Dhuna e presidentit mbi policinë në selinë e FRD, Topalli: Si na rrethoi me tanke e ushtri Ilir Meta po në atë godinë

22 Mars 2021, 20:59Politika TEMA

Jozefina Topalli tregon momentin kur ka qenë në selinë që sot është FRD dhe sipas saj presidenti Ilir Meta atëherë e ka rrethuar me tanke.

“Tani unë kam një histori me atë godinë. Unë jetën time politike e kam në atë godinë. Ajo ka qenë Partia Demokratike. Ajo ka qenë beteja për demokratizimin e vendit. 

Ka qenë kryeministër ai që sot është president dhe na ka rrethuar neve me tanke. Ky që bën sikur preket. 

Pjesa tjetër e ka provokuar dhe ata janë më të zinj, se provokojnë, se nganjëherë është më i keq provokuesi sesa goditësi. 

Por mund t’ia hedhin disa shqiptarëve, por jo mua. Kam qenë në atë godinë kur na ka rrethuar me tanke, me ushtri, me polici me armë dhe na ka marrë dhe na ka çuar në polici, partinë. Kam qenë nënkryetare partie dhe nënkryetare parlamenti. 

Kështu që prandaj them që kam shumë frikë në një linjë konflikti. Dhe një gjë tjetër do ta them për shqiptarët, për shkak të eksperiencës, jo se di më shumë se të tjerët.

Sikur çdonjëri prej jush ta dinit se sa frikë ju kanë politikanët, ju do të bëheshit të gjithë bashkë për t’i larguar të tre këta bashkë. 

Por secili prej jush, unë e di që mendon se nuk ndryshon asgjë, mendon se të gjithë janë njëlloj, mendon të rrijë në shtëpi se nuk ndryshon gjë. 

Në qoftë se rrini në shtëpi dhe nuk shkoni për të votuar, njerëzit më të kënaqur prej kësaj janë Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha me Monika Kryemadhin. Dilni dhe votoni kundër të treve”.

3 komente në “Dhuna e presidentit mbi policinë në selinë e FRD, Topalli: Si na rrethoi me tanke e ushtri Ilir Meta po në atë godinë”

  1. Juristi says:

    E njeh mire Jozi dhunen,se e ka zbatuar vete.

  2. Grand says:

    S’ke gjo ne Terezi oj Xhos!
    Per njerzit e thjeshte gure prove per ju te PD per tu bere politikan credible eshte kritka apo kundershtia ndaj SB.
    Te tjeret per rastin tuaj jane perralla!
    Lul Basha prandaj po e hane! Provo te dalesh kunder SB dhe shife ca ndodh!
    Kjo qe thua ti qe keta te tre te largohen por Jo SB eshte e pandershme dhe pa moral!

  3. Sali qeni i qelbur says:

    E cuditshme , ne sa fjalime , ne sa biseda , ne emisione tv , kjo nuk e permend per keq Saliun , qofte dhe nje kritike te lehte …..Saliu , nuk pati asgje
    negative sipas kesaj ????????? Dhe kjo ,duke e ditur se cdem u ka bere dhe ben Saliu del dhe kerkon voten e shqiptareve sot ?????? Po vazhdoje kete kurs ska gje ne vije , sot ne Shqiperi mire apo keq nuk simpatizohesh dhe nuk te votojne po pate Saliun ikone …..kjo e mban veten te shkolluar ,kaq nuk e kupton???? Ore keta nuk kane keshilltare ???? Nuk u thone qe te te votojne sot duhet te shkeputesh nga e kaluara do apo jo , te terheqesh nje rruge tjeter nga ajo ….kaq te veshtire e kane larg Saliut ????
    Apo jane pjese e kamores dhe sbejne dot pa njeri tjetrin kush e di se cdine per njeri tjetrin ……gjith ato miliarda dhe miliona qe u vodhen ne 97-en ja keta plera i konsumuan dhe konsumojne perndryshe nuk shpjegohet kaq insistim ….akoma me Saliun ???? Noc rokun do mari madje dhe me gunga qe mos ti dali …..o bajge , jemi ne 2021-shin ku skandalet kundra familjes se tij kane mbushur raftet e SPAK-ut dhe kjo me Saliun ????? Vazhdo se mire e ke , edhe Patozi e ka bere ndonje kritike tek e tu , kjo hic ????
    Kush e di se per se na marin , na marin per gomere , na marin si te pallogjikshem , na marin per rota kari , hes mo se smarin vesh keta , shqipo besapi , idjot hesapi ….. ai kllouni tjeter Lul bryli , tjeter ai , ai ka degjuar VOA kur qe 10 vjec , dhe se 14-15 vjec e ndiqte sigurimi i shtetit dhe se u shpetonte ……sa enderojne keta mor zot …….shikon endera me sy hapur Ljli dhe iben Libra ….vetem maq mendoni , Luli kandidat te mari frenat e Kombit Shqiptar , kush ????????Luli ….vetem kur e kalon ne mendje eshte e trishtueshme , imagjinoni realitet kllounin ne krye te Shtetit Shqiptar ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje