VIDEO/ Shkoi në spital me vështirësi në frymëmarrje, kush është 19 vjeçarja e infektuar me Covid që lindi foshnjen tek “Shefqet Ndroqi”

21 Mars 2021, 16:52Sociale TEMA

Manuela Hemollari është 19-vjeçarja, e cila solli në jetë foshnjen e saj në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Covid 2.

Prej 10 ditësh, ishte diagnostikuar me Covid-19 dhe trajtohej në shtëpi. Vështirësia në frymëmarrje dhe temperatura e detyruan të shtrohej në spital me 9 mars, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Duke qenë se situata klinike po rëndëohej dhe jeta e 19-vjecares dhe foshnjs po rrezikohej, u bë e mundur lindja e fëmijës në sallat e spitalit “Shefqet Ndroqi” në bashkëpunim me stafin e spitalit obsetrik-gjinekologjik “Koco Gliozheni”.

Mjekja Alma Cani, e cila ka postuar një video emocionuese në rrjetet sociale, ku shfaqet nëna e re me foshnjen e porsalindur.

Postimi i plotë:

Mireseerdhe Noel në jete!

Lindja jote na jep force!

Në Spitalin “ Shefqet Ndroqi” Covid 2 ,lind 19 vjeçarja e semure me Covid 19.

Realizohet lindja me sukses ne ambientet e spitalit Covid 2 ne bashkepunim te ngushte me koleget e spitalit Obsetrik – Gjinekologjik “ Koco Glozheni”.

Urojme qe lajme te tilla te bukura t’i ndajme me ju cdo dite!Gezimi juaj eshte forca jone per ta vazhduar kete lufte deri në fund me fitore per Triumfin e Jetes!

3 komente në “VIDEO/ Shkoi në spital me vështirësi në frymëmarrje, kush është 19 vjeçarja e infektuar me Covid që lindi foshnjen tek “Shefqet Ndroqi””

  1. Shume mire qe u jep force por???? says:

    Shume mire qe ju jep force por njerzit po shkone ne Spitale ne moment te fundit ose kure nuk kane rruge tjeter. Se pse kane humbur komplet besimin Tek Spitale shtetrore per shkate te korrupsjoni dhe njerzeve si Tirja.. Shpresoj qe te behet shume pune ne ket drejtime per te rritur besimin Tek njerzit

    1. Shaqo says:

      Thuaj nje fjale te mire ne kete rast, vjen nje jete, dhe ti vrer. Turp o rrace e keqe, na u neveritet.

    2. Mondi says:

      Korrupsioni I sateme.Zonja ka ndjekur protokollin e te semureve me kovid o lamash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje