Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?

24 Mars 2021, 18:06Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte ditë me shi dhe vetëtima. Një grua e vuajtur, e thjeshtë, kokëulur po ecte ngadalë e bërë qull nga shiu.

Ishte lagur nga kokë në këmbë me gjithë rrobat e saj.

Hidhte hapat ngadalë, prej peshës së ushqimeve që mbante në dy duart.

Kishte dy qese me zarzavate dhe perime që kishte blerë tek tezgat e fshatarëve.

Ajo po kalonte përgjatë lokalit të lagjes sime, e dërmuar nga një ditë e lodhshme dhe e lagur nga shiu që binte me rrebesh mbi trupin e saj, pa çadër, sepse duart i kishte të zëna nga peshat me patate, domate, lakra dhe qepët e stinës.

Në lokalin ku po pija kafe ishte bërë si miting militantësh.

Kështu ndodh sa herë kthehem me pushime në Shqipëri.

Mblidhen çunat e lagjes dhe debatojnë me mua për politikë.

Kuptohet më të zjarrtë janë demokratët sepse ata i ka lënë partia rrugve 8 vjet dhe i sheh një ditë hanë fara kungulli dhe ditën tjetër fara lule dielli, si dhe numërojnë çdo ditë mbrapsht duke pritur të bjerë qeveria dhe të kapin ndonjë punë në dogana, tatime, polici apo nëpër ministrira.

Mes debatit plot pasion dhe tone të larta se kush është më shumë hajdut, Rama, Meta, Berisha apo Basha, unë ndërhyra dhe ja u ndërpreva debatin.

Nxora portofolin dhe ju thashë:

“I shikoni këto 200 euro, janë bast nga unë.

Kush nga ju e gjen emrin e kësaj gruas së varfër që po kalon para lokalit”

Të gjithë heshtën dhe thanë: E kemi komshije, por s’ja dimë emrin.

Gersi, Lorenci, Ardiani dhe Arjani u çuan në këmbë dhe ju afruan asaj.

E shikonin majtas dhe djathtas. E shoqëruan afro 50 metra.

Menduan dhe menduan por nuk mundën ta gjenin.

Më thanë: Na jep një indicie çfarë është, artiste, gazetare, mjeke?

-Jo jo, u thashë. Ka qënë një nga personat më të rëndësishëm nga viti 1985-1992.

Të gjithë ngritën supet dhe e humbën bastin.

Qesha dhe u përpoqa ta mbyll debatin politik.

-Ajo quhet Zana Aliaj dhe është vajza e ish-presidentit të fundit komunist në Shqipëri Ramiz Alia.

Ju e shihni çdo ditë se e kemi komshije, por nuk keni faj që nuo e njihni, sepse ajo bën diferencë me fëmijët miliarderë të liderëve të sotēm.

Emrat e fëmijëve të tyre ju dalin në ëndërr dhe i njeh mbar Shqipëria, jo për aftësitë e tyre, as për profesionin, por për vjedhjet, luksin, abuzimet dhe ndikimin e tyre në familje.

Zana Alia kalonte çdo ditë në sytë e çunave të lagjes, por ata e shikonin si një grua të parëndësishme, pa makinë, pa shofer dhe që jeton në një dhomë dhe kuzhinë tek pallatet e Lanës.

Nëse do kishte Range Rover dhe vilë në Gjirin e Lalzit, apo në Farkë me pishinë, ndoshta do ju shkonte mendja që babin e kishte president.

Sot ne u njohim vajzat, djemtë, vëllezërit, kunatat, tezet, dajat, madje atij që do të na qeverisë, i njohim edhe vjehrrin.

Ndërkohë Zana vazhdoi ecte e lagur nga shiu dhe larg syve të çunave të lagjes sime, që po shpresionin se qeveria do ndryshojë dhe Shqipëria do fitojë.

73 komente në “Pse askush s’e njeh emrin e kësaj gruaje në Shqipëri?”

  1. Alex says:

    mese e drejte ! nje grup me ajdute dhe pirate po pergatiten te rezojne ket grupin e ajduteve dhe pirateve qe na qeveris! mjer shqiperia me keta qe ka dhe ata qe presin te vine! kur te popullohet Marsi do na futin dhe ne ne Europe!

    1. Lenci says:

      Zana duhet te jete e lumtur qe asaj dhe familjareve te saj nuk u beri askush ate qe babai i saj u beri me mijera shqiptareve qe pervecse i vrane pa gjyq i lane dhe pa varr. Sigurisht qe per vemje si ty kockat e tyre kane me pak rendesi se anonimati i Zanes.

      1. nacionalisti says:

        lenci
        une jam kunder FARES SE KUQE
        por nese zana, transmeto NJEREZILLEK, ska pse mban kusuret e LUGATIT RAMIZ
        ndryshe lenci i bie qe ti nuk bo ben gje tjeter, vec asaj qe beri ENVER KURVA DGHE RAMIZ BAXHELLA

        1. Lenci says:

          E ke degjuar ndonjehere kete zonjen te denoje krimet e te atit ose te komunizmit? Do thuash pse duhet ta beje nuk ka funksion publik … e kane bere shume ne bote… e kane bere te diktuar nga presioni shoqeror por edhe mga ndergjegja. Ne sot kemi ne Shqiperi familjare qe kane denuar krimet ordinere te anetareve te tyre per te shpetuar fytyren (ose dhe nga frika e hakmarrjes) por nuk kemi asnje femije blloku ta kete bere dicka te tille. Nuk e bejne se nuk ua ndjen, nuk e bejne se nuk kane frike dhe frike nuk kane se jane trima por se e dine qe kane perballe FRIKACAKE!

          1. Shqiptari says:

            Lenci, Berisha duhet te kishte bere publike gjithe dokumentacionet qe ekzsistonin per sigurimin dhe si e sa dhe per cfare u vrane dhe keshtu do mesoje edhe per sa jete ka pergjegjesi R.Alia dhe Zana te kerkonte falje. Por Saliu nuk e beri se i binte qe kishte shume mekate vete qe ne ate kohe, pa i shtuar gjithe te vdekurit ne kufinj, det, kanali i Otrantos, gjithe te vraret e 97-s, Gerdeci e shume e shume te tjere vete sa vrasjet e komunizmit e ne mos me shume. Nuk i dal ne mbrojtje komunizmit sepse paranoja e nje njeriu krijoi nje regjim shtypes qe pervec disa tradhetare te vertete e spiune te vendeve fqinje te cilet e meritonin vdekjen vrau edhe shume njerez te mencur e te ndershem thjesht sepse kishin nje mendje dhe donin te thonin te vertetat e tyre, apo donin ta shihnin vendin te zhvilluar ne nje forme tjeter. Por ama fatkeqesisht per ne keto 30 vite pseudodemokraci kane vrare shume me teper njerez, Dhe Saliut si te mos i mjaftonin te gjitha keto vrasje na vrau edhe dinjitetin, arsimin dhe industrine aq pak sa e kishim. NJeri me shkaterrimtar nuk kam pare. Na vrau edhe frymen perendimore qe kishim, ndonjehere fatkeqesisht me duket se jam ne Turqi ose ndonje vend te lindjes se mesme kur jam ne zona rurale apo urbane kudo ne Shqiperi me xhami qe kane mbire si kerpudha te medha e uleritese qe te prishin qetesineorar pa orar te perqindjes me te madhe te qytetareve qe ose nuk duan tia dine fare per fene ose duan qe te jete dicka qe i perket privacise se tyre. Por xhamite gjithandej i mundesoi Saliu dhe mesazhi eshte Shqiperia eshte vend islamik, qe do te thote i prapambetur dhe qe nuk di te zhvillohet, qe eshte i pasigurte, qe shkelen te drejtat e njeriut qe nuk duhet vizituar nese je i krishtere, fiks mesazhet qe iu pelqen shume fqinjeve tane dhe sidomos propagandave sllave te perhapin dhe qe i kane perhapur ne te gjithe boten. Cuditerisht shumica e ketyre qe hapen xhamite per te shpelare mendjet e shqiptareve me lloj lloj rrymash ekstemiste te Islamit qe nuk i kishim pare me pare nuk u perpoqen te benin ndonje rruge, apo ambulance apo gjera te tjera qe bene disa organizata evropiane te krishtera ose laike ne disa zona andej nga Veriu, I respektoj shume njerezit e thjeshte cfaredo llloj feje qe i perkasin (ose nuk i perkasin) por per mua duhet te jemi me se pari shqiptare dhe te respektojne historine dhe traditat e kombit tone dhe te paraardhesve tane prej shekujsh e mijevjecaresh por fatkeqesisht edhe kete e vrau (pothuajse) Saliu dhe babezia e tij kur na futi ne lidhjen Arabe dhe na solli nje grek ne krye te Kishes Autoqefale Shqiptare (nese kujtesa afatgjate nuk iu vjen po iu kujtoj une, ishin pikerisht prifterinjte ortodokse greke qe nuk donin qe shqiptaret te mesonin te shkruanin dhe te lexonin shqip, te kishin Biblen shqip dhe qe vrane dhe lane pa varrosur prifterinjte shqiptare qe ishin atdhedashes). Asnjera prej ketyre nuk i sherben Zotit por axhendave te caktuara politike. Nuk po vazhdoj me se vete pasuria qe ka vene Saliu duke qene politikan dhe me femijet matrapaze qe benin pazar me pasurite e kombit po ashtu kopjacet e tjere pas tij flasin vete. Dhe keta qe jane vazhdojne te njejten valle me shitjen e pasurive kombetare fatkeqesisht por te pakten nuk kemi kioska llamarine te ndryshkura me rreth Lanes dhe rruget po rregullohen, A jam i kenaqur jo, sepse mund te ishte bere shume me shume, shume me mire dhe shume me teper njerez do kishin nje pune me nje page dinjitoze, do rrinin ketu dhe Gjiri i Lalezit dhe shume vende te tjera do iu perkisnin Lalsioteve dhe shqiptareve dhe jo Saliut, Ilirit dhe ca te huajve me para. Por Saliu dhe lloji i tij, cfaredo lloj ngjyre politike qe ti perkasin mos na ardhshin me kurre ne pushtet. Shkoni beni ID nese nuk i keni, votoni njerez te rinj me ideale, pyesni ata qe i njohin nga ader nese jane njerez qe vertet e duan vendin dhe kane ideale dhe iu jepni nje dore qe mos te kemi po te njejtet qe rrotullohen pa mbarim duke na rrjepur gjithnje e me shume.

            1. ben says:

              shqiptari-Po te bente Berisha publike te gjitha dosjet e Sigurimit, cfare do thonin njerezia per dosjen me emrin “penicilina”?
              Berisha ka patur dosjen e tij si informator i Sigurimit te Shtetit Komunist. Nga ana tjeter per te ka qene e hapur edhe nje dosje tjeter si i dyshuar si spijun i UDB-se jugosllave.
              Berisha eshte maskara, por askush nuk mund ta quaje budalla.

          2. ta says:

            pse duhet te kerkojne falje, ashtu ishin ligjet dhe ligjet duhen zbatuar,ne qofte se jane vrare nuk ka vrare as enveri as ramizi por njerzit qe zbatonin ligjet, sa njerez te drejtesise e lane punen gjate reformes, ata i vrisnin njerzit……….

          3. ben says:

            Lenci-ky shkrim tenton te tregoje se zonja Aliaj nuk perfitoi asgje materiale prej qenies se babait te saje ne maje te nomenklatures komuniste. Ajo qe duhet pranuar pa ekuivoke eshte fakti se shumica e familjareve te ish funksionareve komuniste nuk trasheguan anje privilegj material prej prinderve te tyre, ne ndryshim prej ketyre te sotmit qe nuk dine ku ti fusin parate e vjedhura. Ne kete aspek,duhet pranuar se ata ishin shume me te ndershme dhe me me shume dinjitet se sa keta qe na kane qeverisur ne 30 vitet e fundit. Mjafton te shikosh si si nje i korruptuar nga koka ne kembe, qe konsiderohet prej te gjitheve si simbol i korrupsionit shteteror, eshte i ulur sot ne karriken e Presidentit te Republikes apo se si nje i akuzuar disa here per korrupsion dhe vrasje kerkon te behet K. Minister, per te kuptuar se sa larg jane ne kete aspekt politikanet e sotem me ata te djeshmit.
            nje fjale e vjeter thote se kiji inat por jepuni hakun.
            Ajo qe thoni juve ne lidhje me denimin e vepres se babait te saje, kjo eshte ceshtje tjeter qe nuk ka lidhje me shkrimin ne fjale.

      2. zogu says:

        TURP TE KESH QE NUK KUPTON !!! MERITON KETE QEVERI E TE VUASH SI QEN NESE NUK VUAN SA VUAJNE POPULLI I SHKRETE, SEPSE JE IDIOT

    2. Miti says:

      E saktë ! Edhe gjatë viteve 80 ka qenë po kaq e thjeshtë pavarësisht se i jati ishte bërër nr 1 në vend. Respekte për Zanën e kam njohir nuk ka ndryshuar

      1. Vikja says:

        Kreshnik ato 200 eurot qe nxorre nga portofoli per te vene bast, se normalisht jane rroga mujore e nje shqiptari, cilit prej gjyqtareve qe u shisje vendet ne apel a gjykate te larte ti ka dhene? Apo ndonje kriminel per te cilin ke nderhyre te lirohet? Je nje vjellje qe ngjason me nje prostitute qe pasi ka mbyllur diten me bordello i meson dynjase ne facebook vlerat e moralit.

        1. qirifiu says:

          shyqyr qe tha ka dhe njerez qe thone te verteten,,, kreshnik hajduti, i korruptuari, mendje djallezore dhe kriminale del dhe ben moral … kreshnik nje kurve pervec se profesionin e saj …nuk ka se cfare te predikoje tjeter.
          p.s. fajin e ka saliu me bomirin qe te bene nekryetar te keshillit te larte te drejtesise,,, tbh sic e di mire edhe ti,,, me shume se nje komisar partiak i nje cete vagabondesh te humbur nuk vlen, edhe per gojore je i mire thone

    3. Kalec Dega says:

      Shume interesante te lexosh apo te interesohesh cfare shkruhet kur autori eshte nje bicim Kreshnik Islam Spahi:
      …e kush po pyet per ‘indiciet’ ne te…, lol
      =
      indiciet?????!!!!

      =
      A mjere ju dhe Temat ne TemA…..
      =
      ene une e dhiva duke shkruajtur ketu , po per gallate me shume dhe kam pak kohe…

  2. Lani says:

    Te lumtë Kreshnik! I ke rënë pikës për të gjithë ata që duan të bejnë ndonjë pushim ndërkohë që “punojnë” si e si të bëjnë sa më shumë lekë. E kanë sy e faqe të shajnë e mallkojnë bllokmenët e komunizmit.

  3. Ndue says:

    Ajo ashte mbesa e te madhit Aleksander Xhuvanit e nuk ashte vajza e like cepanit apo e Sali sheqere karaxhixhit

    1. Mandi says:

      Shkrim i shkelqyer Niku! ?

    2. Adrian Gjorga , Vancuver British Columbia Canada says:

      E vertete qe eshte mbesa e Aleksander Xhuvanit , nuk e mohon njeri , por eshte njekohesisht dhe vajza e Ramiz Alise ……besoj sa ka nje ndryshim te vogel midis dy figurave ……kuptohet besoj …….sot sa do te mundohesh nuk lundron dot te mbeshtetesh mbi dy varka ……

      1. Dionis says:

        Po clidhje ka njera me tjetren o mjerane,kush esht,cfare ka ber,ka firma monopoliste,ka kompani ofsori,thjesht nje njeri qe ka edhe prider,edhe duhet denuar se ka baba ramizin,po vajza e adriatikut,argita,cuni i gramozit,a more mjerane,,,

    3. anila says:

      BRAVO!!!!! SHUME E DREJTE!!!
      JEMI ME NJE PRESIDENT HAJDUT E ME GRUAN E TIJ, VEC HAJDUTE, EDHE RRUGACE!!!

  4. Albert says:

    Pavaresisht se ca ishte Ramizi te tre femite ushin me te edukuarit e bllokut . Te urte te sjellshem . Por gjithsesi asnje se ve ne dukje se vertete ishin femite e babait Ramiz po edhe te mamase Semiramis e te gjyshit Dnimiter Xhuvani . Gjaku shpesh vertet nuk behet uje .

    1. agim says:

      PIKES I KE RENE!!!! TE LUMTE!!!

  5. macoku says:

    Dhe te mendosh qe Semiramis Alia .bashkeshortja e Ramiz Alise ishte pedagoge ne universitet ,ne fakultetin e shkencave te natyres dhe e bija e Aleksandes Xhuvanit ,dijetarit dhe atdhetarit . Te gjithe studentet qe e kane njehur Semiramisin thone fjalet me te mira per te Zana Alia ,vaza e nje ish presidenti dhe nje ish pedagoge Krahasojeni me te tjeret

    1. Debilët e Bashës says:

      Eh, o I nderuar.
      E me ke ta krahasosh? Ky eshte nje nga shkrimet me te ndjera te Kreshnikut dhe me kete shkrim i ka late te gjitha gjynahet.
      Jo vetëm që ka kaput shembullin me klasik te dinjitetit njerezit, por ka përshkruar me mjeshtëri ndyresirat e PD-se qe presin si hienat te vjedhin ndonje llokme po te marre pushtetin PD.
      Jo se socialistët Jane me mire, por kusia nuk mund ti thote tenxheres “sa e zezë që je”.

  6. REALE says:

    Kete shkrim dergoja Pellumb Kulles! Por do te dije qe ta ansh kaloje.

  7. cipini says:

    Megjithse politikisht nuk kam patur respekt per Aline, duhet te them qe femijet i kishte model. Ishin femije te asaj nene qe te impononte respekt ne Fakultetin e Shkancave. Gjithmone ne kembe. Respekte per Zana Alia, grua me integritet.

  8. Katundari digital says:

    Komunistet kishin bindje ndaj nje ideali krejtesisht te gabuar.Po besuan ate deri sa ideali dhe ata vete dhane shpirt.Bene krime dhe gabime por ne emer te nje ideali me bindje se shumica i perkrahte.
    Keta sot nuk kane as ideale as moral as parime ,kane ne gjak pangopesine poshtersine dhe pabesine.
    Me nje fjale populli ra nga shiu ne bresher.

  9. Astrit says:

    Bravo nje shkrim i bukur.Kur shikon ditet e sotme ,ku jemi katandisur,per 30 vjet me krim, korrupsion,zaptime, shkaterrime.vrasje,,ku njerezit zihen per partite.Je i dyzuar per kohen e komunizmit.

  10. katarakti says:

    Shumë shkrim i bukur dhe tepër domethênës. Njê shembull i dhimbshëm i rrënimit të vlerave sot. Bravo Kreshnik.

  11. Ceni says:

    Ajo vertet eshte vajza e Ramizit. Permbysja e sistemit do kete ndikuar ne gjendjen e saj. Po nga e jema rrjedh kulture. Eshte nje vlere qe nuk fitohet lehte, as me pare jo. Jetojme kohen e injorances, harbutrise e dhunes se lekut.

  12. Patrioti says:

    Asnjeher se kam pelqyer z. Kreshnik po me apoloqin e keti shkrimi e ka goditur dhe meriton bravo…..!!!!

  13. Renato says:

    Shkrim shume domethenes, por kete e ben nje njeri qe ka vendosur te mos jete ne rreshtat e ushtareve qe i sundojne klikat mafşoze. Mediat na mbyten me shkrime, analiza e ngjarje te kohes se komunizit, nje linje e percaktuar per shplarjen e trurit , qe te terhiqet vemendja e ketij te shkrete popull nga krimet mondtruoze qe ndodhin sot. Dhe tashme jane te identifikuar mediat dhe zorraxhinjte e mirepaguar qe i sherbejne atyre politikaneve kriminele, perfaqesues te grupeve te organizuara kriminale qe e shkatrruan kete vend.
    Kreshniku cdo dite thot gjera te hidhura por te verteta qe i sherbejne wytetsreve. Per kete duhet pergezuar.

  14. xhoxhi says:

    Shkrimi ka shumë vlerë.Gjithë bllokmenët i varu Enveri ose vdiqën me robat e trupit këta të sotmit janë të pa ngopur dhe gjithë pasurinë kombëtare e morën për vete…Ju kujtohet Blerim Çela gomari më imadh që deklaronte në parlament se kaq ton flori iku me avion këtu apo atje?Ku janë milionat që na çante bythën partia demokratike?Le të na shkruajnë për vilat jashtë shtetit që na theshin?Ata bënë gabime sepse ecnin në rrugë të panjohura por ama nuk tradhltuan dhe nuk vodhën popullin.Ata ishin njerëz që gabuan por këta të sotmit janë me gjithë të këqiat..

  15. Anetari i partise se tritolit=PD says:

    Bravo Kreshnik Spahiu,por kujdes se zonjen Bozo po e kalojne ne turren e druve te zjarrit,vetem sepse tha ate te vertete qe e dine shumica e shqiptareve qe e kane jetuar ate kohe,me te mirat e te keqiat e saj .Dhe gjyqin televiziv zonjes Bozo po ia bejne e jane hedhur ne sulm kunder saj te gjithe bashkepunetoret e vartesit e Berishes se UDB-se,qe sic me te drejte shkruante Alba Malltezi jane edhe sherbetore,bashkepunetore e vartes te ketij padroni te krimit e te korrupsionit shqiptar te ketyre 30 vjeteve,te UDB-ashit Berisha ,me te gjitha krimet e tij 30 vjecare,dhe qe e kane qepur gojene nuk guxojne te flasin per te e per krimet e tij dhe nga ana tjeter kane turicke te shprehen e te bejne “prokurori”n gjoja per krimin,per korrupsionin,per te drejtat e njeriut,per zgjedhje te pastra,per kercenime,per mashtrime elektorale etj etj,kur ata perfaqesojne kampionin e ketyre krimeve te djeshme,te sotme e per ato qe pergatitet te beje,me ndihmen dhe te ketyre “prokuroreve televizive e te shtypit” qe paguhen nga SHQUPI E NGA PRESIDENCA

  16. Dee says:

    Por ti o i pafytyre, nuk ke lene gje pa share per femijet e bllokut !, sot te duken te sjellshem e te kulturuar !.
    Shikoni sot femijet e Berishes, te Metes,te Fullanit e te gjithe llanave te tjere, sjelljet, pasurite e rrugaçerite e sojit te tyre.

  17. Ed says:

    PO KUSH ESHTE QELLIMI I KETIJ SHKRIMI NE KOHEN E ZGJEDHJEVE
    SE TI DALLOHESH PER NJERIUN QE HYNTE NGA PRAPA SHTEPISE NE BERISHA
    DHE DITEN E SHAJE
    TI JE HALE E SHQIPERISE

  18. Valbona says:

    E njohe eshte grua dinjitoze,sic I takon prejardhjes nga I madhi Aleksander Xhuvani.

  19. Luftuam bllokmenet dhe na erdhen salimenet says:

    Me kete qe ke shkruar sot,jepi fund dhe mos shkruaj me Kreshnik.
    Asgje nuk te kam pelqyer,por kjo sot ma ndryshoi mendimin.
    Per keta njerez e kishte edhe Luljeta Bozo,qe megjithese soc ishte i keq por pregatiti njerez me ideale,preg kuadro qe projektuan vepra madhore,preg njerez qe edhe sot mburren me titujt shkencor te asaj kohe ….
    Sali krimineli shan e turfullon ,por titujt qe i dha ajo kohe nuk i hedh poshte,por mburret si dr.prof…
    Shqiperia akoma drejtohet nga ata kuadro qe preg soc,por ju fut djalli ne bark,jane bere te babezitur per pasuri,per pushtet…
    Jane kthyer ne kriminela dhe shfrytezojne punen e te tjereve.
    Familjet e tyre jane futur luksit dhe nuk duan tja dine per njerzit e varfer….
    Keta vetem kur vijne zgjedhjet kujtohen per popullin.
    Ky 30 vjecar nuk mbahet mend te kete dale ndonje kuader qe te bej dicka per vendi,vetem analfabet e sherrxhinj,drogaxhinj,kriminel e kurva,spiuna e shkatrrus me molotov…
    Injoranca ka arritur kulmin dhe cdo njeri po nxjer fytyren e ti te vertete…

  20. lato says:

    Eshte fisnike,nuk eshte rrace harbutesh
    Sali maloku,Ilir skrapari,mona peshkopaija.

  21. Tok e Xanun says:

    Sot kemi Shkerdhener e Shkerdhita multimiljardere, qe ruhen nga perdhenuesit e qytetit Studenti me titull ” Heronj Demokracie” dhe te lepire para e prapa nga Gjeket intelektuale te zbritur nga barku i urise, injorances dhe grykesise.

  22. Jimi says:

    Per te vetmin raste qe te them me gojen plote. Te lumte!

  23. taksapaguesi says:

    Ramizi ishte nje njeri i bute qe beri aq sa mundi. Vdiq ne nje spital publik i mbuluar me batanije te marre nga shtepia. Jetonte ne nje apartament te thjeshte dhe te vetmin luks qe kishte ishte shetitjet ne kembe nga liqeni.

    Nuk ju la asgje femijve, asnje lek, perkundrazi, si shume femije te tjere emigruan. Por ai la vlerat dhe doni apo nuk doni historia do ta gjykoje bujarisht si presidenti i pare demokratik Shqiptare.

    Sa per Keshnikun, qe jeton ne Bruksel duke prishur parate e revolucionit demokratik te Lulit eshte mire ta qep halene. Ishte dhe eshte nje qelbesire Berishiane dhe nje sharlatane. Me kete shkrim kerkon te ngjitet pas nostalgjise pasi deshtoi me aleancen kuq e zi.

    1. kultura says:

      TE LUMTE !!!! Ai ishte udheheqes me ideale dhe njeri i thjeshte!!! Padyshim qe edhe femijet, qe te tre, nuk ka se si te ndodhte ndryshe.
      Bravo Spahiu!!!!!!!

  24. Isa says:

    Bravo ! Zana eshte zonje e respektuar.

    1. Greta says:

      Zana nje grua e thjeshte, e urte. Pa lukse, pa makina luksoze. Shikoni femijet e pushtetarve sot, pasuri pa fund, degjenerin, mashtrime ku e lane popullin me ne mjerim e varferi.

  25. Eda says:

    Jashtzakonisht shume respekte per Zanen, e mencur e kokeulur dhe e fisshme, shume e fisshme dhe e perkore! Po zaten te mencurit e ata me mend ne koke jane edhe me te thjeshtet, te terhequr ne pune te tyre dhe gjithe skrupuj. Respekte Zanes!

  26. S- New York says:

    Nuk mbaj mend vitin ekzakt,ishte shtator I vitit 1973 ose 1974,te gjithe studentet po te shkonim ne zbor dhe po ngjiteshin per ne kodren e qytetit Studenti per te terhequr rrobat e zborit.
    Edhe une se bashku me nje shok student I juridikut,po shkonim te terheqim rrobat e zborit.Pa pritmas shoku Im shkeputet me shpejtesi drejt te nje vajze e veshur me bluze gjimnaziste,ajo po ecte ne dretimin e saj,por nje djal (jo student dukesh nga pamja jo I rregullt) po e ngacmonte,e kapte per krahu,ajo ulte koken dhe I thoshte djalit te lutem mos me shqetso,me ler ne punen time,por ai vazhdonte ta ngacmonte.Shoku im tip sportisti nderhyri me shpejtesi,bile dhe e goditi duke I thene ske turp ajo eshte ne rrugen e saj,a ke moter ti qe sillesh ne kete menyre pa e njohur?.Vajza vazhdoj rrugen e saj,djali u largu me shpejtesi dhe shoku im u kthye tek une.
    Nder te tjera e pyeta a e njihje ate vajzen?.E njoh me tha eshte vajza R.Alise.Gjesti I shokut tim qe shume human,ndersa vajza vazhdoj rrugen e saj.Pra nje vajze shume e edukuar dhe koke ulur.

  27. Gjorku says:

    Disa çaste mè parè pashè tè shkruhej pèr njè tjetèr grua, Grida e futur nè politikèn shqiptare nga dera e prapème e Berishès. Atè tashmè e njohin tè gjithè pjesè e llumit, krimit,prostitucionit tè kryetarit tè ‘demokratève’ Berisha. Nèse kryetari i tyre Berisha do tè ishte njè sipèrmarès qè pasuria e tijè ishte vènè me punè, koncentrim e pasion, asnjèrit nuk do ti bète pèrshtypje…. Po siç e dimè èshtè krejt e kundèrta. Po tè sjellim nè mèndje qè ishte babai i zonjès Zanè.A qè Berit i buzèqeshi fati dhe Shqipèrisè i humbi fati dhe çdo gjè tjetèr. Nè shtypin shqipètar rregullisht flitet pèr kohèn e shkuar qè ishim mè mirè e qè flitet e stèrflitet pèr “Bllokmenè”?!? Si thoni JU lexues Enveri dhe Ramizi nuk i donin mè tè mirèn familjeve tè tyre??? Natyrisht qè i donin, por mè shumè donin Shqipèrinè. Ndoshta neve njerèzit e thjeshtè ndjehemi keq kur shohim njè grua,njè nènè qè robtohet pèr familjen nè tè gjitha ditèt e kur njè nga ata gra èshtè vajza e ish. Pres. R.Alia. Nuk duhet ta paragjykojmè, Ajo nuk èshtè e pafat, Ajo duhet tè jetè krenare pèr familjen e sajè, prindèrit e kulturuar…..Jam kuriozè tè dègjoj njè intervistè tè sajè, kemi shumè nevojè tè dègjojmè eksperiencèn e sajè, pasi vlerat e vèrteta tè njè familje si e sajè duhet tè bèhen shembull pèr njè shqipèri qè po nxiton pas parasè mè keq se tè babziturit. Zana njè emèr i thjeshtè, domethènès qè mè ngjall njè respekt. P.s Zoti Kreshnik desha tè pyes: – Asnjèri nga ata qè kèrkonin bastin nuk i kèrkoi zonjès qè ta ndihmonte, e ndèrsa e shoqèronin me sy???

  28. Tualet Palla says:

    Na përlote Kreshnik efendi,. Nga të gjitha anët dukesh si gjethe fiku,. Por që tregon shumë qartë çfarë fshihet poshtë gjethes. Po ti nga e njeh kete zonjën? Apo detyra e qyrrsit.
    Edhe Ndue po qyrret per Dullen dhe sufllaqen.

  29. Qytetari Tiranes says:

    Shkrim I goditur. Po shume fare!
    Te lumte!

  30. Asd says:

    Ramiz Alia hyn tek shqiptaret e mencur. Ne periudhen me te erret dhe me te rrezikshme udhehoqi momentin me delikat te 46 viteve te komunizmit; Humbjen, mbylljen, kapitullimin e historise se Enver Hoxhes.
    Lejoi gjithshka. Nuk detyroi asgje. Mbrojti cfare mundi.
    Kujtoni cfare ngjau ne 97′ dhe barabitni me 1991; Duke krahasuar edhe kauzat e seciles periudhe, Ramiz Alia ngrihet si nje figure e politikes me te holle, me te zgjuar dhe me te rafinuar te politikes shqiptare. Tranzicioni pa gjakderdhje ishte merite e tij. Duke i shtuar pastaj edhe qetesine, modestine dhe fjalet e pakta, mendoj se ne shqiptaret kishim perpara nje gjeni, jo te te gjithe koherave, por gjeniun e atij momenti; personin e duhur ne kohen e duhur.

  31. Buda says:

    Zana Alia, e bija e Semiramis Xhuvanit, e mbesa e Aleksander Xhuvanit ka ngjare komplet nga e ema,
    nje zonje grua, ish-pedagoge dhe Dekane e Fakultetit te Shkencave te Natyres.
    Pavaresisht nga keqardhja me te cilen e mbulon Kreshnik Karrieristi,
    une kam pershtypjen se ajo eshte e lumtur ne familjen dhe rrethin e saj farefisnor e shoqeror.
    I uroj shendet dhe harmoni ne familje e shoqeri!

  32. Luli says:

    Ajo eshte mbesa e te madhit Aleksander Xhuvani. Eshte prej fisi e nuk eshte prej xhinsi si pune atyre te vicidolit apo te cepanit.

  33. Laberia ime says:

    Mos shkruaj keshtu Kreshnik se do te te hane te gjalle bijte e kolaboracionisteve qe sot e kane per nder qe fara e tyre paraardhese u ka sherbyer okupatoreve..kane 30 vjet qe po hane mut por prap vlerat atyre njerezve qe punuan per vendi nuk mund tua ulin, ata perseri te dhjere do ngelen se soji i tyre per interes personal shet edhe nderon.. qen i biri i qenit gjithmon qen bir qeni ngelet..

  34. Katunari nga Seita e vogel says:

    Kreshnik:Me zhgenjeve me Partine tende…por se paku me kete shkrim duket se je kthyer ne “Shqiperi”…por ata VIP-at e PD-s apo Elita e Hajduteve Politike do te thone:Ik se po na bene shume “Vape”????????????????

  35. Plehra ka Shume ,mos themi me shumice,perndryshe do te kishim ndryshuar Si Evropa.. says:

    Per sa kohe te kete “Legena”Si Spahia ,,gjithcka eshte ne rregull…Te pershkruaj kush nga Femijet e Ditktaorrve ishte apo Jane te sjedhshem..
    Plehra shkrime,,por dhe Plehra atyre qe Ju vrane ne kohen e Diktatures ,,dhe askushe nuk i byshtyhu keta Plehra ,me ne krye edhe Kreshnikun plehre ..
    Ptu fare e keqe ..

  36. Elvi says:

    Ke pjerdhur apo ke shkruar ketu?

  37. E Verteta says:

    E kam pasur pedagoge Zanen pergjate nje viti. E thjeshte dhe shume fisnike! Edhe Semiramisin, zonje grua, e kam takuar…Respekt per njerez te tille dinjitoze!

  38. SOKOL says:

    Do duhen me shume shkrime si ky qe te filloje te levize dicka ne kete vend.

  39. Ndue says:

    Ky tauleti qe nuk dine shqip ka prejardhje nga pemet strehua ne shpelle dhe tani quhet qytetare me kemishe nejloni qe ka punua ne fabrike te betonit

  40. Koti says:

    Krahasojeni këtë zonjë grua me faqe stampuarën e Saliut.

  41. Velo says:

    Krahasoni edhe Saliun me Ramizin

  42. Eleonora says:

    Jo vetem Zana por dhe Besa vajza tjeter. Askush se di qe bashkeshortet e tyre jane persona te nderuar dhe respektuar ne eliten e kimise dhe fizikes boterore . As per niprit dhe mbesat e R.A skeni degjuar gje edhe pse ne profesionet e tyre jane te nderuar.
    Te denojne komunizmin kur kane qene femije kur e kane jetuar? ata apo politika e sotme shqiptare qe ne emer te luftes kunder komunizmit ka bere karriere dhe para?!
    Mjaft se kemi 30 vjet qe degjojme te njejtat parrulla .. na sillni zorret ne fyt cdo mengjes

  43. lenci says:

    Kreshnik Spahia genjen. Te dy vajzat e Ramiz Alise morren apartamente italiane me nga 4-5 dhoma dhe guzhine. Zana te Pallatet e Lanes, Besa te pallatet e Aviacionit. Apartamentet e ndertuara nga italianet ishin me te miret e kohes. Se nga e gjeti Spahia qe ajo ka nje dhome e nje guzhine, vetem ai e di.
    Nuk thote asnje fjale per djalin e Ramizit, Arbenin. Arbeni mbante dhe mban edhe sot mbiemrin Bora. Arben Bora eshte nje nga njerezit me te pasur ne France. Si u be i pasur? Po ia le Kreshnik zagarrit ta tregoje.

  44. rexha 10 says:

    NDRYSHIMI ESHTE PER TU THEKSUAR KRESHNIKE ìììììì,TEKE FEMIJET E POLITIKANEVE TE DY SISTEMEVE. ESHTE KULTURA E FAMILJARE AJO QE BENE DIFERENCEN.
    _.POLITIKANEVE TE ISHE SISTEMIT KOMUNISTE ,NUKE U MUNGONTE KULTURA,EDUKATA .DHE KOMUNIKIMET MIDISE SHTRESES SE TYRE.KURSE FEMIJET E POLITIKANEVE MBASE SISTEMIT U BENE SI BABALLARET E TYRE ,DUKE RREMBYER E VRARE NJERZE TE PAFAJSHEM ,DUKE U PASURUAR ME PENGJET E RREMBYERA,DUKE VENDOSUR TRITOLE E DINAMIT MAKINAVE TE BIZNESMENEVE,APO TE NDONJE KUNDERSHTARI POLITIKE ,A THUSE KISHI QENE LIDHUR ME ZINXHIRE PER QAFE NE KOHEN E KOMUNIZMIT. BENI NJE KRAHASIM TE DJALIT TE ISHE GOVERNATORIT TE BANKES QENDRORE TE SHQIPERISE ,FULLANIT ,ME DJEMTE E SEKRETARIT TE PARE TE KOMITETIT QENDROR ……….HOXHA……LERE PASTAJE QE TI KRAHASOJME ME FISE E FARE ,NIPER E MBESA, KUSHERIJE etj. Te mose flasime per pasurite e tyre qe i krijuan me te gjitha mynyrat duke bere shantazhe dhe veprimtari kriminale.Mjaftone te shikoshe hotelet ,vilat ,rezidencat e ngritura e te pasurave, dhe do te lakohen po te njejtit emra pronaresh.EMRAT E POLITIKANEVE TE PUSHTETIT PASE VITEVE 90.DUKE ZAPTUAR EDHE RESORSET E SHTETIT NGA NDERTASAT E MINAREVE TE KETYRE MATRAPAZEVE TE SISTEMIT DEMOGRATIKE.PORE MBI TE GJITHA SHKATERRUAN EDHE GJENDJEN SHPIRTERORE TE POPULLIT DUKE I FUTUR POLITIKEN E PERCARJES ,DHE ATE TE VELLA,VRASJES ME DALLIMET KRAHINORE VERI _JUGE. SA I DENUAR PASKA QENE BREZI I JONE ME KETA ZAGARE TE POLITIKES POSTEKOMUNISTE NGA ZOTI. MALLKIMI ME I MADHE PER RAMIZ ALINE SHKONE ,JO TEKE FEMIJET ,PORE ,SEPSE NA SOLLI NE PUSHTETE NJE BANDITE KRIMINEL SI KARAXHICI I SERBISE ME EMRIN SALI.

  45. Kreshnik breçansi says:

    O kreshnik hajduti, te jap 200 euro po na tregove si u be i vellai i zanes drejtor banke dhe cilet ishin aksioneret e bankes se pare ku ai filloi pune jashte shtetit…

    1. O kreshnik, je komplet bajge says:

      Dhe jo vetem i nje banke, por i disa kompanive:
      https://dirigeants.bfmtv.com/Arben-BORA-1387316/

  46. Dinjiteti says:

    per Lencin

    Arben Alia ka qene nga me te miret e klases ne gjimnazin Ismail Qemali. Po ashtu dhe nga me te tjeshtet kur i jati ishte president.

    Prandaj ka bere dhe karriere ne France ku vajti. Mos kini zili ata qe me punen dhe mendjen e vet jane bere te pasur apo jetojne mire.

  47. lenci says:

    Klikoni Arben Bora dhe do njiheni me gjithe pasurite e tij. Nuk ka vetem nje banke, por shume kompani te tjera.
    Mbaroi ne Shqiperi per inxhinier elektronik. Pastaj shkoi ne France per tjeter profesion, u be financier. Ne Shqiperine e asaj kohe nhe gje e tille nuk behej. Per djalin e vet Ramizi e veri. Nderroi mbiemrin atehere se mos rrezikohej nga armiqte. Por, per cudi, nuk e mori mbiemrin e tij me vone, ashtu sic beri djali i Mehmet Shehut, Skenderi. Dhe nuk u kthye me ne Shqiperi. Administroi ne France parate shume milioneshe euro origjina e te cilave mbeti e panjohur. Sot eshte nga njerezit me te pasur ne France.
    He more zagarr, Kreshnik Spahiu, cfare mund te thuash tjeter? Nuk po them te tregosh se si u pasurove ti. Ate e dine mire shqiptaret, te cilet nuk te vene fare ne refene.

  48. Okulari says:

    Ne foton e mesierme çuditerisht Kreshniku i maleve ka permendur vazen e madhe te te ndjerit R.Alia,por nuk e kuptoj se perse nu ka folur per ate Besen ate qe eshte ne krah te saj dhe qe eshte motra e saj!Apo Besa bene jete tjeter si kuadro artistik qe eshte?Eshte e vertete qe edukacioni i tyre eshte model ne shoqerine e sotme te “uqerve”qe zbriten prej beshkeve duke zaptuar çdo qosh e cep te Tiranes!Ato te dy motra jo se nuk kane por se niveli i tyre qytetar nuk i lejon te ekpozohen siç bejne sot femijet e “bllokqeneve” te sotem!
    Kreshnik sot je i pasur edhe Ti e jo me vazat e Ramiz Alise qe kur ne bertisnim liri -demokraci Ramua me Saliun benin takime te fsheht naten ne Presidence!

  49. bregdetari says:

    Kreshnik bravë, Ke thënë gjithshka. Një shkrim (skicë)që të bën të mendosh dhe njëherësh të bësh diferencimin dhe të arsyetosh për faktin.

  50. Lili says:

    Aman aman! Cfare na tregon! Po vellau i saj qe sot emrin e ka Arben Bora , se per te mshef pasurine e grabitur edhe emrin ndryshojne komunistet, si u ba me nje rroge te shtetit te babes pronar banke e pasuri te patundshme me vlere milliona ne Pariz?! Di gje ti?! Po motra tjeter qe harxjon milliona nga suedia ne ameriken latine ku i mori paret?!mos jane ato paret e arit qe ramizi dergoj ne svicer e qe qeveria shqiptar kur nuk i kerkoj nga svicera?!
    Pyetja eshte cfare probleme kane qe e lane motren keshtu?! Nuk i besuan burrit te saj?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje