Nga Ylli Pata
Apologjia e mbrëmshme e radhës e Ditmir Bushatit në median e familjes Berisha është rimarrë nga media pranë opozitës, si një “dëshmi” e një “viktime” politike të Edi Ramës në PS.
Bushati, në intervistën te Krasta, ka marrë përsipër edhe një rol që nuk e ka pasur asnjëherë si përfaqësues politik, në një aktivitet të shkurtër vetëm 4- vjeçar si drejtues i qarkut të Shkodrës, intervistë ku është mburrur se ai ka udhëhequr një rezultat “historik” për PS-në dhe ku tha se largimi i tij mund ta rrezikojë atë rezultat.
Madje Bushati mori përsipër të tregojë se ka qenë kundërshtari i Tom Doshit në Shkodër, kur realisht as e para e as e dyta nuk qëndron.
Ditmir Bushati, edhe pse është deputet i Partisë Socialiste që nga viti 2009, kurrë nuk ka qenë një politikan aktiv i asaj partie.
Ai u mor nga Edi Rama si specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare, duke u kandiduar në 2009 në listën fituese të Tiranës, gjithashtu edhe në vitin 2013, e më pas u emërua ministër i Jashtëm i Shqipërisë.
Në dy garimet e saj për deputet në Tiranë, publiku nuk e mban mend se në cilën zonë të Tiranës, Ditmir Bushati luftoi politikisht për të marrë votat për PS-në.
Në degën e kryeqytetit, ku Bushati kandidoi dy mandate, nuk la asnjë shenjë, qoftë në zgjedhjet parlamentare apo ato vendore.
Në vitin 2017, Edi Rama e emëron Ditmir Bushatin si drejtues i PS-së për Qarkun Shkodër, ku natyrisht ai si detyrë kishte rritjen e votave atje.
PS-ja në vitin 2017, në Qarkun Shkodër ka marrë 39,247 vota, nga 37,984 vota që socialistët morën në 2013-n, pra rritja është vetëm 1263 vota.
Socialistët në Qarkun Shkodër që nga 2009 kanë marrë 4 mandate deputetësh si parti, pasi në 2013 koalicioni i PS-së mori 6 deputetë, e në 2017 një deputet mori PSD ku doli Tom Doshi.
Bushati si drejtues Qarku me fuqi të plotë, duke qenë edhe ministër, qëndroi deri në fundin e 2018-s, ndërkohë që në gushtin e 2019-s largohet si drejtues i Qarkut.
Në dy vitet e mandatit të dytë të PS-së, Bushati ka qenë i plotfuqishëm në Shkodër, ku dhe pati “izmën” e emërimeve të drejtuesve politikë në administratë, çka solli që në fillim të mandatit të dytë një përplasje në PS-në e Shkodrës, përplasje që është zgjidhur me ndërhyrjen e Edi Ramës.
Me emërimin e Senida Mesit si zv.kryeministre e Shqipërisë, ku për herë të parë Shkodra pati një përfaqësim si asnjëherë më parë në kabinetin qeveritar në 30 vite, u aktivizua një përplasje e Bushatit me Mesin, faktikisht për politikat e emërimeve në Qark.
E në këtë aspekt, Rama ka përkrahur më shumë Bushatin si drejtues Qarku, se numrin dy të Qeverisë së tij, me logjikën se do të ketë një paqtim të situatës, gjë që nuk ndodhi deri në ditën e fundit të qenies së Ditmir Bushatit si drejtues i Qarkut të Shkodrës.
Ai ishte realisht drejtues i Qarkut, por nuk u bë kurrë një lider politik i zonës më të rëndësishme të veriut të Shqipërisë, çka ju dha një shans shumë i madh, edhe pse kishte një pikë të dobët në curiculumin familjar, ku është sulmuar egërsisht nga Partia Demokratike.
E në këtë rast, duket e çuditshme se si Ditmir Bushati, kur ishte ministër i Jashtëm dhe drejtues politik, nga Sali Berisha quhej “Ditëzi”, e sot ai ftohet në studiot e televizionit të familjes. Po ky është aspekt tjetër.
A është përballur Ditmir Bushati me “të fortët” që përmend ai në intervistë apo konkretisht me Tom Doshin?
Asnjëherë, edhe pse marrëdhëniet me Tomën i kanë pasur të ndera.
Tom Doshi ka ardhur në PS në vitin 2005 dhe u zgjodh deputet, ku vijon të jetë akoma, por marrëdhëniet e tij me PS-në e Shkodrës nuk kanë qenë gjithmonë të mira.
Kjo sepse Toma ka ardhur nga jashtë dhe gjithmonë ka dashur të ndikojë në politikat dhe lëvizjet e drejtuesve të partisë, duke vendosur njerëzit e tij në drejtim.
Lëvizjet e Doshit, kanë prodhuar disa herë pakënaqësi e debate në PS-në e Shkodrës.
E para dhe e vetmja që publikisht e sfidoi Tomën ka qenë Keti Bazhdari, kandidatja e PS-së për kryetare e Bashkisë së Shkodrës në vitin 2015.
Edhe ish-zv.kryeministrja Senida Mesi ka pasur shpesh, natyrisht jo publike, debate me Doshin për çështjen e emërimeve dhe politikës së ndarjes së posteve të përfaqësuesve politikë.
Kjo situatë solli në mbledhjen e famshme të Lezhës, ku Edi Rama mblodhi deputetët e Shkodrës dhe u kërkoi që të linin konfliktet dhe të mendonin si skuadër.
E si kapiteni i asaj skuadre, Ditmir Bushati ishte përgjegjësi kryesor i situatës së nderë.
Në vitet si drejtues politik, ai nuk udhëhoqi një betejë politike në Qarkun Shkodër, përveç fushatave, kur realisht protagonizmin e mori Voltana Ademi, që nga 2015-a.
I vetmi që replikonte me kryebashkiaken ishte Edi Rama, ndërkohë që duhej të ishte drejtuesi i Qarkut.
Ditmiri nuk u bë asnjëherë as protagonist, as lider, madje as politikan i mirëfilltë, por mbeti një zyrtar i lartë i mazhorancës, që kishte në mbulim Shkodrën, dhe kur Edi Rama e zëvendësoi me Gent Cakajn, mllefi i Ditmir Bushatit shpërtheu.
Nëse e quante veten politikan, ai do të duhej ta sfidonte hapur Edi Ramën, qoftë edhe me pozitën si përfaqësues i Shkodrës.
Nuk e bëri, madje as në zgjedhjet e pazakonta të vitit 2015, që u bojkotuan nga opozita, kur ndodhi ngërçi me Valdrin Pjetrin.
Viktimizimi i Bushatit nisi pasi u shkarkua si drejtues qarku. Ku realisht ndodhi distancimi i tij nga mazhoranca.
Jozefina Topalli, realisht është larguar nga drejtimi i PD-së që në 2013-n e në 2017-n u përjashtua përfundimisht.
Megjithatë, ish-kryeparlamentarja edhe sot ka fuqinë të kandidojë e të pretendojë një mandat në Qarkun Shkodër, pasi e ka të qartë legacy-në e saj politike atje.
A mundet që këtë ta bëjë edhe Ditmiri? Që të marrë mandat, as që bëhet fjalë, por as thjesht të konfigurojë një lëvizje të tij politike në Shkodër nuk e bën dot.
Në politikë, sfidat bëhen në fushën e betejës e jo në studio televizive, të atyre që i kanë sharë me libër shpije.
Kjo pastaj është pjesë e telenovelave të gosipit politik, që natyrisht ushqejnë panelet e nuk kanë asnjëë peshë reale, siç kanë ndodhur me të larguar të tjerë që postet i kanë marrë qesim pa zhvilluar asnjë betejë në terren…
DITEZIU NJERI I DOBET DHE PA KARAKTER. NE PS ISHTE VETEM PER TU BERE MI.ISTER DHE SAPO E LARGUAN FILLOI TE HEDHE VICKLA.
NJEREZ SI KY I LINDURI PER TU BERE MINISTER NUK I DUHEN PS.
Tipit dhe natyrës së Ditmir Bushatit, në Shkodër, i thonë SKUTH.
Po i ke thënë skuth, ja ke thënë të tëra.
Nuk kam ndonje konsiderate per Ditmirin por ti Ylli je jo vetem Pate por edhe Rose. Shume trashe e ke tjerre dhe ke harruar se ne cdo debat televiziv kur Kajmekami desh te hypte ne ofiq ishte ditmiri qe lehte. Dhe si Ditmirin futi ne PS ke i desh gerneta. Por se ky paraqitet pak me mire se te tjeret. Vetem se cdo gje e thote ne gjuhe dipllomatike se helbete minister i jashtem merr vesht.
Të keni turp. Ministër me karakter dhe shumë i suksesshëm, tani sulmohet vetëm pse është në konflikt për kushedi cfarë. Jepini të zotit atë që i takon e lërini analizat e anëshme.
Është turpi i Bushtati që ka kaluar në opozitë ??
Minister i zoti.
Ditmir Bushati është njeri i shkolluar, me edukatë dhe kulturë. Liderit Suprem këta tipa nuk i duhen. I duhen tipa si Toma, pavarësisht se ambasadorja e SHBA ka ditë që po ulëret që Tomën të mos e mbështesë kush.
Bravo Fatos, veçse Ditmir Bushati duhet te sqaroje me se s’ben, çfare ka biseduar ne fshehtesi me ministrin e jashtem grek per problemin e DETIT?! Eshte kjo e gjitha qe Ditmiri ka arritur atje ku eshte, megjithese Sali Berisha vrau ne mes bulevardit me arme dhe hapi varre dhe “nuk po i vertetohet”, jo me “tregetia” e Ditmirit. E mori Rama per dore e beri dhe minister e ai bente tregeti me Shqiperine. Dhe degjo: Ali Pashe Tepelena u kerkoi Bushhatllinjeve qe te bashkoheshin fiset shqiptare kunder turkut, por ata nuk pranuan se e donin Shqiperine te coptuar qe te sundonin pjesen e tyre. Mos valle Ditmiri apo dhe Andi qerja kerkojne prape ate?! Pyesni historianet per kete, por aman jo Beqir Meten se ai eshte shkrusi historise se Sali Berishes.
Minister i zoti. Student i shkelqyer (medalje ari i brezit te vet)!
Ti Ylli Pata je nje ushtar i rendomte i Edi Rames dhe kaq. Ke per detyre te besh pis cdo njeri qe i del kundra rames.
Dhe ky do jete fundi i PS se. Mbani ervin bushatin me elisa spiropalin se ky eshte niveli i Ps sot. Ne vend te Xhafes, Malajt Majkos, Blushit, etj etj
Antiar i familjes Kapo edhe ky! Mjafte me map of! Lereni And Kazanin! Mjafton!
Pse ja fusni kot dhe me duket sikur nuk e keni lexuar artikullin qe nuk merret me thashetheme por me fakte. Ai nuk u be asnjehere nje politikan i vlefshem per PS. Thjeshte eshte nje nenpunes i mire por jo nje politikan i mirefillte. Artikulli shume i sakte dhe mesohuni te lexoni faktet se ato nuk te tradhetojne.
Shkrim fantastik, ne fakt diteziu Sali Berisha emrin ja ka vene tamam DITEZI BUSHATI, keshtu e pagezoi dhe Ilir FLORIRIN por ne fund i ben miqte me te dashur prandaj nuk duhet te cuditemi. Ditezi Bushati fluturoi me pra ne b*the sepse i mori te gjitha detyrat jo se i meritoi por se ja dha partia dhe ketu del thenia O PARTI TE QOFSHA FALE NE MENGJES GOMAR NE DARKE GJENERAL….. ky eshte Ditmir Bushati nje mos mirenjohes i ndyre.
Ti mund te kesh edhe medalje uraniumi por kjo nuk te ben politikan edhe kur hiqesh si politikan, apo politika te perfshin ne gjirin e vet me, ose padashje.
Duke i bere nje fotografi ecurise se Bushatit, mund te themi se perfshirja e tij ne politike ne anen e PS, si pinjoll i nje familjeje te nomenklatures, eshte shoqeruar dhe me nje kosto morale dhe shoqerore, te cilen PS-ja pergjithesisht dhe Edi Rama veçanerisht kane paguar per ta pasur Bushatin Ditmir pjese te ekipit te PS-se, mbi te gjitha perfaqesues te Shkodres ne kundershtim me anatemimin qe i bente PD-ja, duke e sulmuar familjarisht dhe ku sot ky shkon e falet e peshtyn pjaten ku ka ngrene.
Ky ishte pergjegjesi kryesor per situaten ne Shkoder, per ate kandidim te deshtuar per Bashkine dhe per mosmarrjen e pergjegjesive qe i takonin.
Nuk ka asgje te perbashket me ata qe PS-ne vertet e duan dhe kandidojne, punojne dhe nuk shikojne ofiqet e çastit.
Keta Bushatllinjte duken sikur kane lindur vetem per te qeverisur, per pushtuesin, per çliruesin, per turkun, per Hoxhen, per Berishen, per Ramen.
Te kujtojne eunuket e harremit, krimbat.
I vetmi politikan qe ka edukat. Nje minus i madh per PS. Por si gjithmone Shqiptaret te miret i heqin qafe se kane frike se do u marrin vendet.
Mos valle u bene politikane Spirop…i apo katunaria Balla?
Ditmir Bushati politikani me qytetar e me i kulturuar qe natyrisht u largua nga Rama qe do rreth vehtes Tao Tao Balla pishderr katunare dhe Spiropale qe ti thone “Skenderbeu i shekullit” aty ne shesh.
Shume i zoti ky ditkeqi apo ditzi,por ju qe e quani te zot apo qe e mbroni sot,dje ju e shanit dhe e pergjonit nga brazili ne greqi.
Ky i zoti ,a di te bej ndonje pune tjeter qe te tregoj zotsine e tij,apo vetem bla bla politike.
Me bla bla e mori edi rama dhe e ngriti ne maje,dhe per ditkeqin,edi rama ne ate kohe ishte Skenderbe….
Dhe sa e zbriti nga kali cunin e sules,edi u be i keq dhe vrapoi te saliu e qim peka ashtu si kaci zi e co.
Ik e bej ndonje pune te hajrit edhe ti more ditzi dhe mis bej bla bla ,se edhe luli i plotesoi vendet
Diteziu eshte turpl i PS-se. Per mendimin tim z.Rama e ka respektuar dhe toleruar si teper. Ai eshte i llastuar dhe trajtuar si nje femije i perkedhelur i PS, pa patur asnje kontribut te mirefillte politik si ne Qarkun e Shkodrrs dhe te PS-se ne pergjithesi.
Z. Ditezi ka bere vetem mjelesen e mire te PS dhe ti vije turp qe vete shtrihet dhe rrefehet ne prehrin e satrapit me te madh te kombit shqiptar “doktor vdekjes”.
Z. Ditzi vetem di te beje gam-gam gjith diten dhe asgje me teper. Te fala Detezi mikut tend te ri Salah Sheqere Ram Xen Vicidolit.
Ditmiri,qysh se deklaroi se :”historia e familjes time fillon ç’prej vitt 1479″ i ka thane te gjitha.Njeri qi nuk ka turp se familja e tij i ka sherbye per shekuj pushtuesit turk! Turkoshake me thunder!Ç’ka pritet ma shume prej tij! Shihni listen e antarve te Keshillit Bashkiak te Shkodres te emnuem prei tij dhe keni me pa ende botkuptimin e tij turkoshak.
…e megjithatë,Kryeministri më i sukseshëm i të gjitha kohërave në Shqipëri duhet t’i tregojë popullit Shqiptar se si i neutralizojë pa zhurmë fare Ditmir Bushatin dhe Sajmir Tahirin,ose përndryshe duket si luftë e heshtur brenda PS-së. Ajo që duket që nga larg është se tani në PS nuk ka më zëra ndryshe,por vetëm “yes man” tipa.
Ç’farë profesioni është në Shqipëri politikani o Pata?!
Ta them unë shkurt: Lëpirje bythe kryetari!
Zoti Mero nuk te kuptoj shume keto kohe ,per mendimi tim e mban amen shume Edi Rames
Ditmiri, te le pershtypjen e nje njeriu te shkolluar dhe plot kulture, shprehet qarte dhe bukur.Nuk e di si i ka mardheniet me politiken ne pergjithsi, por besoj qe nje njeri i tille i ben nder Kuvendit te Shqiperise, i cili do te mbushet si perhere, plot me “injorant te shkolluar”.
Si u be kjo pune keshtu o Pata.Deri dje Ditmirin e shisnit si Ministrin me te mire te Qev.Rama.Mjerim moral i Rilindjes dhe Rames.
Tani u be i keq ky qe doli kunder naltmadhnise!
Hajde komunisem hajde… te rroje partia✊
Te besh analizen e Bushatit duke krahasuar efektshmerine e ti ne “betejen” elektorale eshte krejt pa vend. As vete Strategu Rama nuk fiton po doli nga listat e PS, dhe nuk kuptoj pse shikohet ky aspekt; Eshte njelloj sikur te thuash qe Bushati nuk ka pergatitjen fizike te Ilir Bejtes. Qesharake. Nderkohe pyetja e vertete qe duhet te bente z. Ylli Pata po te mos shkruante si militant i PS duhet te ishte; Pse Rama preferoi Lefter Koken apo Rrahjan apo ndoshta edhe Tom Doshin perpara Bushatit? A nuk ishte Bushati nje minister i nivelit dhe nje figure e paster e pakorruptuar qe vec do ta nderonte Ramen dhe qeverine e tij? Mos ndoshta Rama nuk duron dot qe vartesit e tij te shikohen me me shume simpati nga nderkombetaret, pikerisht per idete ndryshe, idete inovative, te pa instruktuara e indoktrrinuara nga megalomani Rama? Mos ndoshta Bushati po shkelqente ne dy aspekte; intelekti dhe pastertia e figures, gjera te cilat Rama nuk honeps dot ta mundin? Ah… Dhe sa e lehte po behej per Bushatin ta mundte!
Rama u nxitua te mbyllte ceshtjen Bushati, sepse ka nxjerre mesim nga gabimet qe beri Nano me ate vete, gabim qe me siguri ai e ka konsideruar te “pafalshem” dhe nuk mund ta lejonte ti ndodhte.
MJAFTON QE ESHTE SHKODRIAN DHE I KE THENE TE GJITHA
SHKODRAN DO TE THOTE–NJERI KOT…………..
Njeri i poshter, intrigrant dhe i pabese. Keshtu mund ta perkufizosh me pak fjale kete palo mendjemadh qe i sheh te tjeret si miza. Duhesh hequr me pare nga posti i ministrit, ose me mire nuk duhesh vene fare ne ate post qe per te ishte totalisht i pa merituar.
ky Bushati eshte vetem nje bythec qe nuk i hynte ne pune PS Le te shkoje ne mediat e familjes Berishes dhe te qaje se nuk i plas njeriu per te
Tani ca flasin mire per Ditziun e Berishes,ca flasin keq.Ne politike keshtu eshte.Sala mbas 6 muajsh e hoqi Ministrin e tij te jashtem,Shkrimtarn e madh?Mustafaraj dhe asnje nuk tha gje.Tani per Bushatin vazhdojne dhe thone kshu dhe ashtu.Bushati eshte djale i zgjuar por dhe shume Legen si njeri.Kur Edi vuri Kosovarin minister te jashtem,Bushati shkoi te nesermen dhe i Lepiu bythen armikut te tij Like Presidentit se nuk eshte e drejte te hiqej nga detyra,se ai ishte i duhuri per ate pune.Kjo eshte Shkerdhatlluk nga Bushati,shkoi tek Armiku kryesor i kesaj qeverie qe ai ta merrte ne mbrojtje.Pastaj ju te mesiperm qe e mbroni,munt te me thoni pse tani ky Ditziu i Berishes shkon ne studiot e te birit te Berishes per tu dukur si njeri i larte dhe i paster,por pse nuk sqaron ate qe i thonte Baba i Shkelzenit(Salka),qe Bushati ne Brazil ka qene ne Bordellot e Homoseksualve,qe eshte akoma me e rende,dhe Ditziu asnjehere nuk e kundershtonte.Ku e dini ju or te Zgjuar,se cfare Djallosi ky Ditziu me Ministrin e jashtem Grek,ne kurriz te Marreveshjeve per shqiptaret,qe Rama u detyrua ta heqe menjehere.Ku e dini ju or te Zgjuar,qe nje Agjenture e nje shteti tjeter,ka vene ne dijeni Ramen per Budallalleqet qe po futej Bushati.Si se kuptoni or te Zgjuar,qe direkt mbas heqjes se Bushatit,Fytyrat me te Korruptuara te ketij Vendi,Sala dhe Likja thane,qe Rama e hoqi Bushatin se ky nuk lejonte ndarjen e Kosoves.Or te Zgjuar,se ne Shqiperi ne te gjithe jemi te zgjuar,nuk e kuptoni lojen e Sales dhe Likes me Kosoven.Kosova po u nda nje dite ,do ndahet po i interesoi Amerikes,dhe cfare kujtoni ju or te Zgjuar se ka Bythe Hashimi,Vucic dhe Rama te ndajne nje shtet qe e krijoi Amerika ,dhe shyqyr Zotit qe ne Kosove ka nje Burre si Rramushi qe nuk e lejoi ndarjen.Mos na beni per te qeshur or te Zgjuar,Bushati eshte nje Karte e djegur si Armiku i tij ne PS Sajmir Tahiri,dhe te dy jane te djegur jo per fajin e Edit,se ai i besoi dhe i ngriti shume lart,por te dy gabuan ne momente te caktuara qe te gjithe e dine se ku gabuan,por ta leme me kaq se me duhet te shkruaj me ore tju sqaroj per Didzite e Shqiperise.
Bushati doli më i fortë e më me emër si diplomat politik se Edi Rama në raportin e negociatave me Greqinë.
Edi Rama i donte meritat vetëm, por kur Bushati si la rrugë të hapur për tia dhënë kreditin Edi Ramës, ky i fundit nuk ja harroji atë gjë dhe vendosi hakmarrjen për zhvendosjen e Bushati nga Minister i Jashtëm.
Edi Rama është me të vërtetë lapanjoz që vë interesat e tija përsonale përpara interesit Shtetërore.
Edi Ramës i ecën qerrja në urë të prishur për sa kohë që Berisha/Meta/Basha janë në opozitë.
Kush ka punuar nga vitet 70–85 ka lexuar te Zeri i Popullit perdite shkrime propagante , shpifes e denigrus , per politikane apo institucionare te pushtetit diktatorial tiranik ; per ate aradhe ministrash , zvendesministrash , drejtore drejtorie , –mbasi kishin dhenur maksimumin e djerses se tyre ne detyrat qe ishin ngarkuar , anatemoheshin dhe damkoseshin si tradhetare e agjent te perendimit apo lindjes , dhe arrestoheshin ne emer te popullit ne mes te nates , kur populli flinte , e s’kishte mundesi te mirrej me paudhesite e Hoxhes . Ky marifet , vazhdon ende sot , pa ndryshuar presje nga partia komuniste e reformuar dhe liderit te saj te pa reformuar , Hoxhist . Per popullin , partiaket me te pregatitur , Majtas , ne qender apo djathtas , si dhe qeveritaret me ne ze , qe i kane dhene shtytje perpara institucjonit te tyre ; jane vlera dhe asete te popullit , prandaj lojerat e lidereve te partive te mos shkaterrojne — vlerat –, ne emer te popullit . Ne periudhen e qenies se Bushatit minister apo ne detyra te tjera partiake , ; per liderin komunistoanarshist , ishte njeshi , i pa tjetersuar , kur Bushati krijoi nje bindje dhe mendim tjeter per politikat e ndjekur nga Kryeqeveritari , kryestsht ne politikat e jashtme , por edhe ndershqipetare , u cilesua si qenje qe gabimisht Rama e paskish ktapultuar ne krye te politikes se jashteme , dhe mbasi e verifikoi veprimtarine e politikanit minister si “medioker ” dhe ” tradhetar” e flaku nga partia , duke ja hedhur barbarise gazetareske si ushqim per ta shqyer . Mirpo , dote thosha me keqardhje , per te gjitha rastet e tilla , Majtas , ne Qender dhe Djathtas ; Mir tju behet , ku e keni personalitetin , dinjitetin , forcen e arsyes dhe te gjykimit , , te kundershtoni dhe te mos lejoni , — dinaket politik — te dalin ne krye te institucjonit , me voten tuaj , me deshiren tuaj , me naivitetin tuaj ; dhe sot , kur eshte teper von , beni qaramanin , se ju ka prere ne bese i pa besi . Mblidhni mendjen , dhe me forsat tuaj , Majtas dhe Djathtas , ose pastroni partite aktuale , ose formoni parti te reja , te denja per anetaret e saj , por edhe per popullin .. Njeriu eshte i denj , kur eshte ne veprim , jashte veprimit , vjen erresira , kjo ku ndodhesh ti zoteri Bushati dhe plot te tjere si ti Majtas dhe Djathtas .
Liria , nuk dhurohet , por fitohet .
Bushatllinjt fis servilash
Bushati është duke ndjekur rrugën e Kaç Islamiit. Sala i quante Kaçi i zi njërin dhe Ditzi tjetrin. E kishte kuptuar që njësoj janë.
Ditmiri eshte njeri i keq.E kam votuar ne Tirane e me vone as nuk na pa ne sy.Erdhi si deputet pa asnje kontribut ne PS.Cunat e lagjes e quanin cuni Mamit duke aluduar se ajo i kish hapur rrugen te fillonte pune ne Ministrine e Integrimit.Ai flet per deputetet e Shkodres ku ne vite hoqen socialistet.Sa cudi! Po keshtu ndodhi kur erdhi Ditmiri ne Tirane ne 2009 .Pse nuk permend se deputetet me emer senatoret e PS u degdisen ne Tepelene e Mallakadter per te lancuar Ditmirin e ditmiret qe ne 2021 Rama i perzuri pasi i pa qe nuk vlenin sic beri edhe me Hysin,Gjermenin,Kodhelin,Gjebrean etj qe ishin preferencat e Rames jo te PS..Si perfundim ky eshte film i pare.Sic ja futen socialisteve te vertete ja u futen e ketyre ardhacekeve qe nuk njiheshin kur nuk qene deputete..Skuthat si Ditmiri mendojne vetem bythen e tyre.Ai e sh te tjere nuk jane asnjehere propozuar nga strukturat e PS por Rama.Tani flet si kokoshi maje plehut Ditmiri.
Ahaha. Kush nuk eshte pjese e krimit tuaj shpallet armik. Keni bllokuar te gjitha mediat dhe fajesoni Bushatin pse dolibte Syri. Po ku te dali? I keni bllokuar te gjitha.
Ditmiri u hoq nga detyra e ministrit te jashtem pasi nuk ishte dakort me minishengenin ballkanik, pa perfunduar me pare ate shqiptar, pra me Kosoven, ku kishte plotesisht te drejte.
Minishengeni ballkanik nuk mund te behet pa Shqiperine per vete poziten e saj strategjike me dalje ne det.
Pra nese veprohet sipas Bushatit i behet presion Serbise, e cila eshte e interesuar per minishengenin ballkanik.
Rama me sa duket po luan lojen e Serbise, prandaj nuk shkon edhe me Kurtin.