Në Shqipëri ambasadorja amerikane Yuri Kim, i bëri thirje dje forcave politike, që të kundërshtonin publikisht rikandidimin e deputetit Tom Doshi në zgjedhjet e 25 Prillit.
Por ndërsa deklarata e saj u pa gjerësisht si një referencë ndaj Partisë socialiste, sipas kryeministrit Edi Rama, thirrja e ambasadores Kim nuk ka të bëjë me partinë që ai drejton
Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, zoti Endri Fuga, drejtor i Komunikimit i kryeministrit Rama, tha se “ambasadorja Kim e ka bërë më parë shumë të qartë me gojën e saj, qëndrimin e Kryeministrit, se Tom Doshi as nuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste! Kështu që ne – theksoi zoti Fuga – nuk e lexojmë mesazhin e ambasadores Kim si një thirrje për PS e as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”
Në postimin e saj në Twitter, ndërsa vlerësonte qëndrimin e Partisë Demokratike, zonja Kim ngrinte pyetje ndaj forcave të tjera politike se përse ato heshtnin.
Ajo nuk e përmendi me emër partinë socialiste, në Twitter-in e saj. Por në një intervistë të dhënë po mbrëmë për televzionin ABC NEWS ambasadorja amerikane shprehej se “dëshironte të shihte që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë”, sa Partia Demokratike, në qëndrimin ndaj zotit Doshi, të clit që prej vitit 2018 i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, me një vendim të Sekretarit amerikane të Shtetit.
Megjithatë, në reagimin e tij, zoti Fuga thotë se “mes Partise Socialiste dhe Shteteve te Bashkuara, si edhe mes Kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, nuk ka asnje dallim as për këtë çështje dhe as për asnjë çështje që është në interes të marrëdhënies së shkëlqyer mes nesh e aleateve tanë strategjikë”, përfundon zoti Fuga.
Edhe kjo ka pare yllin ne ngjitje tek Lulezim Basha, thua?
Nuk e ka me te pare, oeshtremt
Z. ambasadore te deklaroje fajin e Tom Doshit.Nuk ka kuptim ti thash nje kombi “Mos voto X person sepse nuk e do Amerika”Kam frike se kjo e tejkalon besimin e shqiptareve.NeseAmerika do te beje drejtesi te denoje Sali Berishen si qenien, e provuar me te eger kunder kombit shqiptar.
Nuk e kuptoj qendrimin e ambasadores kundrejt Tomes,shteti funksionon me ligje,ne se Toma eshte fajtor te denohet, po deri sa nuk eshte denuar eshte I pafajshem.Shumica e shqiptareve mendojne se Saliu eshte kriminel,por ai po kandidon, se akoma nuk eshte denuar.
Nje pyetje (pa pergjigje !) per z. ambasadore qe ka dale jashte funksionit te saj: Pse Toma te mos kandidoje e …SALIU …te KANDIDOJE ?!!!
kjo e ka vetm me Tomen ! Toma duhet te baje gati nje valixhe me dollare fallco me ja mbylle gojen kesaj ; ashte Berisha i pari ; Meta ; Basha , Rama tyneli ,qe kerkonte timon e tepsi; me vjedh ,e me hanger.
Keto jane lojra te pista qe vetem ata mund ti bejne ,ndaj mos u mundoni te mbuloni m…. me shu…e!Me siguri ambasadores se radhes do ti kete ardhur ndonje kabllogram qe me nje gure te vrasi dy zogj,mirpo me kete deklarate boshe ajo ka thyer xhamat e ambsades pasi ka me kriminele,trafikant,vjedhes,vrases se Tom Doshi ,qe nuk guxojne ti permendim emerin edhe pse ka vrare live!Ndaj tek ne eshte nje shprehje e vjeter popullore qe ndoshta kjo ambasadpre e radhes nuk e di ose nuk ia kane thene paraardhesit e tjere qe :hedh budallai nje gure ne lume e kerkoje qe te mençurit ta nxjerrin!
Tom Doshi mund te kete bere afera koruptive por nuk ka vrare njeri,nuk ka djegur Shqiperine,nuk ka hedhur ne ere nje popull te tere,nuk ka pervehtesuar prona te panumerta duke shfrytezuar postet,nuk ka vrare live dhe nuk ka deklaruar qe do vrase edhe 300 po iu afruan “Kulles se Viçidolit”,keshtu e konsideronte kryeministrine kryemisteri yne qe ka imunitet deri ne vdekje natyrale nga fabrika qe e ka prodhuar!Ndaj sqarimet ironike te bera me te drejte nga Kryeministri jane sa therrese aq dhe ironike per deklarata te tilla ,ku dhe me i vogli e kutpn qe jane dashakeqe.Ka vetem nje variant nese kjo diplomate ose eshte ne largim ose kerkon te gezoje popullin e zhgenjyer Shqipetar me peshqit e medhenj qe akoma nuk duken ne siperfaqe pasi lundrojne nen nendeteset e radhes qe lagin ujrat e ketij vendi!
Fatkeqesi qe ka mesuar shqipen pa i ditur kuptimin!