Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të mërkurë takime me qytetarë në Njësinë 5, në Tiranë.
Në bisedën që kishin me kreun e opozitës, disa të rinj shprehën indinjatën ndaj gjendjes ku ndodhet vendi, ku veçuan mungesën e vendeve të punës, sipas të cilëve, është shkaku kryesor që i shtyn për të emigruar.
“2021-shin me premtu ujë e drita! Është turp! Unë do rri deri më 25 prill që të ndryshojë Shqipëria. Po ndenji kështu unë do iki”, tha qytetari.
Lideri demokrat premtoi se në fokus të PD janë prioritetet dhe aspiratat e qytetarëve shqiptarë.
“Domethënë, çështja qëndron këtu. Që të sigurojë ato vende pune duhen plotësuar dy kusht. Kushti i parë është që të ketë investime të brendshme dhe të huaja.
Ato i hapin vendet e punës. Kushti i dytë është që të ketë forcë të kualifikuar sepse siç e the dhe vetë mund të mbarosh universitetin por në qoftë se nuk ke praktikë, në qoftë se nuk ke një profesion, në qoftë se nuk ke bërë një stazh të mjaftueshëm nuk je në gjendje të integrohesh menjëherë në tregun e punës.
Dhe kjo është biseda që bëmë dhe u transmetua dje me Komisioneren ku na kishte ftuar një nga universitetet më të njohura të Austrisë, quhet universiteti Modul dhe ne kemi bashkëpunuar me ta.
Në qoftë se iu kujtohet para disa muajsh kam thënë që ne s’po presim të vijmë në qeveri. Akoma në opozitë kemi përgatitjet që ditën e marrjes së së përgjegjësive qeveritare të fillojmë menjëherë punën.
Cilat janë përgatitjet? E para, pesë gjuhë të huaja do të ofrohen online pa pagesë për rininë: Anglisht, Gjermanisht, Frengjisht, Italisht, Spanjisht.
Dhe e dyta, në bashkëpunim me universitetet 20 profesione të ndryshme po kështu online që nga trajnimi në fushën e Teknologjisë së Informacionit, tek Adminsitrimi, tek fusha të ndryshme.
Do të kemi një qeveri që ka në fokus prioritetet tuaja, ëndrrat tuaja, aspiratat tuaja. Kjo është arsyeja pse ua kërkoj votën më 25 prill”, deklaron Basha!
Gjumashi per endra do flase , po per hapjen e vendeve te punes e ka pyetur Bacen apo flet me koken te tij , se para nje jave sikur i shpallet lufte nje sipermaresi andej nga Elbasani qe ka nja dymije te punesuar , dhe u betuat qe do e shkateroni me 26 prill , duke shtuar keshtu papunesine , jo ritjen e punesimit !
Ti kandidat kryeminister ju ke shpallur lufte oligarkeve , epo ja qe keta oligarke kane ca te punesuar , qe po i shkateruat do shkateroni dhe vendet e punes , apo njejt si babai yt politik ne vitet 90 , me qe do conte vendin ne europe , me cekun e bardhe ne dore , s’la gje pa shkateruar , me qe fabrikat ,uzinat , kombinatet , ndermarjet , minjerat ishin te indoktrinuara , duke ritur ndjeshem dhe punesimin .
Me qe ju ka dale boja si mashtrues profesionist , dhe kohet a fundit zbulove talentin tend ne fushen e krijimtarise letrare , meru me mire me botimin e tyre , se MISIONI Cau tregun vendas nuk ra perdhe , por dhe shtepite botuse ne vend rajon e me gjere kane bere oferta te majme !