Çim Idrizit për qeverinë e re. Të gjithë mendonin se donte Doganat, Tatimet apo Targat, por në fakt ai ka zbulur pasionin e tij më të ri, Arsimin.

Kjo ka ngjallur një farë xhelozie në LSI, pasi ata janë më të dëmtuarit si parti nga fakti që nuk e kanë Ministrinë e Arsimit.

Shumë nga universitetet që u mbyllën dhe shërbenin për të pajisur komisionerët me diploma të shkollës së lartë, ishin të tyre. Tani që gjithë LSI shpreson të rikthehet ajo parajsë, befas Idrizi kërkon t’u heqë shpresën në minutën e fundit.

Për këtë Bilushi propozoi një pakt me Idrizin për t’i respektuar dëshirat respektive për çfarë synojnë tek ajo ministri.

Propozimi i Bilushit është ky:

LSI angazhohet që në tekstet shkollore të përshkruhet historia e komunitetit çam, në Shqipëri pas viteve ’90.

Të përshkruhen liderët e këtij komuniteti dhe roli historik që ka luajtur Çim Idrizi në fuqizimin e çështjes çame.

Të dënohet në tekstet shkollore fakti që Edi Rama ka përçarë komunitetin çam në vitin 2021, duke marrë disa nga figurat e tij në listën e PS dhe duke lënë Shpëtim Idrizin vetëm në listat e PD, përballë grekut Vangjel Dule.

Të theksohet se kjo përballje direkt e Shpëtim Idirizit është krenaria më e madhe e tij pasi ai nuk ka frikë nga armiku, kurse të tjerët janë dezertorë.

Të theksohet që në kohën që disa institucione si Tatimet, taksat, Doganat etj., janë drejtuar prej tij, Shqipëria ka qenë vendi më i suksesshëm.

Në fund të ofertës së Bilushit thuhet se në rast se nuk bien dakord, të zgjedhin me konsensus që Ministrinë t’ia japin Mesilës pasi ajo është dhe e LSI dhe e partisë çame.

1 komente në “Bilushi i Metës zbulon dëshirën e Çim Idrizit për qeverinë e re”

  1. qytetar says:

    ….na u neveriten Çimat……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje