Rama letër urimi Kurtit: Të vendosur për të intensifikuar marrëdhëniet

24 Mars 2021, 17:40Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër urimi, Albin Kurtit, pasi u zyrtarizua si kryeministër i Kosovës.

Në letrën e tij, Rama i bën ftesë për intensifikimin e marrëdhënieve mes të shteteve si dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

“Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve”, ka shkruar Rama.

Më tej ai shkruan se beson në ekipin qeverisës të Kurtit për t’i kapërcyer me sukses sfidat me të cilat përballet Kosova.

“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, shkruhet në letrën e Ramës dërguar Kurtit.

Në fund të letrës së tij, kryeministri Edi Rama i bën ftesë Kurtit që të vizitojë Shqipërinë.

Ndërkaq, Rama i ka dërguar kryeministrit të Kosovës me rastin e ditëlindjes së këtij të fundit një shishe verë, si dhuratë simbolike.

2 komente në “Rama letër urimi Kurtit: Të vendosur për të intensifikuar marrëdhëniet”

  1. valdet says:

    Kurti dhe zgjedhja e lopes Osmani do ta tregoje koha sa plera jane, nuk meret pushteti me molotov por dhe kur e mer shpejt do te shuhet. Kosova ka nevoje per politikane si i ndieri Rugova apo i urti Hoti dhe jo per njerez te molotovit, fatkeqesi qe ne te dy krahet e shqiptarise perkrahet bomba molotov. Kjo eshte dukuri i atyre qe dalin nga diktatura dhe jane mesuar ne zbor…..

  2. Tironci says:

    Rrespekte Albin kurtit dhe i uroj nje kurajo e forc te pa shtermshme per ta çuar perpara kosoven , shqiperin s dhe kosoven e bejn vetem atdhetaret patriotet e vertet , i uroj nje pasion te shkelqyer Albinit ne detyren e veshtir te keyeministrit dhe ti bej realitet objektivat qe ka ne mirqenien e popullit te kosoves .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje