Sot në ditën e Novruzit, Bilushi i Metës ka një lajm të gëzuar për gjithë besimtarët.
Thashethemet se Baba Mondi ka tradhtuar Baba Liken dhe është bërë me Lulin, më në fund u përgënjeshtruan.
Sot në Ditën e Novruzit, Baba Likja dhe Baba Mondi u shfaqën të dy në krah të njëri- tjetrit, duke uruar Shën Novruzin.
Shkak u bë zemërimi i Baba Mondit me urimin e Lulit, i cili e përkufizoi festën e Novruzit si fitore e errësirës mbi dritën.
Kjo gjë ka krijuar konfuzion në botën e bektashinjëve, të cilët janë shqetësuar, pasi ky përkufizim i vë ata në anën e errët të botës.
E vërteta është se festa e Novruzit lidhet me një moment kohor, kur dita fillon e bëhet më e madhe se nata, dhe jo kur nata bëhet më e madhe se dita.
Pas kësaj, Baba Likja ka marrë Baba Mondin në telefon dhe i ka kërkuar të distancohet nga Luli.
-Boll akuza kam nga amerikanët që gjoja jam në anën e së keqes, i tha Meta, tani dhe kjo më duhet, të më thonë që si bektashi kërkon që errësira të mundë dritën.
-Ke të drejtë, i tha Baba Mondi.
Prej sot asnjë votë e bektashinjëve nuk do shkojë tek Luli.
Vetëm tek ty.
Kështu Baba Likja u qetësua dhe u sigurua se festa e Novruzit do të jetë dita kur LSI do fillojë të rimarrë kuotat e humbura brenda PD-së, pra kur drita të mundë errësirën, dhe jo e kundërta, siç thotë Luli.
Ndaj dhe ishte aq i gëzuar kur tha se e shikoj tek lulet që çelin, që do fitojmë më 25 prill.
…..o zot….
SHQIPERI KU JE !?………..